Mos i permendni emrat e tyre.

by


Jeni ne fushate, e di. Edhe une i lexoj gazetat e i shikoj keto spikerat me breke qe flasin se filani a fisteku inaugurai filan gje e tjetri tha qe ajo filan gje ishte kot e s’na duhej per te hyre ne Evrope.

Por mos i permendni emrat e tyre. Mos abuzoni me varret e deshmoreve. Nuk keni te drejte. Keni keta Obamat tuaj, keni Metat, keni Berisha e Rama, keni nje tufe ambasadoresh e keni nje mori femijesh qe ju vijne mbrapa. Flisni me ta, flisni per ta. Lerini te vdekurit te prehen, te njejtet te vdekur qe ju kane dhene mundesine te sot te flisni gjepura lart e poshte. Lerini te prehen ne paqe aty ku lane, kur i permendni mua me dridhet mishi e kerkoj nje vend per te vjelle. Drejtoheni helmin tuaj e levdatat tuaja ne vend tjeter. Harrojini “varrezat e deshmoreve”, harrojini “ viktimat e 1991”. S’duhet te egzistojne per ju.

Mos i permendni emrat e tyre. Mos i pergojoni idealet e tyre. Vrimat e plumbave jane akoma aty ku i kapen, ne malet me bore a ne detin e ngrohte, ne kufirin jugosllav a ne qendren e Tiranes, ne beteje me komunister a ne beteje kunder komunisteve. Aty ku rane a aty ku u ngriten te tjere.

Ju i ngritet ne male, ju u dhate pushke e ata ju ndoqen. As per draperin e as per çekanin, ju ndoqen per liri. Ju i vrate ne male, armiku i vrau ne balle e ju me vone i vrate mbrapa shpine. E i varroset, e i qate, e i bete shkolla e rruga, e i nxorret heronj e tradhetare, e u bete statuja e pastaj i hoqet zvarre vetem pak muaj me pare. Por s’keni asgje te perbashket me ta. Sepse edhe partizani me i keq e mi inatçi luftonte per te prure lirine e  atdheut. Edhe nazisti me i mire, me i bukuri  e me trimi luftonte per te prure shoah, per te vrare e per te djegur. Ky eshte ndryshimi. Edhe me i miri per ju tani lufton per nje vend ne parlament, per te bere alleshverishe te erreta, per te komanduar pertej kushtetutes e pertej votave reale. Edhe me i miri prej jush qendron ne nje parti qe mbron kete apo ate biznesmen qe financon, qe ben ndere e pret ndere.

Mos i kujtoni sot se sot ju duhen,  mos abuzoni me gjakun. Gjeni nje hero tjeter, gjeni emra te tjere. S’duhet te egzistojne per ju, jo gjate fushates tuaj.

Mos i permendni emrat e tyre.

__________________________________________________

Tirana Calling o ne Fejsbuk. Nese artikujt ju pelqejne ju ftojme te na shtoni si miq, te na sugjeroni, te komentoni etj etj.

Tags: , , ,

3 Responses to “Mos i permendni emrat e tyre.”

  1. milial Says:

    Alo, Aloooooooo – yllo, dgjo if vendos te votosh sivjet (sepse te gjithe e dine qe une kam nja ca kohe qe i kam bojkotuar zgjedhjet) , e di ti se kush do ishte mire per mua , he zemer , ma bej si nder .Puç , puç.

    Ne te njejten dite, sikur e kane bere me llaf , me vjen nje email nga “idhtar” te pales tjeter , me tekstin: “Voto per…. voto per mua , se po fituan ata me moren ne qafë. Hajde kalo mire dhe ma puth te voglen” (e ka fjalen per time bije)

    Pastaj i vjen rradhe telefonit te shptepise ( nje zot e di se si i marrin numrat) dhe te preokupuar administrata e filan partie, interesohet se pse zonja X nuk ka bere karten e identitetit akoma , dhe mbi te gjitha, s’ka as pashaporte …!!!

    Por , s’mbaron me kaq , tashme ne fejsbuk me eshte bere nje liste e gjate me kerkesa per tu bere pjese e grupeve te ndryshme partiake, nje mori kerkesash per tu bere “fan” i ketij apo atij kryetari .

    Eh, i dashur TC , mire ja bejne qe abuzojne me te vdekurit , sepse ata nuk kane goje te flasin, po ne te gjallet pse bejme si te vdekur !!!

  2. donika memaj Says:

    Te falenderoj me gjithe zemer per kete qe ke shkruar
    – Mos i pergojoni idealet e tyre-
    Edhe kaq do te me mjaftonte Nuk e di pse mendoja se ishim perbaltur te gjithe ne te gjallet , nga ato qe zhgarravisin te gjithe dhe per gjithcka ,pa ditur asgje
    Te uroj gjithe te mirat

  3. Kolektivi Says:

    Shkrim i mire por duhet bertitur me fort.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: