Qershori ne Tirana Calling

by

Vitet kalojne shpejt, po ça tu besh ca mbasditeve qe nuk shtyhen fare.

Qershor, data 1. Po, ka kaluar ca kohe dhe, siç thone neper librat e shkruar keq ” Vera po troket ne dere…”

Vere jo Vere asgje nuk ndalet. As makina e kinemase, as kafenete e as politika. Zgjedhje, rruge, shpejtesi per te jetuar. Ka te drejte kush ka thene shprehjen mbi ato mbasditet teper te ngadalta e teper te gjata.

Duke u hedhur nje sy artikujve te vene per botim shikoj qe kete muaj flasim per Dali, nese Andi do e mbaroje, nje tregim horror/thriller, Taxi 5 qe – shpresoj – mbush sadopak mungesen e kesaj lloje letersie ne vendin tone, ashtu si tregimi ” Ty” i dale para pak ditesh. Top 5 mbi kenget e rimarra ( cover ). Me mire nje fjale shqip pak e pasakte sesa nje e huaj, keshtu qe e rimarre me pelqen.

Kenge popullore, kete muaj perqendruar ne vitin famekeq 1-9-9-7.

Kenget per shkarkim s’mungojne, ne datat e zakonshme. Flasim per ate spektakel te pameshirshem qe eshte Pornokallia, vjellim helm si njehere e njekohe. E per nje nga filmat me te bukur te ketij viti, Defiance, nje histori e jashtezakonshme e realizuar ne menyre te shkelqyer. Libra : Shko e mos u kthe, nga Ron Kubati, disqe si Epos, kthim i mirepritur i grupi “Djemte e detit.”, kinema me nje problem shqetesues qe veme re kohet e fundit, fakti qe gjithmone e me shume te keqinjte neper filmat amerikane jane bashkekombetaret tane, shqiptare. Che – Guerrilja, natyrisht.

__________________________________________________

Tirana Calling o ne Fejsbuk. Nese artikujt ju pelqejne ju ftojme te na shtoni si miq, te na sugjeroni, te komentoni etj etj.

Advertisements

Tags: , , , , , , ,

2 Responses to “Qershori ne Tirana Calling”

  1. ujku i humbur Says:

    Per Dali-ne mezi po pres (do te flitet per te si piktor e skulptor, apo per filmin e ri qe trajton jeten e tij?)

  2. andinh Says:

    per dali surrealistin, filmin e kam pak me hezitim. per dali do flitet kalimthi sa per te kujtuar ikonen, vepren dhe per ti bere kurioze ata qe s’e njohin.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: