Ide serioze qe ndryshojne atdheun

by
Noam Chomsky

Noam Chomsky

I nxitur nga rinia qe shikoj rruges, dhe i neveritur nga Big Brother – jo nga ata qe jane brenda, qe deri diku mund ti percaktojme “intelektualet e kombit” –  po  nga ata qe jane jashte e qe nuk i shohim, edhe Tirana Calling propozon idete e saj per te permiresuar rinine shqiptare. Mos me shikoni keq. Fevziu po shkruan faqe televizive te turpshme me kete argoment. Pse Fevziu po e ne jo?


Jo aq shume me qellime serioze sepse, ne fund te fundit, sa me trapa te jene ata qe me te zgjuar dukemi ne ( flm Einstein ).
G99 e Princ Leka qe kaq ta beje gjuhen, s’kam per ta be shok ne Facebook, mund ta kopjojne kete plan te thjeshte e ta fusin ne programin e tyre qe do na fusi ne Evrope e, pse jo, edhe ne Sh.B.A.

Fillojme

1)Bibloteka kombetare ne Tirane e ne pergjithsi ato neper rrethe jane te trishtueshem. Sa here duhet te marr ndonje liber bje ne depresion. E si mund te shkoje rinia te marri kulture aty, kulture qe s’eshte Sport Ekspres e kam fjalen. Me se e nevojshme pra, prania e disa kubisteve qe do rrine ne maje te rafteve dhe per çdo liber qe merr do heqin ndonje rrobe. Gjimnazistet do u fusin neper breke e sytjena kuponin qe verteton kthimin e librit.
2)Lufte e paqe, e dime, eshte i gjate, eshte i merzitshem, nuk ka aksion e emrat e personazheve ngaterrohen me njeri tjetrin. Ideja eshte kjo : fillojme e shtypim neper prezervative qe shperndahen falas neper shkolla. Kledi Kadiu, Alban Skenderaj apo intelektual te tjere te shquar do bejne nje demostrim praktik neper shkolla duke treguar se si perdoret dhe si lexohet para perdorimit. Eshte romantike te lexosh se si Nikolai niset per lufte ndersa mundohesh ta grisesh para se ajo te nderroje mendje. Natyrisht qe romani nuk eshte i shkurter, po edhe klasat shyqyr Z-tit jane me 40-50 veta. Mundesite e çiftezimit pra jane te pafund.
3)ShBLSH, kjo eshte per ty. Te shtypen urgjentisht libra te cilet te kene ne kopertine James Morrison apo Sinan Hoxhen, me brenda libra tip Gjenerali i ushtrise se vdekur apo Lahuta e Malcis. Kur ta kuptojne qe Lizzard King nuk fliste gegerisht do jete teper vone dhe do kene kuptuar ndonje gje.
4)Filmat, filmat dreqi ta haje. Filmat shqiptar jane bardhe e zi e partizanet jane bardhe e zi, gjermanet jane vetem zi e humbasin. Normal qe nuk i shikojne me, ( flm Top Porn ). Duhet rixhiruar. Kapim bje fjala, perseri, bje fjala, Gjeneralin e Kadarese.  Pse ky gjenerali te mos interpretohet nga Brad Pitt e prifti nga Vin Diesel? Gabimi i filmit te fundit eshte qe nuk ka seks. Per nene Nicen p.sh duket perfekte Angelina Jolie. Prifti bje ne dashuri me nje vajze ne fshat e cila eshte Inis Gjoni a ndonje nga keto Ciljeta Stefa Eni ça jane keto, e bejne seks pastaj vjen edhe gjenerali e keshtu me radhe…
5)Skedat e telefonit, Amc Vodafone Eagle. S’mund ti shisni skedat pa bere nje test. Pyetjet mund te jene te tipi Do skede ti ee, po po ka ca pyetje njehere. “ Kur ka vdekur M.Gjinishti dhe kush e vrau?”, “ Cili eshte mesazhi i Eco te Lavjerresa e Fukose?”, apo “ Me shpjego per ca flet Ceta e profeteve nga Bogdani me gjithe gabime… jo te futbollistit mer dreq?”
Karta do shitet, natyrisht, mbas pergjigjes se sakte.

Do e shikoni ju pastaj, se di do nisen ne Bluetooth videot e konferencave te Naom Chomsky, ne bllok do diskutohen idete e Lenin praktikuar nga Micheal Moore dhe do plasi sherri midis fansave te Cassavetes e fansave te Fellinit. Keto jane idete e reja, kjo eshte politika e re.

Tags: , , ,

One Response to “Ide serioze qe ndryshojne atdheun”

  1. Alket Bushi Says:

    S’kam c’te them pervecse satire e mrekullueshme. Eh, sikur te mund te realizohej!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: