The Horsemen

by


Mund te matet deshtimi i projekti? Nese po, le te themi ne nje shkalle ku 1 eshte maksimumi e suksesit dhe 10 eshte minimumi, atehere Horseman eshte natyrisht te nente e gjysem apo aty te dhjeta.

Dhe eshte pak per te ardhur keq sepse filmi i kishte te gjithe elementet per te qene nje sukses : nje histori nga ato qe funksionojne, frymezuar nga Bibla, e nje Dennis Quaid ( Agimi i dites tjeter, Frequency ) qe eshte nota e vetme pozitive ne film, nje  vajze japoneze qe tashme nuk mund te mungoje ne filma te tillet thriller-soft horror per arsyen e thjeshte qe te frikeson shume, siç e kane kuptuar te gjithe ne Hollywood.

Horseman, fjale qe me sa duket vjen nga anglishtja arkaike ne te cilen eshte shkruar Bibla, jane 4 kaloresit e Apokalipsit, shenjat qe shpallin fundin e botes. Kater veta vendosin qe ti imitojne ne nje loje vrasese me policine e me qytetin, mbjellin viktima lart e poshte e lene edhe gjurme, deshirojne qe te kapin. Jo, ska te beje fare me kryevepra si 7even, Horseman ka me 7even te njejtin raport qe Partizani iTiranes ka me Realin e Madridit.

Dhe nuk mjafton nje Dennis Quaid ne forme te shkelqyer per te shpetuar filmin. Roli i tij eshte personazhi kryesor, hetuesi i policise te cilit i japin rastin. E gjithe historia leviz me te qe ne sfond mundohet te pajtoje punen me familjen ndersa mundohet te (mos) rrije afer dy femijeve te sapo lene jetim nga nena. Trupa ama, hiq Quaid eshte me se mediokre, ashtu si edhe rregjizori. Nis si nje film policesk, pastaj ndryshon ne thriller dhe kur tashme s’ka me shpetim mundohet te behet nje film me nje fare mesazhi e morali familiar, duke deshtuar ne te tre rastet. Duke hequr ndonje skene te denje e ndonje dialog sa te bukur aq edhe te rralle, Horseman eshte nje nga ata filma ku spektatori e kupton te pakten nje ore para hetuesit se kush eshte vrasesi i vertete. Nje nga ata filmat e sforcuar ne te cilin edhe pse personazhi eshte i rrethuar gjithmone nga kolege, kur duhet te shkoje ne nje vend te rrezikshem shkon vetem.

Nese ju del perballe pra, ne kinema a ne kompjuter, ndryshoni rruge. Edhe pse 2009 ka akoma shume muaj ky film kandidohet per te qene deshtimi me i arritur i vitit.

__________________________________________________

Tirana Calling o ne Fejsbuk. Nese artikujt ju pelqejne ju ftojme te na shtoni si miq, te na sugjeroni, te komentoni etj etj.

Tags: , , , ,

2 Responses to “The Horsemen”

  1. Enkelejd Lamaj Says:

    THNX TC !

    Me eshte bere zakon tashme qe kur shikoj nje film, mes te tjerave, i kushtoj nje vemendje te vecante edhe asaj pjeses kur titrat thone ‘Written by…’ ose ‘Based on the book…’. Nje kerkim te vogel per Horsemen dhe c’te shof? Written by Dave Callaham. Nuk eshte se kam mbushur biblioteken me emrin e tij qe mbaj mend, por, gjithmone me pak kerkim, munda te zbuloj se kam nje precedent me kete tip. Filmi titullohet ‘Doom’ dhe eshte i vitit 2005. Edhe ky, me perjashtim te ‘The Rock’ (The Scorpion King (2002) eshte cope-cope. Dhe me kujtohet si tani nje kritike ne CHICAGO SUN-TIMES qe thoshte se” Watching Doom is like visiting Las Vegas and never leaving your hotel room.” Imagjinoj qe te shikosh ‘Horsemen’ duhet te jete si te shkosh ne nje shtepi publike e te merresh me veten tende. NO THANKS!

  2. desaparacidos Says:

    Edhe Sc.King Enkelejd, s’eshte se eshte noj gje e madhe po hajde me, te pakten e ka nje fare logjike.
    🙂

    Tamam. Si te shkosh ne Amsterdam e te ulesh te studiosh. No Thanks. Not In My Name.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: