Pse ëngjëjt nuk e kanë zakon të mërziten në kohë reale? Në ëngjëll-land (apo ëngjëll-stan) me siguri lajmet shkojnë me vonesë. Gjithmonë ka një interval kohe mes ngjarjes dhe efektit të saj tek ata. Po prapë së prapë ne insistojmë që janë mes nesh.
Sa keq do të ishte po të ishim të bindur për të kundërtën? Cdo njeri, me bar-kodin e vet. Vija vertikale bardh-e-zi që tregojnë përbërjen qelizore të secilit prej nesh. Kjo do ishte katastrofike për faktin e thjeshtë dhe të pastër që ne, njerëzit, kemi nevojë të adhurojmë dikë, qoftë dhe për arsyet e gabuara. Kur jemi të vegjël e të njomë adhurojmë më të mëdhenjtë sepse kanë pushtet. Kur jemi adoleshentë adhurojmë herët e para sepse jane herët e para. Kur jemi studentë adhurojmë…ëngjëjt. Janë ata që dalin nga hiçi i madh që ishte jeta jonë përpara se të na shfaqeshin. Pa krahë, me cigare në dorë, duke dalë nga shtëpia, klasa, metroja, makina, avioni. Mes nesh, kanë qënë aty përpara, po nuk kanë qënë ëngjëj. Pra ëngjëll, mund të bëhesh!
Absurdi qëndron edhe në faktin se kur shfaqen ëngjëjt na ç’orientohen shqisat. Kemi probleme shikimi, hiperndjesi në prekje, së fundmi dëgjojmë dhe shkrepëtima delikate. Më i çudiçëm ende është fakti i pamohueshem dhe mbresëlënës që gjatë gjithë këtij proçesi, ëngjëlli nuk ndryshon. Po po, rri konstant, funksion drejtëvizor i njëtrajtshëm. Atëherë, nëse kemi pak kohë të shikojmë ngjarjet nga larg dhe të frymëmarrim, kuptojmë se ëngjëjt nuk kanë kokë, sepse edhe pa kokë mund të mos ndryshosh!
25/05/2009 at 11:52
delire me koken e munguar e fitores?
te pahumbura
ishsekrete
ri-ciklike
nuk ka ci duhet me mire
25/05/2009 at 12:24
a.
se harrova…
25/05/2009 at 16:22
(plegjiature!)
spy-rituel
aAAAaa(rghhh)
25/05/2009 at 19:56
s’do ndalojë kurrë, c ca?