Mendime te lira

by

Foto nga Ana Bicolli

nga Alket Bushi
1.Arsye e mevonshme. – Te gjitha gjerat qe jetojne gjate, pak nga pak ngopen aq shume me arsye, saqe origjina e tyre e paarsyeshme duket tani e pamundur. A nuk beson ndjenja se behet fjale per nje paradoks dhe blasfemi sa here qe asaj i tregojne historine e sakte te origjines se dickaje? Po nje historian i mire, a nuk eshte ne thelb gjithnje ne kontradikte me mjedisin e tij?

2. Humbje. – Disa humbje i komunikojne shpirtit nje lartesim qe e ben te heqe dore nga cdo ankese dhe te ece ne heshtje, si qiparisat e larte te zinj.

3. Farmacia ushtarake e shpirtit. – Cili eshte ilaci me efikas? Fitorja.

4. Jeta duhet te na qetesoje. – Nese, ashtu si mendimtari, jeton zakonisht ne rrjedhen e madhe te ideve dhe ndjenjave dhe kur, edhe endrrat tona te nates, e ndjekin kete rrjedhe, atehere i kerkon jetes qetesine dhe heshtjen – nderkohe qe te tjeret duan pikerisht te pushojne mbi jeten, kur braktisen pas mendimit.

5. Te nderrosh lekure. – Gjarperi vdes kur nuk mund ta nderroje lekuren. Njesoj, shpirterat te cilet i pengojne qe te ndryshojne opinionet e tyre, pushojne se qeni shpirtra.

6. Mos harro! – Sa me shume qe ngrihemi, aq me shume te vegjel dukemi ne veshtrimet e atyre qe nuk dine te fluturojne.

7. Ne aeronautet e tjere te shpirtit. – Per te gjithe keta zogj guximtare qe fluturojne drejt hapesirave te largeta, gjithnje e me te largeta, me siguri qe do te vije nje cast ku ata nuk do te mund te shkojne me larg, ku do te qendrojne mbi nje direk, apo mbi ndonje gume te shkrete, shume te lumtur qe gjeten kete vend prehjeje te mjere! Por, kush do te kishte te drejte te nxirrte perfundimin se perpara tyre nuk ka me rruge te lire dhe pa fund dhe se ata fluturuan aq larg sa mund te fluturohej? Megjithate, te gjithe nismetaret tane te medhenj dhe te gjithe pararendesit tane jane ndalur, dhe kur te ndal lodhja, nuk i merr me qendrimet me fisnike dhe me te hirshme: keshtu do te jete edhe per ty dhe per mua! Po c’rendesi kemi ti dhe une! Zogj te tjere do te fluturojne me larg! Ky mendim, ky besim qe na jep jete, nis fluturimin e tij, ai konkuron me ata, ai fluturon gjithnje e me larg, me lart, leshohet drejt ne ajer, permbi koken tone dhe pafuqine e kokes sone dhe, nga aty lart, ne qiell, veshtron ne largesite e hapesires, ai shikon grupe zogjsh shume me te fuqishem se ne qe do te leshohen ne drejtimin ku leshoheshim ne, ku gjithcka nuk eshte ende vecse det, det dhe perseri det! Po ku duam te shkojme valle? Duam te kapercejme detin? Ku na terheq ky pasion i fuqishem, qe per ne del ne pah mbi cdo pasion tjeter? Perse ky fluturim i zjarrte ne kete drejtim, drejt pikes ku deri tani te gjithe diejt binin dhe shuheshin? Ndoshta per ne do te thone nje dite qe, te drejtuar gjithnje drejt perendimit, shpresojme te arrijme nje Indi te panjohur, por qe ishte fati yne te deshtonim para pafundesise? Apo, o vellezerit e mi, apo…?

Tags:

4 Responses to “Mendime te lira”

  1. Alket Bushi Says:

    Per te sqaruar cdo keqkuptim, keto fraza jane marre nga libri “Agu i mengjesit” te Friedrich Nietzche-s. Une thjesht i kam perzgjedhur. Pika 7 eshte padyshim shkrimi me frymezues per mendimtaret qe kam lexuar ndonjehere! Do me frymozoje gjithmone, deri ne varr!

  2. Uncle Walt Says:

    Who cares!!!U made my day!!!!
    Pervec pikes 7,do vecoja dhe nje te vertete tjeter,piken 6.

    Shnetje….

  3. Un Immigrato Says:

    bukur, komplimente.

  4. alfred.b Says:

    Me paska shpetu ky postimi i T.C.

    Eshte e dhimbshme ti quash pika nderkohe qe kane perkufizimin e tyre kaq domethenes sic eshte fjala Aforizem.

    Per t-iu kthyer aforizmava qe ka sjell Alket Bushi duhet thene se i gjejme gati ne te gjitha veprat e tij.
    Agu i mengjesit mendoj se eshte len menjeane paksa, gjithsesi mendoj se madheshtia e Nices eshte ne 2 / 3 vepra e ne te tjerat ka riperserit veten, kuptohet ne menyre te perkryer dhe te vecante.
    Kalofshi mire.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: