In Bruges

by


Nuk e di pse e shoh kete film vetem dy vite mbasi ka dale.

Ka filmi te cilat i gjen ti, e ka filma qe te gjejne ty. In Bruges futet te kategoria e dyte, me gjeti nje darke teper te merzitshme e teper te ngadalte dhe, ate nate me shjegoi ca gjera e me tregoi nje histori.

Dy vrases britanuk qe me urdher nga shefi shkojne ne Bruges mbas nje egzekutimi qe ka shkuar keq. Dy personalitete te ndryshme, Ken  ( Brendan Gleeson ) qe joshet nga qyteti dhe nje Ray ( Colin Farrel ) qe ka nje peshe te madhe ne  egzekutimin e mesiperm, nje peshe qe e terheq drejt ferrit dhe e mbyll ne hotel. Ky duhet te jete purgatori, thote CF per Bruges, ndoshta ky eshte denimi jone. Nuk eshte as ferri as parajsa, eshte nje qytet i trishte.

Pulp pushton Belgjiken, me humorin e zi qe eshte padron i filmit pa e renduar kurre dhe me te kaluaren me te cilen arrijne ti lajne hesapet vetem ne minutat e fundit. Dy vrases dhe nje sheh njerezor edhe ne mizoritetin e tyre, nje histori e nderthurur mbi miqesine, seksin, fene dhe purgatorin e quajtur Bruges?sa here mund te rilindi njeriu, sa here mund te  rilindi nga zeroja?

Nje film qe e keshillojme patjeter, nje veshtrim mbi njerez jonormale qe mundohen te kene nje jete normale, dhe jo gjithmone ja dalin. In Bruges ka nje merite te padiskutueshme : fillon te tregoje nje histori dhe e tregon deri ne fund, ne menyren me te ndershme qe mundet, pa tepruar dhe pa hequr asgje. Nuk eshte pak.

Advertisements

Tags: , ,

7 Responses to “In Bruges”

  1. Montoja7 Says:

    Une do thoja qe e ka tepruar pak me ndershmerin e menyres se treguarit te ngjarjes. Gjithsesi eshte nga filmat me interesant dhe shume ndryshe nga te tjeret.do keshilloja qe kush niset per ta pare mos ti duket i ngadalte dhe i merzitshem fillimi, nuk eshte aspak keshtu….

  2. Deni Says:

    Kete film e kam pare qe ne periudhen qe doli, ma keshilloi nje mik, me pelqeu, sidomos Bruges me ate ambientin gothic…. asgje e ekzagjeruar te filmi per mendimin tim 🙂

  3. toni Says:

    ka nje pasaktesi t vogel kur i referohesh si dy vrases britanik. Behet fjale per dy vrases irlandez dhe vete filmi eshte prodhim irlandez, nje nder me te suksesshmit e ketyre viteve te fundit. Dhe tu thuash irlandezve Britanik do te thote te hapesh debat te madh

  4. milial Says:

    E kam pare para nja dy – tre muajsh , dhe me te vertete fillimi i filmit me preu ne mes euforine qe kisha meqe luante Colin Farrel , por pastaj behet me te vertete interesant, per mendimin tim ndoshta nga gjysma e filmit merret vesh dhe fundi. Nejse, nice movie dhe qe ja vlen ta shofesh

  5. hajdarmozi Says:

    filmi nuk eshte e rendesishm te kete nje kuptim, po te te fusi ne nje bote tjeter ose te te beje te medosh per gjera qe me pare ose nuk i kishe menduar ose u kishe kaluar anash pa i vene re.
    Ka filma qe nuk thone asgje po qe ngelen ne mendje per nje kohe te gjate psh ‘Take Care Of Your Scarf, Tatyana’ qe edhe vete autori Kaurismaki thote qe e ka xhiruar pa asnje qellim e megjithate eshte nje film qe ja vlen ta shikosh.
    Ose psh Persona i Ingmar Bergman nje kryeveper pa zgjidhje.

  6. Gmal Says:

    Per mendimin time meriton me shume se se tre yje…

  7. STALKER Says:

    komenti im (kur kam pare filmin) : http://filmjournal.net/autori/2009/03/16/in-bruges-film-anglez-nga-martin-mcdonagh/

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: