Duel i heshtur

by

Me buzëqeshjen që karakterizon fytyrën e saj , ajo i do te gjithe,nuk thotë kurrë jo , nuk ja prish njeriu terezinë dhe ështe gjithmonë e gëzuar . Kjo është ajo cfarë na jep fytyra e saj gjithmonë, në çdo moment te dites…
….. pastaj bie mbrëmja , ah mbrëmja ajo që i nxjerr sekretet e asaj fytyre te qeshur..
E shtrirë aty në divan, ka kohë qe tashmë nuk fle në dhomë ; por shtrihet aty e vetme nën shoqërine e hijeve të televizorit dhe fytyra fillon të marre formën e saj normale, duke u ngurtësuar dhe duke e zhdukur buzëqeshjen , duke e zhdukur për fare deri në mëngjes . Eshtë ky momenti, ku shpirti që është i lidhur me atë fytyrë ka mundësinë e shfryrjes së dhimbjes dhe truri pa pranuar kundërshtime urdhëron lotët , të cilët bien me nje vrull breshëri ne fytyrën që deri në perëndimin e diellit ishte pre e buzeqeshjes .
Dhe ashtu e heshtur, nën zhurmën pa lidhje të natës , shpirti fillon dialogun e heshtur me trurin deri sa rrezet e para të diellit fillojnë te ngrihën mbi tokë.
Truri i gatshëm për të përballuar ditën e re , urdhëron fytyrën që të rimarri pozicionin ditor …..
wpeC5

Tags: , ,

6 Responses to “Duel i heshtur”

  1. Uncle Walt Says:

    E shkurter dhe shume prekese!!!!

  2. yummania Says:

    teresisht prekese

  3. edrus Says:

    Dite e re nafak e re…

  4. apollonnow Says:

    Duel I heshtur ,
    qe flet me gjuhen e loteve tek rrokullisen ngadale, duke lene gjurme te kripura….
    Ne ato momente ndihet kaq e lehte , ne ate monolog te sinqerte ku shpirti dhe truri trazojne qetesine e nates ajo eshte aty e zhveshur dhe e brishte…ajo e adhuron naten…

  5. lejda Says:

    shum prekse

  6. Zherzhi LSN Says:

    nota te trishtuara

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: