Gotan Project, hakmarrja e tangos.

by

Mirdita jam tangoja, jam tangoja që kthehem! Ku linda? Nuk e mbaj mend. Hëna e kuqe dhe një fizarmonike janë dëshmimtarë.


Është mënyrë jetese, është arsye jete, është trashigimia reale e një kontinenti me ndjenja të nxehta. Është tangoja, ajo e Gardelit dhe e Piazzollës. Ajo e dhomave me perde të mbyllura, e duarve që enden nëpër ije si pika uji mbi qelq dhe shtrëngojnë çarçafët me djersë. Po kjo është një histori tjetër (apo jo?).

Në fundin e viteve ’90 kur stafeta e muzikës spanjolle vinte vërdallë nëpër duar të padenja një grup i vogël franko gjerman përgatiste kthimin e muzikës. Ata me siguri duhet të kenë arsyetuar çudiçëm kur kane menduar të krijojnë këtë amalgam electro-tango-jazz.

-Sepse sot ç’nuk na shohin sytë, kanë thënë.

E kështu lindi Projekti Gotan, që nuk është gjë tjetër veçse Tango me rrokjet së prapthi! Kështu albumi i tyre i parë “La revancha del tango“. Hakmarrja mbi klishete ndaj muzikës fisnike latine dhe deformimeve të bëra nga stafetëmbajtësit e padenjë. Ata treguan ekstremet e bashkuara të tre lloj muzikave që pak veta do kishin pasur kurajon ta bënin. Influenca të qarta nga Yann Tiersen, fari i çmendurive incognito. Një këndim në rioplatense, shprehje e dëshirës për të treguar rrënjët e vërteta. Kështu ata vazhduan morrën frymë me “Inspiración Espiración” dhe me “Lunatico” kaluan cakun e vështirë të albumit të tretë.

Lereni veten nën vullnetin e tangos, kudo që të doni të shkoni ajo do iu çojë më larg!

Tags: , ,

4 Responses to “Gotan Project, hakmarrja e tangos.”

  1. lulian kodra Says:

    Magjike!

  2. ariana Says:

    Gotan Project? Cdo pjese eshte e mrekullueshme.

  3. 5 albume të çudiçme për çuna si puna jonë. | Tirana Calling Says:

    […] Project – La Revancha Del Tango Për këtë album kam llafosur njëherë këtu, asgjë nuk heq nga ç’kam thënë. Por mbas x vitesh dhe y albumesh të firmosura Gotan […]

  4. 5 albume të çuditshme për çuna si puna jonë. | Tirana Calling Says:

    […] Project – La Revancha Del Tango Për këtë album kam llafosur njëherë këtu, asgjë nuk heq nga ç’kam thënë. Por mbas x vitesh dhe y albumesh të firmosura Gotan […]

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: