Koha e Kometes

by

Koha e Kometës është realizimi më i ri shqiptar. Ngjarjet zhvillohen në vitin 1914, atëhere kur Princ Wilhelm Vid emërohet Mbret i shqiptarëve dhe në gjithë Ballkanin fryn një erë lufte. Personazhi kryesor i filmit quhet Shestan ( Blerim Destani ) një djalosh mysliman i cili sëbashku me katër shokët e tij nisen të luftojnë për vendin e tyre por edhe për të bërë synet Princ Vidin. Jo “nisin”, por “nisen”, as ata nuk e dinë mirë se ku. Në vend të armikut, Shestani takon Anjezën ( Masiela Lusha ) një vajzë katolike që i ati e ka dërguar kundër vullnetit të saj në një konvikt murgeshash. Dy të rinjtë dashurohen. Shestani dhe shokët e tij nuk arrijnë të gjejnë ku bëhet lufta, sepse kjo spostohet vazhdimisht, por Shestani ka gjetur dashurinë. Dhe, edhe pse nuk arrijnë me gjet luftën, gjejnë armikun.

Përshtypjet për filmin:

Siç jemi mësuar tashmë me filmat shqiptarë të pas viteve 90 edhe në këtë film mungojnë djalogjet ose jane tepër banale. Nuk dimë si ta cilësojmë këtë film, ndoshta tragjikomik duke parë temën që trajton, një djale që niset drejt një luftë imagjinare, një luftë që nga fillimi i filmit e deri në fund nuk zbulohet. Nota e vetme pozitive e filmit është skenografia. Përsa i përket efekteve, kostumet, fotografia, “Koha e Kometës” mund të cilësohet si një ndër filmat shqiptar më të realizuar. Për fat të keq kjo nuk është e mjaftueshme për të mbuluar mangësitë e shumta.

Titulli Origjinal: Koha e Kometës
Shteti: Shqipëri,Gjermani
Viti: 2008
Regjia: Fatmir Koçi
Skenografia: Fatmir Koçi, Jacques Dubuisson, Pierre Gautard
Aktore: Blerim Destani, Masiela Lusha, Çun Lajçi
Fotografia: Donal Gilligan
Montazhi: Charles Ladmiral, Steffen Wimmers
Kostumet: Zaklina Krstevska
Muzika: Nexhat Mujovi
Produktor: Blerim Destani, Alain Midzic
L.A.R.A. Enterprises

Shkarko Filmin

Shiko filmin online

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: