Morrison : nje histori jo vetem amerikane

by

nga Aris Mamo
Hera e pare qe njoha vdekjen?…Po ecnim permes shkretetires ne agim.Babai ngadaleson shpejtesine e makines.

Nje kamion i mbushur me Indian Navahos,ishte perplasur me nje makine apo dicka tjeter.Une nuk dola nga makina
por shikoja gjithcka nga dritarja e saj.Babai im doli me gjyshin per te pare c’kishte ndodhur….
Gjithcka qe pashe ishe nje boje me ngjyre te kuqe e hedhur mbi trupat e indianeve te shtrire pertoke,por kuptoja
se cpo ndodhte ne te vertete,sepse ndjeja shpirtrat e shqetesuar te personave qe ndodheshin aty.Ne ate moment
kuptova dicka akoma me te rendesishme dhe shume tragjike per ata persona te shtrire pertoke.Kuptova qe ata indiane nuk dinin me shume se mua se cfare po i ndodhte ne ato momente….dhe pata ndjesine qe shpirtrat e  vdekur te indianeve
po vertiteshin rreth meje,dhe ndjeja se depertonin ne shpirtin tim…dhe une isha si nje sfungjer,i gatshem per tu ulur aty e per ti thithur ato….

Kjo eshte pergjigjia e Jim Morrison kur e pyeten se kur e kishte njohur vdekjen per here te pare….Vdekja,kjo fjale e trishtueshme per ne te vdekshmit eshte dhe ka qene gjithmone teper e sjellshme me kengetare e poete,duke i cuar mendiet e tyre pertej realitetit tokesor.
Nje nga keto poete-kengetare ishte dhe Jim Morrison.I lindur ne Melbourne,Florida,i perkiste nje familjeje “shembullore” amerikane.
Ishte familja ajo qe do te ndikonte ne personalitetin “jo te qendrueshem” te Xhimit.Do ti kundervihej familjes qe ne moshe te vogel duke shprehur me veprimet e tij “urrejtjen” qe me vone do ta conte ne mohimin total te tyre.Sic shkruan dhe Ray Manzarek(tastieristi) ne librin e tij Light my fire (Jeta ime  me Xhim Morrison),pjesa me e madhe e mesueseve qe kishin patur rastin te kishin Xhimin si nxenes e kujtojne si nje femije  shume inteligjent dhe kundra sistemit amerikan.Dallohej ne lendet qe kishin te benin me artin duke shprehur superiorite ndaj nxenesve te tjere
edhe ne shume raste duke vene dhe vete profesoret ne pozicion te veshtire e shpesh here ne fund te fjalimit qe mbante per temat qe jepeshin ne klase,ta duartrokisnin dhe vete ata.

Dua te ndalem tek bota shpirterore e Jim Morrison,sepse ishte ajo bote qe e mori nga kjo reale.Ishte ajo bote qe e
udhehoqi ne shkretetire me gjarprin e qe i solli ne vizionet e tij”deren e perceptimit” te William Blake,qe per mendimin tim personal, ai arriti ta hapte e te hynte atje me mire se vete krijuesi. Jim Morrison per mua ishte nje vizionar i asaj bote qe cdokush nga ne e kerkon  duke qene i vetedijshem ose i pavetedijshem. Injorantet dhe dijetaret e botes reale,dmth ata qe urrejne dhe ata qe vuajne kete urrejtje,te pasurit,dhe te varfrit qe punojne per ato,…ne fund te gjithe vdesin,pa perjashtim.
Ishte ky fund qe do ishte fillimi i zhdukjes nga realiteti i Jim Morrison.Me sakte,ishte kurioziteti i tij per cfare ndodh me tej se kjo qe jemi, qe do ta conte drejte alkoolit dhe stimuluesit e trurit njerezor.Ndoshta i vetmi person qe kishte kurajon ti afrohej vdekjes e ti kendonte poezite  qe i lexonte  nga shkretetira e ndertuar me guret e realitetit ku jetonte e ku jetojme ne ditet e sotme,sepse,per medimint tim,asgje nuk ka ndryshuar ne rrugen qe njerezimi ndjek per te jetuar pranverat dhe dimrat qe na jane ofruar.
E kjo kurajo,qe e conte deri ne horizontin e vdekjese e shtyu drejt saj pa hezitim,dhe sic do te thonte vete ai  nqs do kishte mundesine te fliste nga ai vend ku ka vajtur,”u nisa pa me te voglin dyshim”….
Kritiket e muzikes e kane quajtur ate si nje muzikant qe vetem çirret e ulerin, ndersa kritiket e artit e quajne “poeti i mallkuar”,policia e shtetit kalifornian do ta quante “imoral dhe person destabilizues per sistemin”, por ai mbetet gjithmone “the lizard king”,i vdekshmi qe mundi te bente gjithcka ne kete bote. Arriti te conte vetveten drejt vdekjes pa keqardhjen me te vogel per cfare do linte mbrapa.
Dhe e beri.
Tani qe shkruaj keto rreshta per te,kuptoj akoma me shume sa e pafundme  ishte madhesia e botes qe ai gjeti pertej deres se tij  dhe sa e vogel,kafsherore e primitive eshte bota ku sot jetojme. Ajo qe ai na la ne nuk ishte Grupi muzikor THE DOORS por ishin vizionet e tij per cfare do te ndodhe ne bote  deri sa kjo e fundit te ndergjegjesohet e te kuptoje drejte c’fare fundi shkon.
Por gjithsesi The Doors ishte fillimi i fundit per Xhimin.
Po e le universin morrisonian sepse eshte shume i madh per tu pershkruar ne kaq pak vite jete. Ajo qe ne mund te bejme eshte te jetojme me ligjet e atij universi mendor qe cdo kush nga ne e ka por nuk gjen rrugen e duhur  per te hyre.

__________________________________________________

Tirana Calling o ne Fejsbuk. Nese artikujt ju pelqejne ju ftojme te na shtoni si miq, te na sugjeroni, te komentoni etj etj.

Tags: , , , , ,

6 Responses to “Morrison : nje histori jo vetem amerikane”

  1. loer kume Says:

    pyetja e vertet eshte… a ishte jim, nje 27 vjecar, vertet i ndergjegjshem per peshen qe mori ne supe ???
    se mos ndoshta ishte nje sample i dickaje qe jeta deshi te na mesonte me eksperimentet e saj mbi njerezit…

  2. Anonymous Says:

    …mendoj,ose me sakte jam i sigurte se xhimi ishte aq i ndergjegjshem saqe gjeti dhe kurajon per ta marre ate peshe ne supe,dhe ne te njejten kohe mendoj se shume njerez jane te ndergjegjshem per te bere dicka,po nuk kane kurajo…po ta studiosh mire xhimin do gjesh qe fjala “i ndergjegjshem” do te marre kuptim me shume se ate cfare kerkon te shprehe kjo fjale…:-)

  3. Twitted by albnews Says:

    […] This post was Twitted by albnews – Real-url.org […]

  4. net isveizi Says:

    Te gjithe ata qe njohin procesin e te krijuarit, e kuptojne se xhimi dinte te bente dicka, madje pa qene i ndergjegjshem se dinte t’a bente fort mire. Fati tregoi se fuqia e tij krijuese e ironizoi kohen, per te mbetur mes nesh vertete me artin e tij I PAKOHE.
    Po JU, dini te beni dicka?
    Çfare?

  5. xANDER Says:

    “Rruga e ekzagjerimit te con drej tek pallati i urtesise” (William Blake)
    Per sa i shkaterruar te jete trupi,
    shpirti rritet me energji
    Me fal mua At sepse e di se cfare bej
    Dua te degjoj poezine e fundit,
    te poetit te fundit
    (marre nga “Stuhia elektrike”)

    Jim Morrison besonte se nuk eshte e mundur ta tejkalosh realitetin pa e leshuar veten teresisht te shkaterrohet nga plaget e saj (“poshte ne oqeanin e erret per te arritur driten”), nga emocionet e dashurite e saj. Keshtu nuk ka rendesi asnje moderim i perceptimit intelektual njerezor, asnje rregull, norme apo sygjerim qe njeriu i imponon vetes (e te tjera ekzistenca te “nevojshme”) per te perballuar nje jete, te veshtire per tu kuptuar.

  6. Anonymous Says:

    hmmm e drejte xander….jim ishte “poet” i te pirit alkol.ai nuk pinte sepse kishte nevoje.te pakten nga fillimet e tij,por pinte sepse donte te arrinte atje ku blake,nietzche milton arrinin pa patur nevoje per alkol apo drogera te tjera.gjithsesi jim ishte spontan ne gjicka qe bente,ndoshta per ne te gjallet eshte e veshtire te kuptojme cfare arriti te ndjente ai…thjeshte mrekullohemi me ate cfare jim nxorri nga ana tjeter e portes…:-)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: