Eyes Wide Shut

by

nga Sybille Vane

“Fridolin pa se Nachtigall kishte nje fashë mbi sy, por në të njëjtën kohë ju duk sikur mbas asaj fashe syte e saj shikonin penetrues pasqyren e madhe ne te cilen karolesit e shumengjyrshem vallezonin me ballerinat e tyre te zhveshura” nga “Enderr e dyfishte” ( Doppio sogno ) nga Arthur Schnitzler

Lindte nga kjo fraze, pikërisht para 10 vitesh, puna e fundit shumë e diskutuar e rregjizorit Stanley Kubrick. Eyes Wide eshte me siguri është një nga filmat më të diskutuar të kinemasë dhe nje pike enigmatike në karrierën e Kubrick : e vlerësuar nga shumë dhe e hedhur poshtë si punë e Kubrick nga te tjera, filmi ndan publikun.

Interpretuar nga çifti më i famshëm i kohës, Kidman-Cruise (që së shpejti do t’i jepnin fund marrëdhënies e tyre), filmi është një përzierje ë psikologjisë, tregimesh te verdha dhe citime te ndryshme, aq sa e bejne te veshtire perfshirjen e ketij filmi ne nje zhanre te caktuar.

Kurioziteti mbi kete projekt lind edhe nga fakti qe nderkohe Kubrick vdes, pak para se te mbaroje montimin. Shume nuk e njohin stilin e Kubrick: montimi ka gabime dhe pjese shume te gjata qe, me shume mundesi, nuk do i kishin pelqyer rregjizorit te Arancia Meccanica.

Nuk është rastësi që titulli nuk u përkthye në shumë vende për shkak të paqartesise së fjalëve.
”Eyes Wide Shut” mund të përkthehen në ‘sytë krejtësisht të shtrënguar’ ose ‘sy të gjerë e të hapur’. Një titull shumë i përshtatshem për këtë thriller erotik që përshkon mes seksualitetin dhe monotonise te një çifti te bukur dhe të pasur (Kidman, Cruise), lundron në mes ëndrrës dhe realitetit … Filmi është përfaqësim i seksit ne mase (simbolik skena e orgjise i cila është përmendur nga disa rregjizor kohët e fundit, edhe nga një Silvio Muccino qe nuk ka përvojën e duhur ) e i seksit qe lind nga dashuria. Deri sa arrin në skenen e fundit ku nje Nicole Kidman me se e zonja përfshin të plotë kuptimin e filmit.

__________________________________________________

Tirana Calling o ne Fejsbuk. Nese artikujt ju pelqejne ju ftojme te na shtoni si miq, te na sugjeroni, te komentoni etj etj.

Tags: , , ,

2 Responses to “Eyes Wide Shut”

  1. Anonymous Says:

    Perveç se te them se filmi me ka pelqyer shume kur e kam pare, titullin e kam kuptuar si “syte gjeresisht te mbyllur”…diçka e mbyllur konsiderohet shpeshhere si diçka e vogel, hapesire e kufizuar…ndersa “gjeresisht e mbyllur” duket kontradiktore. Por “syte gjeresisht te mbyllur” me kujtojne hapesira te pafund, imagjinate te shfrenuar e ngjyra psikedelike. Kshu, titulli me duket nje loje fjalesh…diçka zbavitese dhe e kripur.

  2. martianhaemoglobinx Says:

    anonimja jam une:p

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: