nga Darien Levani
Ndryshova ide, mbas shumë kohësh. Gjithë ato ditë që kemi kaluar duke u pasqyruar te njëri tjetri, më ke udhëhequr në rrugë të errëta, dhe je bërë edhe ti një nga ato.
Ngrija supet, raporti jonë ishte i tille. E di që shkon me shumë të tjerë, e di që edhe atyre u thua të njëjtat gjera : pak rëndësi ka. Dhe mos kujto se nuk i kam kuptuar gënjeshtrat e tua ( pak rëndësi ka, ta thashë ) por të flisje me ty ishte bërë e pamundur, me vizionin diktatorial që i aplikoje raportit tonë dhe Po, me miqtë e mi kam folur keq për ty, shpeshherë, duke e ditur që nuk më dëgjoje, e megjithatë jam kthyer gjithmonë. Të takoje ty ishte bërë si Ndiz e Fik. Shikomë ti të paktën një herë, shiko se si sot, ndërsa të lë, nuk kam keqardhje, madje ti as këto rreshta ti nuk i meriton.
Në fund të fundit je vetëm një dreq televizori katërmbëdhjetë polsh.
_________________________________________________
Tirana Calling o ne Fejsbuk. Nese artikujt ju pelqejne ju ftojme te na shtoni si miq, te na sugjeroni, te komentoni etj etj.
Tags: darien levani, gati poezi, Letërsi
09/05/2009 at 14:54
Deri në gjysmën e shkrimit po e lexoja me interesimin që vetë titulli më impononte që të kisha, por papritur cepi i syrit mëkapi numrin 14 dhe pastaj pashë edhe “polsh” që të “smascheronte”… Ideja fantastike, shkrimi gjithashtu… vetëm se 14 shkruaje me gërma që tëmos ju tërheqë vëmëndjen lexuesve 😉
19/06/2009 at 16:02
ha ha ha eshte vertet edhe une po e lexoja me qejf…por me zuri syri 14 polishn…..troppo forte!!!!! me pelqeu…:-)
14/08/2009 at 09:16
shume interesante, por une numer 14 nuk pashe… me sa duket autori i paska marre masat shpejt… 😉
13/01/2010 at 01:31
Shume i kendshem ky shkrimi…Me kujton elementin e surprizes nga O.Henry..hihih…;)