Rock n’ rolla

by

Nje Rock’nRolla nuk do femra, nuk do droge, nje rock’n’rolla nuk do pushtet, nuk do fuqi e nuk do lek. Nje Rock’n Rolla i do te gjitha.

Guy Ritchie eshte kthyer, dhe eshte kthyer ne menyren e tij. Rregjizori qe ka prure pulp ne Evrope, mjeshtri i filmave si ” Snatch”, ” Revolver”, “Lock Stock and two smoking barrels”, as kesaj here nuk largohet nga Londra e tij.  Them ” e tij” sepse Londra qe na ka treguargjithmone nuk eshte ajo e kartolinave me ushtaret qe s’levizin dhe me oren e madhe. Londra e tij personale perbehet vetem nga kriminele te regjur, dhe as kete here nuk perjashton askend. Miliardar rus, bosi lokal, nje djale rock’star toksikodipendent, nje avokat gay me nje grua te merzitur, banda lokale – The Wild Bunch, thua nje homazh per Peckinpah? – ish ushtar rus tashme truproja, keshiltar bashkiak. Tek i shkruaj duken shume, teper, por ne ekran levizin mjeshterisht ne funksion te historise. Nuk eshte per tu habitur se si Ritchie arrin te menazhoje te pakten tete personazhe kryesore, me kete tashme na ka mesuar, per eshte per tu habitur se si arrin gjithmone te perfundoje ne 110 minuta ate puzzle qe krijon ne 10 minutat e para. Historia vertet rreth lejeve te ndertimit ilegale qe po ndryshojne Londren, rreth indrustrise se pallateve dhe rreth nje pikture, pasardhese e asaj valixhes alias Deus-Ex-Machina ne Pulp Fiction, apo e diamantit te Snatch edhe e dy pushkave antike te Lock Stock and two smoking barrels . Dhe, edhe pse here pas here mund te kem  pershtypjen qe po e tepron, qe disa skena jane shtuar vetem per te treguar se sa i zoti eshte, kjo nuk peshon ne ekonomine e filmit. Ritchie arrin ta permbaje tensionin dhe konfliktin e paevitueshem deri ne fundin e filmit. Deri diku ora e pare eshte vetem pergatitje per pak minutat e fundit, ashtu si pjesa me e rendesishme e ndertimit te nje keshtjelle me letra eshte prishja e kesaj.

Nje film qe sjell siguri mbi punen e Ritchie, qe kenaq ata qe ishin kenaqur pergjysem me Revolver, dhe per me shume, nje film rock!

Trailer!

Advertisements

Tags: , , , , , ,

5 Responses to “Rock n’ rolla”

  1. Sybille Vane Says:

    Po ”swept away” e harrove ti?

    Guy ishte goxha ne rregull per tu bere nje regjizor i madh….por me kete film (swept away) i dogji te gjitha mundesite.

    Ti do thuash:epo te gjithe regjizoret e kane nje film me te keq si te tjeret…..e po ske pare swept away pra!

    eshte kaq i shpifur sa qe kur mendoj per Guy Ritchie me vjen per te qeshur….

  2. desaparacidos Says:

    Nga traileri ‘Swept away” duket i tmerrshem.

    Ritchie po punon mbi Sherlok Holmes tani.

  3. Sybille Vane Says:

    eshte kaq i tmerrshem sa qe duhet pare…
    🙂

  4. desaparacidos Says:

    Po…ka fut edhe Madonnen me mik, imagjino ça filmi. 🙂

    As trailer spo e gjej dot ne internet.

  5. martianhaemoglobinx Says:

    Ooooohhhhh “swept away”!!!! Torture e vertete. E kam pare se eshte Madonna aty, por edhe pse e dashuroj Madonna-n…nuk ben per aktore, absolutisht jo!!!
    Do e shoh kete rock… , shpresojme mire.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: