Si kolapsoi gjuha shqipe

by

Shkëputur nga ” Gjuha albaneze”, 23 janar 2023
Si kolapsoi gjuha shqipe
Ndodhi aty, nga vitet 90 e vazhdoi edhe në New Century. Në shqip filluan të inseroheshin fjalë të reja. Në fillim i pamë me difidencë e me shaka, i mbanim larg por ato maledetë ishin virus terribel. Na invaziuan sa hap e mbyll sytë. Patëm besim te xhornalistët tanë shumë bravi por nuk qënë të aftë të përballnin luftën civile, e që në oret e para u bë clear që ishin me armikun. U gjendëm vetëm, komplet të braktisur. Patritmas bambinët tanë flisnin si anglez e italian. Menduam se fonemoni ishte i limituar, se do aplikohej vetëm te emigrantët dhe se virusi nuk do rezisonte dot. Kishim mundur sa e sa ushtri te fuqishme, me shpata e me topa, do mundnim edhe këtë pushtim soft, kështu thamë. Sa gabuam! Ngadalë ngadalë u përhap në gjithë Albaninë dhe pati një evolvim që ne kuptuam tëpër vonë. Bashkë me kolegun tim famoz Aqif Aqifi dilnim gati çdo natë në skuthat e rinisë dhe si ata marinarët që matin thellësinë e detit, masnim thellësinë e degjenerimit të gjuhës albaneze. Në zyra të larta mendonim plane afatgjatë për të ndalur hemoragjinë. E kuptuam vonë që tashmë ishte late.
Maj mend akoma se si Aqifi shtangej kur shikonte të rinjtë që i ngrinin gishtin njëri tjetrit e ja bënin Ciao.
<< More po ujku i çaftë, se marr vesh. >> më pëshpëriste. << Tani do ketë sherr. >>
Prisnim sherrin po nuk ndodhte, dhe nuk arrija ti shpjegoja që “Ciao” do të thoshte “Tungjatjeta” e që ai gishti do të thonte  “Dakord”. Aqifi shikonte vetëm njerëz që thoshin ” Çahu” e ndërkohe i bënin shenjë “Hip këtu shih Stambollin”  dhe nuk kuptonte se si ky ofendim nuk sillte asnjë reaksion. Shpresonte çdo mbrëmje por nuk ndodhte asgje. “S’marrin vesh putanat që po i shajnë”, i thoja. “Por do ja dalim mbarë, lufta sapo ka filluar.”
Sa wrong isha edhe unë. Tepër tardi e kuptova që lufta tashmë kishte mbaruar, dhe unë e ai nuk ishim pararoja por grupi që ngel mbrapa ndërkohë që ushtria është shpartalluar. Direktorët tanë në Ministrinë e Arsimit nuk arrinin më t’na koordinonin dhe, ajo që është më e rëndë, sa herë që shkonim për të marrë udhëzime të reja gjuha e liderave tonë bëhej gjithmonë e më pak aksesibile për ne. Progresi është inevitabël, na thoshte drejtori.  Kur prezenca jonë u bë fastidiosa na hoqën qafe. Aqifi as që nuk e kuptonte, u desh t’ja thoshin nja njëzet-tridhjet herë që s’punonte më aty. Ditë për ditë paraqitej në ministri dhe nuk arrinin ti shpjegonin që e kishin  liçencuar. Unë shpëtova sepse kisha një amico lart në ministri. Shpëtova, i thënçin. S’isha më operativ, gjithe ditën bëja fjalëkryqe që bëheshin ditë për ditë më të vështirë, jo se ai që i bëntë bëhej më i zgjuar po përkundrazi, sepse bëhej gjithmonë e më budalla. Po jam kokëfortë, e kështu mësova fjalë si ” aksesibel,” “bionatyrë”, “amore”, “soft-disc”, ”  famoz”. Në një farë mënyre shpëtova, shpëtim i thënçin. Bashkë me Aqifin vazhdonim croçatën tonë personale, mbrëmjeve vonë. Ishim bërë si ata stupidët e fshatit që flasin e asnjeri si merr vesh. Populli nuk e kuptonte se çfarë rapresentonim ne, le që as ne nuk e dinim më se çfarë ishim e çfarë dreqin donim. Dy zombi që flisnin një gjuhë të vdekur. Kishim humbur luftën dhe, ajo që ishte më e keqe, armiku as na burgosi në ndonjë prison e as na torturoi, na linte në indiferencë e kjo na vriste akoma më shumë.
Pastaj Aqifi vdiq, e doktori tha që ishte faji i moshës po unë e dija që kishte një brengë tepër të madhe e që vetëm kjo e vrau, asgjë tjetër. Herë pas herë, gati çdo uikend, shkoja edhe te çimitero e flisja me të sikur të ishte akoma i gjallë. Nuk e kuptoja që edhe gjuha ime po bastardohej, derisa më doli në ëndërr. Ishte potent si gjithmonë e mu bë sikur më tha ” Po edhe ti more kopuk po më flet në gjuhën e dreqit? “. U zgjova gjithe djersë, Damn, thashë me vete, ta kem humbur edhe unë vallë?
Po, e kisha humbur edhe unë. Kur takoja nipërit na translonte djali se unë si merrja vesh. Po atë ditë u mundova të luaja me ta por vetëm kur fituan e morra vesh që unë po lauja shah e ata damë. Kisha vibrime negative e po atë ditë vajta të takoja Aqifin. U ndala para gurit, lexova :
Acif Acifon
Lindur the 1955 – Mort 2018
Me love : familja & company

Shkëputur nga ” Gjuha albaneze”, 23 janar 2023

Ndodhi aty, nga vitet 90 e vazhdoi edhe në New Century. Në shqip filluan të inseroheshin fjalë të reja. Në fillim i pamë me difidencë e me shaka, i mbanim larg por ato maledetë ishin virus terribel. Na invazuan sa hap e mbyll sytë. Patëm besim te xhornalistët tanë shumë bravi por nuk qënë të aftë të përballnin luftën civile, e që në oret e para u bë clear që ishin me armikun. U gjendëm vetëm, komplet të braktisur. Patritmas bambinët tanë flisnin si anglez e italian. Menduam se fonemoni ishte i limituar, se do aplikohej vetëm te emigrantët dhe se virusi nuk do rezisonte dot. Kishim mundur sa e sa ushtri te fuqishme, me shpata e me topa, do mundnim edhe këtë pushtim soft, kështu thamë. Sa gabuam! Ngadalë ngadalë u përhap në gjithë Albaninë dhe pati një evolvim që ne kuptuam tëpër vonë. Bashkë me kolegun tim famoz Aqif Aqifi dilnim gati çdo natë në skuthat e rinisë dhe si ata marinarët që matin thellësinë e detit, masnim thellësinë e degjenerimit të gjuhës albaneze. Në zyra të larta mendonim plane afatgjatë për të ndalur hemoragjinë. E kuptuam vonë që tashmë ishte late.

Maj mend akoma se si Aqifi shtangej kur shikonte të rinjtë që i ngrinin gishtin njëri tjetrit e ja bënin Ciao.

<< More po ujku i çaftë, se marr vesh. >> më pëshpëriste. << Tani do ketë sherr. >>

Prisnim sherrin po nuk ndodhte, dhe nuk arrija ti shpjegoja që “Ciao” do të thoshte “Tungjatjeta” e që ai gishti do të thonte  “Dakord”. Aqifi shikonte vetëm njerëz që thoshin ” Çahu” e ndërkohe i bënin shenjë “Hip këtu shih Stambollin”  dhe nuk kuptonte se si ky ofendim nuk sillte asnjë reaksion. Shpresonte çdo mbrëmje por nuk ndodhte asgje. “S’marrin vesh putanat që po i shajnë”, i thoja. “Por do ja dalim mbarë, lufta sapo ka filluar.”

Sa wrong isha edhe unë. Tepër tardi e kuptova që lufta tashmë kishte mbaruar, dhe unë e ai nuk ishim pararoja por grupi që ngel mbrapa ndërkohë që ushtria është shpartalluar. Direktorët tanë në Ministrinë e Arsimit nuk arrinin më t’na koordinonin dhe, ajo që është më e rëndë, sa herë që shkonim për të marrë udhëzime të reja gjuha e liderave tonë bëhej gjithmonë e më pak aksesibile për ne. Progresi është inevitabël, na thoshte drejtori.  Kur prezenca jonë u bë fastidiosa na hoqën qafe. Aqifi as që nuk e kuptonte, u desh t’ja thoshin nja njëzet-tridhjet herë që s’punonte më aty. Ditë për ditë paraqitej në ministri dhe nuk arrinin ti shpjegonin që e kishin  liçencuar dhe qe liçencuar do te thoshte pushuar. Unë shpëtova sepse kisha një amico lart në ministri. Shpëtova, i thënçin. S’isha më operativ, gjithe ditën bëja fjalëkryqe që bëheshin ditë për ditë më të vështirë, jo se ai që i bëntë bëhej më i zgjuar po përkundrazi, sepse bëhej gjithmonë e më budalla. Po jam kokëfortë, e kështu mësova fjalë si ” aksesibel,” “bionatyrë”, “amore”, “soft-disc”, ”  famoz”. Në një farë mënyre shpëtova, shpëtim i thënçin. Bashkë me Aqifin vazhdonim croçatën tonë personale, mbrëmjeve vonë. Ishim bërë si ata stupidët e fshatit që flasin e asnjeri si merr vesh. Populli nuk e kuptonte se çfarë rapresentonim ne, le që as ne nuk e dinim më se çfarë ishim e çfarë dreqin donim. Dy zombi që flisnin një gjuhë të vdekur. Kishim humbur luftën dhe, ajo që ishte më e keqe, armiku as na burgosi në ndonjë prison e as na torturoi, na linte në indiferencë e kjo na vriste akoma më shumë.

Pastaj Aqifi vdiq, e doktori tha që ishte faji i moshës po unë e dija që kishte një brengë tepër të madhe e që vetëm kjo e vrau, asgjë tjetër. Herë pas herë, gati çdo uikend, shkoja edhe te çimitero e flisja me të sikur të ishte akoma i gjallë. Nuk e kuptoja që edhe gjuha ime po bastardohej, derisa më doli në ëndërr. Ishte potent si gjithmonë e mu bë sikur më tha ” Po edhe ti more kopuk po më flet në gjuhën e dreqit? “. U zgjova gjithe djersë, Damn, thashë me vete, ta kem humbur edhe unë vallë?

Po, e kisha humbur edhe unë. Kur takoja nipërit na translonte djali se unë si merrja vesh. Po atë ditë, mbas endrrës u mundova të luaja me ta por vetëm kur fituan e morra vesh që unë po lauja shah e ata damë. Kisha vibrime negative e po atë ditë vajta të takoja Aqifin. U ndala para gurit, lexova :

Acif Acifon

Lindur the 1955 – Mort 2018

Me love : familja & company

Tags: , ,

14 Responses to “Si kolapsoi gjuha shqipe”

  1. oltimus Says:

    grande
    mpelqeu style i artikullit
    relaksus e funny😉

  2. deadfebruary Says:

    Vertete bukur.Me pelqen gershetimi i fjaleve ne gjuhe te huaj me ato shqip.

  3. martianhaemoglobinx Says:

    Ironi e persosur…lexohet qarte dhe deshperimi. Me pelqeu shume.
    Nganjehere shfletoj fjalorin Shqip…me keqardhje lexoj qe eshte “kontaminuar” edhe ai.
    Per te mos folur per gazetaret, ministrat, politikanet dhe “ekspertet”, qe nje here e thone fjalen ne “inglish or whatever”, e pastaj ta shpjegojne edhe ne shqip, me nje buzeqeshje te lehte krenarie per te thene “ke pare ti, jam i kapur une!”. Sa keq, shume keq.

  4. Drini Says:

    E bukur, me pelqeu ideja e shkrimit dhe mesazhi qe kerkon te percjelle. Pare me syrin e parashikuesit, jam i sigurte qe tej e tutje “gjuha shqipe do te prevaloje ne trevat shqiptare” (S. Berisha).

    Jemi bere per te qare hallin. Shteti nuk nxit e zbaton rregulla per kete gje dhe media nga ana e saj ka perdhosur shume fjale duke i kthyer ne “trendy” dhe “cool” qe nga “sponsor gjeneral” (mbeshtetes kryesor) e deri ne banalitete te rendomta si “showgirl” e te tjera, mjaft te shohesh reklamat qe behen, le me artikujt neper gazeta. Akoma popull me komplekse…

  5. agron Says:

    i madh!

  6. bubikacurrel Says:

    po emisionet televizive , jane per te qare me lot , friends , big brother albania ,

  7. Alfred B. Says:

    Te lumte Darien.Kte here i ke rene pikes.

    E di se nuk po bejme tjeter vec po kritikojme por smund te rri pa e thene: Jemi kalbur si brez e po arrijme drejte prishjes e renjes perfundimtare te cdo vlere e identiteti.
    sdi ca me thene. Jemi drejte zhdukjes perfundimtare.

  8. Megs Says:

    Mire mo, po çdo bejme per ta ndrequr thuaj? Te levizesh apo te mos levizesh … se per tu qare e per te bere ironi qenka fort e lehte mes shiptareve. Po per t’i ngritur ne kembe si dikur te paret tone me pushke, aha, s’eshte me pune? Apo edhe mundet te jete? Dhe kur them te levizesh, nuk them te trokasesh nder dyer te te “pushtuarve nga djalli”. Them vertete te ngresh diçka larg ‘miqve’, e te ashtuquajtereve eksperte. Bah, fort me bejne te qesh !
    Kush eshte i pari qe mund te frymezoje me vepra, tashme, jo me llafe. Se fjalet e shumta jane fukarallek…si per perfundim !

  9. Mësime mbi shqipen e re « Tirana Calling Says:

    […] sugjerimin e kësaj pjese. Ngjan me një shkrim që para botuar para disa vitesh, titulluar ” Si kolapsoi gjuha shqipe“. Tregon në mënyrë përfundimtare që çdo gjë që mund të bëjmë, Konica e ka bërë […]

  10. dafi Says:

    Ahahah sa me kujtoka shoqet e mia ketu ne Rome, flasin gjyse Shqip e gjyse Italisht🙂 Por une mendoj se ky eshte problem i thelle qe lind nga mosnjohja e Shqipes ne rradhe te pare.

  11. ανυπομονος Says:

    kjo qeshtje me vret mendjen kohet e fundin.
    gjuha shqipe.

  12. eda Says:

    ironi e nderthurur me keqardhjen, kurora e krishtit!

  13. anypomonos Says:

    kuptoj qe komenti im eshte me i vogel se kuptimi i tij. me i varfer e teper tipik.

    dua te them, qe ~ nuk shprehem sic dua sepse provokoj ose tek vetvetjia ose tek te tjeret nje ndenje harrese dhe kerkuse, pa asrye.

  14. Lela Says:

    Nuk ka nevoje per koment, e vertete sa e verteta qe jetojme e flasim me gjuhen tone te “cale” tashme.Si do veje halli i kesaj gjuhe te bukur?Ndjehemi keq kur jane lene ne harrese shume fjale dhe teresisht nje gjuhe ne meshire te fatit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: