Tingujt e Trotuareve

by

soan

Shpeshhere, kur dal nga shtepia dhe drejtohem per te marre metropolitanen, eshte ai, qe me pret tek shkallet. Me pret mua dhe plot te tjere, pret nje degjim, nje mirenjohje, nje duartrokitje .

Ai ka nje saksofon, dhe nje pakete te vogel kartoni, pakete per leng frutash, qe e ka sajuar per te mbledhur ca monedha.  Per mua, ai dhe saksofoni i tij jane  «Njeriu dhe Blues-i ». Ndalem çdo here, per ta degjuar, per te menduar, per tu njerezuar pak nga routina mekanike e jetes. Ndalen dhe ca te tjere, por shumica vazhdojne planin e tyre, ndjekin programin. Dhe ai i ulur rreze shkalleve shikon kembe qe i sfilojne perpara. Kartoni mban ca monedha, mbase diçka e vogel qe mund te jape nje darke…por nuk duket sikur mbushja e kartonit e shqeteson.

Nje dite i jam afruar per ti dhene para. Qe ne fillim isha skeptike…me dukej sikur po e dhunoja, sikur po barazoja ate grusht monedhash me artin e tij. U ktheva mbrapsht. Ai me shikoi dhe qeshi. E une u ndjeva shume e vogel, perballe Njeriut tim, perballe forces dhe pasurise se tij. Ndersa tingujt e tij vazhdonin te mbushnin hapesiren.

Para ca javesh, nje stacion televiziv belg ka filluar transmetimin e emisionit “Nouvelle Star”, nje ekuivalent francez i emisioneve te tipit American Idol, X-Factor etc. Nje element aty me ka goditur, me ka goditur keq fare. Eshte nje Njeri i metropolitaneve te Parisit, nje Njeri me kitarren e tij, qe te rrefen jeten, me nje ze te çjerrur, qe te tregon syte, ku reflektohet realiteti. Kam qene shpeshhere skeptike per meditizimin ne mase, sepse duket gjithmone sikur fiton historia e dhimbshme e njeriut, dhe jo arti i tij. Por ky Njeri, qe quhet Soan, me çarmatos fare…
Ka shume si ky do thoni, qe kendojne rrugeve, qe shperndajne copeza jete e tinguj poshte ureve, rreze trotuareve…artiste te shpirtit. Soan eshte i veçante. Nuk jam aspak e influencuar nga historia e tij, por nje here qe hap gojen dhe luan me kitarren e tij, koha ndalet. Ka kenduar The Beatles,  ka kenduar The Cure, Ghinzu, e Christophe…ka kenduar Brel.

Kenga “Les Mots Bleus” nga Christophe eshte kenduar e masakruar me mijera here gjate emisioneve neper vite. Eshte nje kenge me nje tekst spikates, qe njihet ne mase. Eshte nje monument. Dhe te kendosh nje monument te muzikes, do te thote qe ne 90 % te rasteve behesh qesharak, ne 9 % behesh anonim, dhe ne 1 % shperthen. Shperthimi ka te beje, sipas meje, me faktin qe ti kengen e ben sadopak vetjake, qe kur e kendon vesh kostumin teatror te pershtatshem, dhe qe sjell origjinalitet…per tu bashkuar me argumentet ne temen « Origjinaliteti ne muziken shqiptare : disa shenime”. Keshtu, çdo fjale e thene, e bertitur e kenges kishte nje peshe, nje kuptim te ri, nje egzistence qe te drejtonte tek nje rizbulim.

Per te prezantuar Soan ketu kam zgjedhur nje interpretim te “Ces Gens Là”, kenge e madheshtorit Jacques Brel. Faktikisht, eshte nje kenge ku vleresohet shume teksti, ku peshon fjala dhe intrepretimi. Eshte nje kenge rrefyese, e gjate, tmerresisht monotone e riperseritese ne tinguj, rrenqethese, mberthyese.

Ne youtube egzistojne dhe video te tijat me “Hallelujah”, “Knockin on Heaven’s Door”, “Do You Read Me”, “Strawberry Fields Forever”…une jam mahnitur, mahnituni dhe ju.

Soan kendon Brel

Ces Gens-là (Perkthim Modest)

Ata njerez atje

Se pari, se pari, eshte i madhi
Ai qe eshte si pjeper
Ai qe ka hunde te madhe
Ai qe nuk di me emrin
Zoteri, aq shume pi
Aq shume ka pire
Qe nuk ben asgje me ato 10 gishterinjet e tij
Por ai qe nuk mundet me
Ai qe eshte fare i pjekur
Dhe qe hiqet per mbret
Qe dehet çdo nate
Me vere te keqe
Por qe gjendet ne mjes
Ne kishe tek flen
I pire i bere tape
I bardhe si nje qiri pashkesh
Dhe pastaj qe belbezon
Dhe qe ka syrin qe i tretet
Duhet t’ju them Zoteri
Qe ata njerez atje
Nuk mendojne, Zoteri
Nuk mendojne, por luten

Pastaj, eshte ai tjetri
Me karota ne floke
Qe nuk ka pare ndonjehere kreher
Qe eshte I keq si nje tenje
Dhe qe do i jipte kemishen
Ca varfanjakeve te lumtur
Qe ka martuar Denisen
Nje vajze nga qyteti
Nga nje qytet tjeter
Dhe qe nuk ka mbaruar
I cili ben punet e veta
Me kapelken e tij
Me tabaren e tij
Me makinen e tij
Qe do donte te dukej
Por qe nuk duket aspak
Nuk duhet hequr per te pasur
Kur nuk kemi nje dysh
Duhet t’ju them, Zoteri
Qe ata njerez atje
Nuk jetojne, Zoteri
Nuk jetojne, por bejne hile

Pastaj, jane te tjeret
E ema qe nuk thote asgje
Ose qe ben llafe kot
Dhe nga mbremja ne mjes
Poshte surratit te saj si apostull
Dhe ne kuadron e saj prej druri
Jane musteqet e babait
Qe ka vdekur nga nje rreshqitje
Dhe qe shikon kopene e tij
Duke rrufitur supen e ftohte
Dhe degjohen flchss
Dhe degjohen flchss
Pastaj eshte dhe plaka
Qe nuk ndalet se dridhuri
Dhe qe e presin te vdese
Sepse ajo ka lemoshet
Dhe as qe duan t’ia dine
Çfare rrefejne duart e saj te shkreta
Duhet t’ju them, Zoteri
Qe ata njerez atje
Nuk flasin, Zoteri
Nuk flasin, llogarisin

Dhe pastaj, dhe pastaj
Dhe pastaj eshte Frida
E bukur si nje diell
Dhe qe me do po aq
Sa une e dua Friden
Dhe qe shpesh mendojme
Qe do kemi nje shtepi
Plot me dritare
E pothuajse pa mure
Dhe do jetojme ne te
Dhe do jete mire brenda
Dhe ne qofte se nuk eshte e sigurt
Eshte te pakten nje mbase
Sepse te tjeret nuk duan
Sepse te tjeret nuk duan
Te tjeret thone keshtu
Qe eshte shume e bukur per mua
Qe une jam thjeshte i mire
Per te therur ne qafe macet
Nuk kam vrare ndonjehere mace
Ose atehere para shume kohesh
Ose kam harruar
Ose nuk u vinte era e mire
Shkurt nuk duan
Nganjehere kur takohemi
Gjoja rastesisht
Me syte e saj te lagshem
Ajo thote qe do iki
Ajo thote qe do me ndjeki
Atehere per nje moment
Vetem per nje moment
Une I besoj, Zoteri
Per nje moment
Vetem per nje moment
Sepse nga ata njerez atje
Zoteri, nuk iket
Nuk iket, Zoteri
Nuk iket
Por eshte vone, Zoteri
Me duhet te kthehem

__________________________________________________

Tirana Calling o ne Fejsbuk. Nese artikujt ju pelqejne ju ftojme te na shtoni si miq, te na sugjeroni, te komentoni etj etj.

Tags: , , ,

11 Responses to “Tingujt e Trotuareve”

  1. Ne Rruge Says:

    E degjova dhe eshte vertet shume i zoti. Cfare zeri?

  2. Uncle Walt Says:

    Po tekstin pse nuk e perkthen?

  3. bubi Says:

    shume bukur , e kendon me gjithe zemer ,

  4. martianhaemoglobinx Says:

    Uncle Walt, tekstin e kenges perktheva…me dhimbje ne zemer, se nuk me duket aspak ne lartesi te tekstit origjinal te Brel-it. Jo per te bere modesten, por une nuk di te perkthej fare:)
    Gjithsesi, sa per te pasur nje ide…perkthimin e vura ne artikull, pas videos.

  5. Uncle Walt Says:

    Thanks.
    I mean it!!!

  6. deadfebruary Says:

    Teksti ishte fanstastik.Hera e pare qe e lexoj/degjoj dhe me pelqeu.Komplimente per blog.

    feb

  7. andinh Says:

    Tani kemi filluar shkruajme dhe per ‘Yjet’ e PRODHUAR nga Nouvelle Star…
    Pastaj come on, Les mots bleus e Christophe(+ gjithe kenget e Brel) jane kenge emocionale mjafton zeri pak i cjerre dhe pak sensibilitet per ti nxjerre bukur. Kujtoj Julien Doré (prap Nouvelle Star) qe i jepte kengeve ngjyrime te tjera muzikore (me kujtohet nje version Jazzy i Like a virgin, nje swingy i Les Betises dhe nje rock i Baby one more time (!!!)) ai po qe me krijoi nje ndjenje te mire risie dhe extraversiteti(kshu thuhet?) muzikor.
    Nejse une jam shume skeptik per muzikantet e rruges dhe zakonisht jam i prirur (apriori) te bej opozite.
    Cheers.

  8. martian Says:

    E di si? Soan e kam degjuar nganjehere tek tuk edhe pasi ka fituar Nouvelle Star (ka bere nje album me duket) por as qe kam menduar “aaaahhh do blej albumin”. Nuk me pelqen me dhe kaq. Por ama atehere kur kam shkruar kte gjene ktu siper me pelqente. Ca ti besh.

    Kenget e Brel (te gjitha emocionale?) nuk me duken te lehta per tu kenduar e aq me teper per tu interpretuar e sa per Julien Doré epo eshte e njejta gje si me Soan e kompani, isha entuziaste per “reprises”(shqip?) qe bente po tani as qe me shkon nder mend te degjoj se ca kendon.
    Cheers dhe ty

  9. martian Says:

    Perkthimi ka gabime. Une nuk do perkthej kurre me:D

  10. andinh Says:

    mendoja se kjo ishte recente…(wordpressi e fsheh mire daten)
    Doré degjeneroi mbas ‘Les limites’ por reprisat i kishte fantastike.
    Perkthimi nuk eshte i keq, keep trying😉

  11. Ilir Says:

    Me pelqeu pershkrimi siper…por jo ky tipi qe kendonte te video.🙂 Dmth,me pelqen me shume leterisa se muzika??

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: