Vetmia e Nick Cave

by


Ne 96 Cave nominohet per Best Male nga MTV. Kjo me poshte eshte letra e plote e shpjegimit per mosparaqitjen e tij ne mbremjen e shperndarjes. Eshte nje dokument i jashtezakonshem per te kuptuar nje artist dhe menyren se si ky e koncepton muziken qe j’ua keshillojme te gjitheve.


Drejtuar MTV-së

Do më pëlqente si fillim t’ju falënderoja të gjithëve ju për mbështetjen që më keni dhënë në vitet e fundit dhe të them se jam mirënjohës e ndjehem i përkëdhelur në sedër nga nominimi për “Best Male”. Transmetimi i të dy dueteve me Kylie Minogue dhe P.J. Harvey nga albumi im i fundit “Murder Ballads” nuk ka kaluar pa u vënë re dhe është vlerësuar maksimalisht. Ndaj sërish, keni falënderimet e mia të sinqerta.

Duke ju bërë të ditur mirënjohjen time, gjithashtu e ndjej të nevojshme të kërkoj që nominimi im si artisti më i mirë mashkull të tërhiqet dhe gjithashtu çdo lloj çmimi apo nominimi për konkurse të tilla në vitet e ardhshme t’u ofrohet atyre që e kanë më për zemër natyrën konkurruese të këtyre ceremonive ndarjesh çmimesh. Unë vetë nuk ndjehem ashtu. Kam pasur gjithnjë mendimin se muzika ime është unike dhe individuale, si dhe shkon përtej hapësirave të njohura nga ato që i reduktojnë gjërat në matje të thjeshta. Unë s’jam në konkurrencë me askënd.

Marrëdhënia me muzën time është shumë delikate e njëkohësisht në periudhën e saj më të mirë ndaj ndjej se është detyra ime ta mbroj atë nga influencat që mund të fyejnë natyrën e saj të brishtë.
Ajo vjen tek unë me dhuntinë e këngës e në këmbim unë e trajtoj me respektin që mendoj se meriton – që në këtë rast do të thotë të mos e ekspozoj ndaj parashtrimit të gjykimit dhe konkurrimit.

Muza ime nuk është kalë dhe unë nuk jam në gara kuajsh e nëse ajo do të ishte kalë, sërish unë nuk do i ngarkoja një karro të tillë – këtë karro të përgjakshme kokash të prera dhe çmimesh vezulluese. Muza ime mund të më lërë shëndenë. Mund të më braktisë krejtësisht.

Ndaj sërish u drejtohem njerëzve të MTV-së, e vlerësoj zellin dhe energjinë në dispozicion të albumit tim të fundit, me të vërtetë që e vlerësoj dhe ju falënderoj prapë për këtë…por jo faleminderit!

Sinqerisht juaji, Nick Cave
21 tetor 1996

__________________________________________________

Tirana Calling o ne Fejsbuk. Nese artikujt ju pelqejne ju ftojme te na shtoni si miq, te na sugjeroni, te komentoni etj etj.

Advertisements

Tags: , , ,

4 Responses to “Vetmia e Nick Cave”

  1. Lennon Says:

    Tip interesant! Ky ka pasur ate grupin, The Bad Seeds.

  2. bletebzz Says:

    E kam pare ne koncert ne 1999 se bashku me Bad Seeds. ishte i mrekullueshem.

  3. martianhaemoglobinx Says:

    Hahaha, ky e mban vertete “titullin” artist. Nje tip qe i thote “ik pirdhu” MTV-se, çmimeve, e tralalase mediatike…kapelen!

  4. Ardit Says:

    Epo nick cave nund te mos jete muzikanti me i mire, por eshte artisti me i mire ne muzike.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: