The Hours

by

the_hours_score

nga martian haemoglobin x

I dashur Leonard. Ta shohesh jeten ne sy, gjithnje, ta shohesh jeten ne sy dhe ta njohesh per ate qe eshte. Se fundmi  ta njohesh ate, ta dashurosh per ate qe eshte, dhe pastaj, ta braktisesh. Leonard, gjithnje vitet mes nesh, gjithnje vitet. Gjithnje dashuria. Gjithnje oret.

Sa i bukur eshte njeriu? Sa i thelle, i pakuptueshem, absurd, mund te jete nje mendim ? Cilen peshe kane fjalet…heshtjet.

Nje film delikat dhe i rafinuar mbi nderlidhjet njerezore, natyren femerore, ndjenjen dhe dhimbjen. Tre femra, tre kohera, tre ngjarje, tre jete dhe nje fije lidhese ndermjet tyre : vetevrasja.

Virginia Woolf (1923) shkruan. Shkrimtare e talentuar…avant-gardiste, e shkare, e degraduar, skizofrene, vetmitare melankolike. Shkruan per jeten e Mrs. Dalloway, e cila nje mengjes vendos ti bleje lulet vete.

Laura Brown (1951), shtepiake amerikane e viteve pas luftes se dyte boterore jeton realitetin amerikan ne “color tv”. Jeta e saj eshte monotone, e mberthyer mes gatimit, “lumturise” martesore dhe rolit te nenes. Nje dite, e shtrire ne shtrat, fillon te lexoje : Mrs. Dalloway tha se do ti blente lulet vete.

Clarissa Vaughn (2001) eshte nje version modern i Clarissa Dalloway, heroina e librit te V. Woolf. Edhe pse homoseksuale e pohuar, nje ndjenje intime e lidh ngushte me dashurine e saj rinore, Richard, i cili vuan nga Sida. Po jep nje feste ne nderin e tij dhe ne mengjes vendos ti bleje lulet vete.

Ne kete kuader rrjedhin The hours e nje dite te papritur, gjate te ciles formohet qarte lidhja e ketyre tre jeteve, me melankoli, lote, ndjenja e endrra utopike dhe vdekja.

Nje film mberthyes, i thjeshte por i nderlikuar emocionalisht, nje melodi e ndjenjes, nje liri e shpirtit. Aktrimi i tre roleve kryesore (V. Woolf – N. Kidman, L. Brown – J. Moore, C. Vaughn – M. Streep) eshte mahnites. Stephen Daldry, nje gjeni.

__________________________________________________

Tirana Calling o ne Fejsbuk. Nese artikujt ju pelqejne ju ftojme te na shtoni si miq, te na sugjeroni, te komentoni etj etj.

Tags: , , , , ,

One Response to “The Hours”

  1. Andrews Says:

    E kam pare kete dhe eshte i bukur. Rregjizori ka bere nje pune te bukur, edhe eshte ishte e veshtire me e be, shume intim si film.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: