Simone de Beauvoir dhe beteja e pafund.

by

nga Daniela Nazarko

-“Si duhet uruar ne keto raste?”
Degjoj pyetjen dhe me nje veshtrim plot ironi rri ne pritje te nje pergjigje familjare .
-“Epo me nje djale atehere!”

Nuk eshte e rendesishme qe kalendari thote qe vitin 2000 e kemi kaluar prej kohe, ja ku erdhi edhe urimi qe sipas tradites i duhet bere nje cifti ne pritje te nje femije. Dhe kur ore me vone gjendem ne qetesine e dhomes sime,ato fjale me kumbojne ende ne koken time. Mendoj per anakronizmin e tyre,mendoj per betejat e bera ne vite nga grate kunder diskriminimit, mendoj per shkrimtaret e mia te preferuara, mendoj qe nuk do ishte keq nje vajze tjeter ne fis!
Si shkruante Simone de Beauvoir per veten? Ah po, thoshte “per mua thone se jam nje e cmendur…” I buzeqesh idese qe nje nga mesueset e mija te preferuara per dike ka qene vetem nje person qe duhej mbyllur ne nje spital psikiatrik. Jo, kjo grua e madhe nuk ishte e cmendur me shume se sa bota ku lindi.
Filozofe,shkrimtare e dramaturge, Simone de Beauvoir (1908-1986) me shkrimet e saj ka mbizotëruar letërsinë femërore të kohës. Vepra e saj “Le deuxieme sexe” (ne shqip Gjinia tjeter), botuar ne 1949, është bibla e lëvizjes feministe botërore. Beauvoir, ne nje mbrojtje te zjarrte te ekzistencializmit, ngre pyetje ne kerkim te një kuptimi te jetes : jete e permbytur nga absurditeti i një bote ku nuk kemi zgjedhur vetë që të lindim.
E verteta e Simone de Beauvoir fshihet mbas fjaleve si: “Gruaja nuk lind e tille, por behet. Asnje ligj biologjik ose ekonomik nuk cakton formen qe qenia femerore merr nga shoqeria”. Ajo sygjeron me shkrimin e saj se si  individi formohet nga ligjet shoqerore dhe ne veçanti nga ato te gjinise. Eshte e pamundur te mos mendosh se të tilla fjale ende nuk e kane humbur rendesine e tyre, perkundrazi, per fat te keq jane tmerresisht aktuale.
Kush njeh ngjarjet e viteve 1968-69 qe ndryshuan jo vetem Francen por tere boten perendimore, duhet te kujtoje si Simone de Beauvoir dhe veprat e saj ndikuan ne levizjen e studenteve, si ajo levizje i dha jete emancipit shoqeror te femres.
“Gjinia tjeter” dhe pse plot problematika filozofike, historike, sociale, ka gjetur sukses te plote ne çdo shtrese te publikut, per nje arsey shume te thjeshte. Femrat e kane lexuar me pasion sepse kane gjetur ne te nje strument per te kuptuar dhe per tu kuptuar qofte ne jeten private qofte ne ate publike.Ne faqet e ketij libri fshihet nje e vertet qe ndiehet kudo, por qe behet me i qarte faqe pas faqe. Mendja e lexuesit hapet drejt kesaj vepre sepse prek me dore ate pyetje qe shkrimtarja duhet ti kete bere vetes shpesh here: Çfare do te thote te jesh grua?
Si eshte e mundur qe 60 vjet mbas publikimt te nje vepre si kjo jeton,ose me mire mbijeton ende nje mentalitet i vjeter ku figura e mashkullit eshte akoma dominuese? Ndoshta kjo pyetje nuk eshte e sakte,ndoshta eshte me korrekt te pyesim si mund te emancipohet dhe te realizohet femra ne nje ambient social ku dominon mashkulli. Jam e bindur qe mosvetedija e femres eshte shkaku kryesor prej se cilit ky mentalitete i reziston kohes. Eshte gjithashtu dhe arsyeja kryesore qe nuk lejon nje ndryshim radikal ne shoqerine tone. Kujtoj fjalet e Simone de Beauvoir “Grua nuk lind,behesh!” dhe e kam te pamundur te mos mendoj per forcen e vullnetit qe ato kerkojne.
Ideja qe çdo kush prej nesh ka per feminizmin mund te jete shume ngjyreshe, dhe shpeshhere e gabuar.  Arrin deri aty sa dikush e sheh si nje levizje radikale qe imagjonon nje shoqeri pa mashkull, nje çmenduri qe ve ne rrezik vete ekzistencen e qenjes njerezore.
Ndoshta s’eshte shume korrekte te flas ne emer te gjithe femrave sepse  nuk jane te njejta. Fjalen feminizem po e krahasoj me imazhin e nje trokitje te fort ne deren e ndergjegjes. Nje trokitje qe pretendon te komunikoje thjesht nje te vertete universale: femra duhet te jete e vetvetes dhe jo prone e dikujte, dhe mbi kete jam e bindur, ashtu si jam e bindur se te drejtat duhen te jene te barabarta, dhe duhet ti sigurojne gruas dinjitet brenda familjes dhe shoqerise, pavarsisht nga roli qe secila prej nesh vendos te kete ne jete. Ketu qendron dhe pika kryesore: mundesia per  te vetevendosur.
Duhet te dime te mendojme pa paragjykime per te pare realisht kontributin qe secili prej nesh mund ti japi nje shoqerie te civilizuar, sepse emancipimi nuk është nje çeshtje private vetem e grave, por edhe i meshkujve, eshte nje dyshim mbi vete shoqerine njerezore. Kushdo që mendon se njeriu nuk mund të diskriminohet për shkak të gjinise, eshte aktor i feminizmit. Ky koncept ndoshta i thjeshte e kjo levizje gjen tek Simone de Beauvoir dhe tek veprat e saj nje nga regjizoret a para.

Per te ardhur tek pika kryesore e shtruar si pyetje : perse te lexosh sot nje liber si “Gjinia tjeter”?

Arsyet jane te shumta, dhe nuk ka nje arsye qe zoteron mbi te tjerat. Duhet lexuar per te kuptuar se sa skandaloz eshte fakti qe dikush mendon te flasi akoma ne emer te gruas, e duhet lexuar per te na kujtuar se fitoret e medha per sa i perket te drejtave e njeriut jane histori e te djeshmes, kane ndodhur vetem 40 vjet perpara dhe ende mund te vihen ne dyshim.

__________________________________________________________

Tirana Calling o ne Fejsbuk. Nese artikujt ju pelqejne ju ftojme te na shtoni si miq, te na sugjeroni, te komentoni etj etj.

Tags: ,

3 Responses to “Simone de Beauvoir dhe beteja e pafund.”

  1. Eltoni Says:

    s’me pelqeu shume kjo pjese!

  2. alisa Says:

    hej kte se kisha pare….sapo e lexova dhe me pelqeu vertet,e adhuroj ate femer!

  3. ilirjan berisha Says:

    shum mir jeni ne foto te pershendetje

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: