Robert Plant, ai që ulëriste rock-un.

by

nga Andi N.H.
Nga takimet e mia më të paharrueshme është sigurisht ai i datës 9/6/2005 me Sir Robert Plant, , kalimtar thuajse anonim.

Një plakush simpatik me flokë të zbardhur, pak parkinson, që endet nëpër Bvd. St Germain pa truproje, incognito. Ne ishim tre, dikush e njohu, iu afrua, i drejtoi gishtin dhe me zërin e mekur tha : Robert Plant? Dhe Plant-i ç’bëri? Urtë e butë me theksin britanik u përgjigj : Sometimes… Në epokën e flokëve të gjata që shkundeshin njëherë në jave me tinguj nga tandemi Page-Plant, ky takim ishte zenithi. Robert Plant në Paris na zgjati tre ftesa për atë mbrëmje e gjitha për t’u shijuar

Plant hyn në skenë, pak i krrusur por me hap të sigurtë. Kitaristi fatlum që zëvendesonte Page-in plug-oi Gibsonin dhe dha notën e parë. Zonja që ishte e sigurtë që çdo gjë që shkëlqente ishte ar, bleu një shkallë për në parajsë. E kështu me rradhë. Po për të kuptuar thelbin duhet ti kthehemi viteve ’70. Kur me grupin Led Zeppelin, Robert Plant ishte bërë balli i rock-ut, po aq karizmatik sa Roger Daltrey i The Who dhe Jim Morrison i The Doors. Veçanërisht për improvizimet në tekstet e këngeve gjatë koncerteve live të Zeppelin. Kur Plant bërtiste « Whole lotta love » nuk kishte bulb flokëgjati që të mos rrënqethej. Por pas aksidentit të tij në Roda (Roda, greqi 1975, Plant dhe e shoqja patën nje aksident me makinë) ai nuk u kthye kurrë më i njëjti. Zëri kishte frikë të çlirohej dhe ulërimat ishin gjithmonë e më shumë të përmbajtura. Për ironi të fatit, kjo vihej re te koncerti « The song remains the same », Plant ishte ribërë këngëtar. Por kthehemi ne vitin 2005, Radio France, tre studentë mes shumë 40 e kusur vjeçarëve, shumica e të cilëve tekstualisht lotojnë përpara « Baby i’m gonna leave you » (gjynah që këto gjëra nuk na bie t’i shikojmë më shpesh). Robert Plant shtrëngon mikrofonin dhe vazhdon rock-on, gjithë mbrëmjen. Më pas dhe atij i shket një lot rebel përpara atyre që e kanë ndjekur, atij publiku të zgjedhur që preferon gjërësisht Plant dhe rock-un e vërtetë përpara këmishës të hapur të Coverdale.

Në emër të motos : If rock’n roll saved your life too…

__________________________________________________

Tirana Calling o ne Fejsbuk. Nese artikujt ju pelqejne ju ftojme te na shtoni si miq, te na sugjeroni, te komentoni etj etj.


Tags: , , ,

6 Responses to “Robert Plant, ai që ulëriste rock-un.”

  1. loer kume Says:

    kjo eshte madheshtore… ti o mik je njeri me yll pas kraheve… ky takim eshte bijou… di te them vetem: hey! WOW!

  2. Anileda Xeka Says:

    wow!!!!!!!!!!!

  3. ani Says:

    je shum njeri me fat… sdi cte them tjeter

  4. aurora Says:

    e kam par tek pistoia blues festival plant ( + the strange sensations ) ne 2006 .
    dialogu me i bukur esht degjimi i zerit me sy mbyllur ne rrjeshtat e par dhe te hapesh dyert e ç’do sensi te trupit..
    grrrrrrrr

    thuhet qe do rikthehen me nje -munges , +i njejti gjak … por s’ka rendsi . muzika e tyre jeton , si ç’do art , edhe pertej njeriut .

  5. Andi N.H. Says:

    Nuk rikthehen dot, mungon Bonham dhe sinqerisht nuk do doja te rrezikoja per asgje ne bote imazhin qe kam per Led Zepp…

    Muzika jeton, përtej njeriut, përtej vijave të verdha, përtej pluhurit të kohës.

  6. dARIEN Says:

    Ne mos gaboj e paten bere nje koncert me çunin e Bonhamit ne bateri.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: