Matrix

by

nga Sybille Vane

A ke bere ndonjëherë një ëndërr që dukej me te vertetë reale? E në qoftë se nuk çoheshe nga kjo ënderr, si do e dalloje botën e endrrave nga realiteti?

Kryevepra e padiskutueshëm e vellezerve Wachowski, filmi fitues i 4 çmimeve Oscar  rrotullohet mbi realitetin dhe shpikjen. Episodi i pare i  trilogji se Matrix dilte per publikun amerikan pikërisht dhjetë vjet më parë.

Rishikimi i këtij film është padyshim e vështirë. Paraqiten tema të ndryshme dhe s’është për t’u habitur qe ne shikimin e pare publiku nuk pati një vizion të qartë te filmit. Një veper surreale ku vëllezërit Wachowski kanë përziere zhanre te ndryshme.

Permbledhje shpërthyese e filozofise, psikologjise, veprimi, science fiction, artit ushtarak, efekte speciale, grafika, vizatime comics, etj … e kanë bërë këtë film një kult i asaj periudhe dhe një pikë riferimi ne filmat-cyber : deri atëherë shikohej akoma Blade Runner qe ishte shembulli me i larte i kinemase science fiction.

Siç ndodh shpesh me triologjite, publiku ndahet mes atyre të cilët thjesht e vlerësojnë punën dhe ata që bëhen fansa te pangopur. Fansat pastaj duhet ta kene pare shume here duke qene se filmi ka fituar diçka tip katërqind milionë dollarë . Filmi është studiuar deri në detajet me te vogla, nga  regjia maniakale, nga fotografia, nga efektet speciale në dritë,  kostumet e për të arritur në teknikat tronditëse te rimëkëmbjes. Tashme është legjendar xhirimi i ngadalësuar në skenën në të cilën Keanu Reeves përpiqet tu bëjë bisht plumbave, skene e cila citohet shpesh kohët e fundit.

E gjithë kjo behet edhe më e këndshme nga një histori dashurie.

Filmi është një kujtim i filozofise klasike te kuptimit të konceptit të realitetit si një përfaqësim mendor. Pra, një film që flet për realitetin që nuk është shpikje  por realitet. Një film i aftë për të parashikuar një të ardhme që duket e afert.

Ndoshta jemi brenda tashmë. Ndoshta vellezerit Wachowski janë në dijeni të nje sistemi që kontrollon dhe filmi është një propagandë për të nxitur njerëzit që të rebelim.

Çfarë zgjidhni atëherë? Pilulen blu që ju lejon të qëndroni në nje realitet te rremë, përbërë nga siguri te vogla, apo pilolen e kuqe që na bën të shohim realitetin dhe përfundimisht të jemi te lirë duke humbur përgjithmonë qendrueshmerine?

__________________________________________________

Tirana Calling o ne Fejsbuk. Nese artikujt ju pelqejne ju ftojme te na shtoni si miq, te na sugjeroni, te komentoni etj etj.

Tags: , , , , , ,

5 Responses to “Matrix”

  1. ervivi Says:

    Jam fansja nr 1 e ketij filmi (…aq shume sa qe edhe ca replika te filmit i di permendesh…)

    Biles per te thene, atehere (kur isha akoma e re😀 ) filmi ne fjale behej si rast studimi ne lenden e filozofis.

  2. megi Says:

    ky po qe eshte nje film i arrir.e tera shkence

  3. bubikacurrel Says:

    Matrix 1 me pelqeu edhe pse…si thuhet ketu, nuk e di sa a kam kuptuar, duke qene se eshte tip remake me teknologjik i Dark City.

    2 e 3 nuk i kam pare.

  4. loer kume Says:

    filmi eshte pervec gjithe bla blave teknologjike, nje internacionale, nje himn revolucionar, nje klithme per te gjetur edenin origjinal, e humanet origjinale, por eshte dhe nje bukeshlalesi ndaj teknologjise dhe t emirave qe ofron… e tera kjo ne skeletin fantastik prej dhjates se re qe eshte veshur aq shme me sistem binar sa s ka burre nene ta shohe qarte krishtin aty…

  5. Alket Bushi Says:

    Ideja baze e filmit nuk eshte aspak e re. “Cogito, ergo sum” (Mendoj, pra jam) e Dekartit besoj se eshte pika frymezuese e filmit. Pra s’ka realitet tjeter pervecse mendimit edhe nese ky mendim eshte dicka qe ne e kemi ne nje enderr gjate gjumit. Ne mund te jemi edhe kavje per eksperiment te disa qenieve shume me te zhvilluara se ne, madje edhe ato vete mund te jene kavje te disa qenieve shume me te zhvilluara se ato e keshtu nuk dihet se ku mund te ndalet ky supozim. Megjithate nuk ka pse shqetesohemi nga ky dyshim. Ne jemi ajo qe mendojme cdo cast te dhene dhe pertej kesaj per ne s’ka dhe as duhet te kete gje tjeter.
    Nga pikepamja artsike filmi le shume per te deshiruar. Teknikisht dhe filozofikisht eshte shume i arrire. Megjithate nuk i shpeton as ai amerikanizmit veles (qe ta shpif pershembull ne skenat ku personazhet bejne batuta “inteligjaente” ne kulmin e rrezikut.) Rishihni pershembull “Baladen e Kurbinit” pewr te kuptuar se c’do te thote te besh art ne nje film.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: