Tirana viti zero, shiko online

by

nga Lenci Deda
Eshte film i vitit 2001 dhe flet per realitetin shqiptar fill pas ’97 famekeqe.

Mentaliteti i njerezve, frika, iluzionet qe formohen dhe ndarja midis shpreses per te ardhmen dhe nostalgjise per te kaluaren.

Titulli nuk mund te ishte me i goditur.Aty ishte vertet viti zero, dhe eshte interesante ta shohesh tani pas
10 vjetesh se si kane ndryshuar shume gjera ashtu siç nuk ka ndryshuar asgje.

J’ua keshillojme kryesisht per ata qe jetojne jashte Shqiperise.Eshte nje ore e gjysem çmallje mes fragmentesh te
trishtueshme dhe batutash humori. Nje perzierje aktoresh te brezeve te ndryshem te vendosur ne nje skenar ku
nuk mungon konflikti, e qe perfundon me nje fraze qe te ben te mendosh gjate.

Tirana Year Zero eshte  Bashkeprodhim Shqiptaro – Franko – Belg
Regjia dhe skenari : Fatmir Koçi
Filmi eshte fitues i cmimit “Aleksandri i Arte” ne Selanik 2001.
Interpretojne:
Nevin Mecaj, Ermela Teli, Behar Mera, Lars Rudolf, Rajmonda Bulku, Robert Ndrenika, Birce Hasko.

Shikim te kendshem ketu

__________________________________________________

Tirana Calling o ne Fejsbuk. Nese artikujt ju pelqejne ju ftojme te na shtoni si miq, te na sugjeroni, te komentoni etj etj.

Advertisements

Tags: , , , , , , , , , , , ,

7 Responses to “Tirana viti zero, shiko online”

  1. yummania Says:

    flm isha kurioze per kete filmin.

  2. Last man on earth Says:

    Kam degjuar shume te thene per kete qe eshte film i dobet, por vete se kisha pare.

  3. Andrew Says:

    E pashe sonte. Ne fakt disa pjesa ishin teper te dobeta, por eshte nje deshmi historike e mire se si ishim. Mbas shume vitesh do ua tregojme ndoshta me te vegjelve per t’u shpjeguar se si ishim ne Vitin Zero!

  4. STALKER Says:

    ka fort shance te jete filmi me i mire shqiptar ne keto 20 vite. Fale lojes se personazhit kryesor te filmit !

  5. AjoKetu Says:

    Eshte shume real dhe i shtire ne te njejten kohe, por vetem i tille mund te jete nje qytet mes kaosit. Fundi, me rrugetimin gati te pambarimte, dhe qe, pare perciptas duket nje tejzgjatje e panevojshme e xhirimit, mes gjithe papastertive te ketij qyteti ne fillimin dhe fundin e epokave te tij, te le shijen e hidhur ne goje per do kohe.Aty finalizohet e gjithe komedia absurde qe shoqeron gjithe filmin.Do te doja qe kete film ta shihnin te gjithe shqiptaret, pak rendesi ka se ku ndodhen, por atyre qe jane ne Shqiperi do u bente mire te riperterinin pak ndjesine e neveritshme qe te sjell papergjegjshmeria kombetare.Me duket se e kane harruar. Ky film i ’99-es eshte vertet i mire,ndoshta vertet me i miri i ketyre viteve,por kjo nuk tregon shume per cfare kane bere kineastet tane te mirenjohur gjate gjithe kesaj kohe.

  6. ehe... Says:

    Ajoketuja qenka e tmerrshme per te zhvarrose tema. OK, bej shaka. Por meqe doli ne siperfaqe nje teme filmi, desha thjesht te sjell diçka te lezetshme nga nje kineast qe mbase e njihni te gjithe Jean-Luc Godard. Ky eshte i “Nouvelle Vague”. Mirepo ka ca qendrime, fjale, shprehje, shume tipike grindavecore. S’i behet rehat me askend. Shikoni ç’ka thene para ca ditesh, per krizen greke :
    _____

    “Po t’iu paguanim Grekëve nga 10 euro sa herë që të përdorim fjalën « pra », kriza do të kishte marrë fund një ditë dhe Grekët s’do të kenë përse t’ua shesin Parthenonin Gjermanëve. »

    “Grekët na kanë dhënë logjikën. Është Aristoteli ai që është në zanafillë të fjalës « pra » (parimi aristotelicien i shkakësisë), si për shembull në « nuk të dua më, pra… » ose « të kam gjetur në shtrat me një burrë tjetër, pra… » Këtë fjalë e përdorim me miliona herë, për të marrë vendimet më të rëndësishme. Ka ardhur koha që të paguajmë tani […] Ne i kemi të gjitha mjetet teknologjike për t’i gjetur këto « pra » në Google […] Sa herë që Angela Merkel iu thotë Grekëve « Ne ju kemi dhënë para borxh, pra duhet të paguani », ajo duhet t’iu paguajë pra atyre ca « royalties ».”
    _____

    Kete krizen greke, e ka permendur dhe gjate kohes se festivalit te Cannes, kur nuk shkoii fare dhe iu dergoi nje leter drejtuesve, me keto fjale (shume pizeveng eshte…) :

    “Si pasojë e ca problemeve të tipit grek, nuk do të mund të jem mirënjohësi juaj në Cannes. Me festivalin, unë do të shkoj deri në vdekje, por nuk do të bëj asnjë hap më tej. Miqësisht, Jean-Luc Godard”.

    Dhe këtë e shoqëron me një portret të një regjizori japonez. Ec e merre vesh ç’kungull ka ky.

    Nejse. Ku e lamë ?

  7. alfred Says:

    Eshte me mire te bej filma Godardi. Nuk ka asnje marrdhenie, as minimale, me “llogjiken aristotelike” ajo qe ka thene ai.
    “Greket na kane dhene llogjiken” nuk eshte fraze mbi te cilen mund te shprehim nje gjykim nese eshte e vertet apo fallco. Ndaj vete fraza qe ka thene nuk eshte llogjike, pra thuaj Godardit te merret me tjeter gje. Nese nuk i pelqejn gjermanet le ti shaje, por tmos futet ne muhabete qe nuk ja ka idene. KJo me duket me me teper kuptim.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: