Alban Skenderaj – Melody dhe ftese per te riprovuar

by

Deri ne nje fare pike, Skenderaj ka qene nje perralle e bukur, nga ato me happy end. Televizori i madh nga Tirana, talenti  nga rrethet, triunfi e kontrata diskografike, nje sukses sa i shpejte aq edhe marramendes.


Pershtypja ime ama eshte qe kur perralla mbaroi nuk mbaroi komplet, dhe akoma Skenderaj vuan kete damke Top Channel, e ndjen si kufizim te talentit te tij dhe here pas here mundohet t’a thyeje, dhe pse pa shume bindje. I njejti proces Elsa Lila qe ne nje festival paraqitet papritmas si punk duke fituar admirimin tim total dhe nje fare perbuzje nga ata qe deri dje e dashuronin. Lila nuk hyn te kengetaret e mia te preferuara, por qe nje veprim i guximshem. E dinte se çfare po bente dhe e dinte se pse po e bente.

Per Skenderaj zgjidhjet jane dy : ose na tregon per dashurite e tua dhe behesh nje fare Redon Makashi modern, ose provon  nje rruge te re ku fansat adoleshent nuk te ndjekin me, dhe natyrisht, kjo eshte me e veshtira.  Ne Melody Skenderaj zgjedh me shumti te paren, duke i shtuar edhe nje racion te mire ndjenjash te sheqererosura. E pranoj, ne fillim shikoja Skenderaj si nje fare Jeff Buckley i klases punetore, dhe jo vetem s’eshte i tille, po as nuk deshiron te provoje.
Albumi qe kemi ne dore eshte nje album me shume defekte e me ndonje kenge te bukur. Kenget ne pergjithesi qendrojne dhe mund te themi pa dyshim qe ja ka marre doren, di se si te ndertoje nje kenge dhe nje album. Kam nje fare mosbesimi kur çunat tane kendojne ne anglisht, por “Let me die with you” eshte kenge e bukur.
Difektet ama jane te shumta. Te gjitha kenget, pak a shume, bazohen tek Dashuria, nuk e di sa sa here permendet “ti“, “nevoje per ty” “syte e tu”  e fjale te tilla. Albani merr skenen dhe grupi nuk ndihet fare. Buckleyanet te me falin per shembullin, por kam menduar shpesh se çfare do ishte ajo kryeveper qe quhet “Grace” pa grupin e sidomos pa ate gjeni te baterise qe eshte Matt Johnson. Nese futesh me nje grup ne studio domethene qe duhet ti lesh nje fare hapesire, duhet te shprehen. Ketu nuk ka as 10 -15 sekonda me radhe ne te cilet grupi te beje muzika pa zerin e Skenderaj. Eshte vertet per te ardhur keq sepse me sa mund te degjojme ne sfond kitara dhe bateria nuk jane aspak te keqe. Duket sikur Skenderaj merzitej te rregjistronte vetem dhe ka marre disa miq qe ti bejne shoqeri ne studio. Ky eshte nje nder difektet me te medhaja te albumit.    Shpresat pra jane, sa te Skenderaj aq edhe te Kthjellu. Kthjellu jane nje grup cilesor, arrijne te krijojne te gjithe ata sfond per te cilin zeri i Albanit ka nevoje, pa hequr dore nga identiteti i tyre. Ose ndjek eksperimenti Kthjellu, ose nuk e ndjek. Eshte e thjeshte. Shembulli i pare qe me vjen nder mend jane Redon Makashi & Arb. Arb nuk arriten kurre nje dinjitet si grup ne vetvete sepse i shikonim ashtu si ishin: jo si nje projekt i ri po thjesht ca veta te cilet rrinin mbrapa Redonit pa i shtuar gati asnjegje.
Nuk e di nese Skenderaj ka mani protagonizmi, shpresoj qe jo. Nje nga kenget me te bukura, e thashe siper, eshte Let mi die with you. Kjo sepse eshte kenge ne te cilen zerit te tij i shtohet nje vajze shume e zonja qe quhet Miriam Cani. Arrin te thyeje monotonine e zerit te Albanit dhe te japi diçka te re. Tashme ka shembuj te pafund mbi grupe te kane me shume se nje kengetare, do per rastesi e do per te thyer diçka ne album, per te mos ta bere gjithmone te njejte.  Kete ose e ben kengetari i dyte, ose e ben grupi, dhe si eksperiment eshte i arrire ne bashkepunimin me Kthjellu. Zgjidh e merr.
Nje shembull biblik : te Beatles p.sh, kendonin qe te katert.
Me pak fjale, eshte nje album qe premton, por nuk mban premtimet e tij. Nje album qe e kam te veshtire ta gjykoj te pranueshem, por qe ka dinjitetin e tij dhe nuk eshte as i keq. Eshte nje album qe nuk eshte e nuk zhgenjen, qe te le ne pritje per punen tjeter. Nuk te bind, per rri aty, provon te te bindi, impenjohet. Pak a shume si Partizani. Ajo qe e ben te veçante eshte se ndihet potenciali qe ka djali dhe djemte e tij. Nese do arrijne te gjejne menyren e sakte per te koordinuar kete alkimi e ardhmja do jete, ne mos e shndritshme,sigurisht interesante.

__________________________________________________

Tirana Calling o ne Fejsbuk. Nese artikujt ju pelqejne ju ftojme te na shtoni si miq, te na sugjeroni, te komentoni etj etj.

Tags: , , , , , , , , , , ,

5 Responses to “Alban Skenderaj – Melody dhe ftese per te riprovuar”

  1. uninvit3d Says:

    Bahh me stressove TC Ke permendur Jeffin ne cdo fragment ngjitur me Mr Teen-Skenderaj..
    Do duroja ngercin e termit ”Jeff son of Tim” me me pak stress..

  2. tiranacalling Says:

    Te kuptoj uninvit3d dhe te jap te drejte.
    Ne fakt, kur e permend diku, kerkoj edhe falje per krahasimin.

  3. tiranacalling Says:

    Harrova, sa per Albanin, po…nuk eshte tamam muzika qe na pelqen, por nga ana tjeter, nje degjim nuk ja mohojme askujt.

  4. uninvit3d Says:

    Nje perralle e bukur nuk mohohet …sidoqofte!

  5. enxhi Says:

    ej alban skenderaj eshte kengetari me i mire shqipetare dhe kenget e tij jane te mrekullueshme .albumi eshte vleresuar si me i miri i vitit 2009 dhe nese ju nuk e pelqqeni puna juaj sepse ndoshta smerrni vesh nga muzika .

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: