Che – Argjentinasi

by

E mbaj mend mire kur qarkulluan lajmet e para se Soderbergh po mblidhte material mbi nje film per Ernesto Guevaren. Guavara ishte nje ideal me shume se sa nje njeri, nje Jezus modern, Soderbergh nje rregjizor qe bente  filma tip Ocean’Eleven,  1, 2 e 3. Ca dreqin donte me rivolucionarin argjentinas?

Ishin vitet kur doli Ditaret e motoçikletes (  Diarios de motocicleta ), nje film i Walter Salles  ( City of God  ) qe trajton jeten e nje Guevara akoma student qe me mikun e tij xhiron Ameriken Latine.

Ne nje fare menyre, Che – Argjentinasi fillon aty ku mbaron Ditari i motoçikletes. Guevara eshte rritur, ka lene Argjetinen dhe sillet neper Amerike Latine duke kerkuar nje zbatim praktik per idete e tij. Pak a shume rastesisht takon Fidel Castro dhe vellain e ketij, Raul. Fidel eshte nje avokat kuban, fytyra tjeter e Guevares, me praktik dhe me i vendosur. Ka pesuar burgun sepse ka hedhur ne gjyq diktatori Baptista dhe ne Meksike po  pergatit nje çete luftetaresh per tu ri-futur ne Kube.

Filmi fillon diku ketu, tek takimi i Fidel me Guevaren. Deshmimtare thone qe  kaluan nje nate te tere duke folur per situaten politike ne vend dhe Guevara u bind qe Kuba ishte me se e pershtashme per planin e tij. Ne film skena zgjat disa sekonda, por ajo qe eshte e rendesishme eshte  qe pak muaj me vone nisen me nje barke gjysem te shkaterruar e zbarkojne ne Kube. Jane rreth 80 veta, e 12 nga keta do futen fitues ne Havana. Filmi i pare – kujtojme, Che perbehet nga dy filma, i pari Argjentinasi mbi te cilin po flasim qe trajton Kuben dhe Guerrilja qe flet mbi eksportimin famekeq te rivolucionit ne Bolovi – tregon nisjen dhe formimin e rezistences. Flashback, qe mbas Lostit nuk jane me turp, tregojne edhe nderhyrjen e Guevares ne O.N.U, bere ne 1964 si perfaqsues e Kubes. Ka, ne fakt, nje kontrast te madh midis skenava ne pyjet kubane dhe asaj ne O.N.U, bardhe e zi.

Kritika, me shume se sa per realizimin e filmit, ne fakt mund te behet mbi permbajtjen e tij. Del Toro e Soderbergh kane studjuar per tre vjet ne ditaret e Guevares, dhe ne pergjithesi jane munduar te japin nje Guevara sa me afer realitetit.  Ditaret jane mjaft te besueshem, edhe pse ndihma e Paco Ignacio Taibo II, autori i nje biografie te sukseshme mbi Guevaren do kishte qene me se e nevojshme. Porteti qe del eshte nje njeri i pameshirshem ne lufte, por edhe nje doktor e nje njeri me te gjitha dobesite e tij. Problemi eshte qe ne nje fare menyra kane kapur thenje e situata te ndryshme pa nje kriter kronologjik. Mund te zhgenjeje historianet por ushqen te uriturit, ata qe besojne akoma ne disa ideale edhe ne nje shekull bosh si ky qe jetojme, ata qe nuk mendojne se “liri”, ” demokraci”, “lufte” jane bere fjale te pista tashme, u ka dale boja. Nje fare Best Of Che, Volume 1. ( Po, kemi pushkatuar dhe do pushkatojme, thote ne O.N.U. Pak minuta me vone e gjejme ne fshatrat kubane tek mjekon fshataret midis nje luftimi dhe nje tjeter. ) Fjale te thena vite me vone apo ne nje situate tjeter permblidhen pa ndonje kriter logjik, perveçse faktit qe jane thene gjithmone nga Guevara.

Defektet e filmit qendrojne, ishte e paevitueshme. Njera, qe del mbi te tjerat, eshte fakti qe mungon komplet kontrasti Guevara-Casto, nga filmi duket si nje muaj mjalti nderkohe qe nuk ka qene tamam keshtu.

Ndoshta pak i tepruar insistimi mbi azmen e Guevares, ndoshta pak lodhes fakti qe leviz ne tre nivele : Guevara ne Meksike, Guevara ne Kube e Guevara ne O.N.U. Por duhet kuptuar edhe qe duke folur per nje histori kaq te madhe, kjo ishte nje zgjedhje e paevitueshme.

Por ne fund te fundit, djema, eshte nje film mbi Che, dhe jam gati ti fal shume gjera. Eshte filmi qe ndoshta do ndryshoje idene e shume gjimnazisteve qe mendojne se Che eshte ai tipi qe ben bluze me fytyren e tij, konkurrent i Giorgio Armani e Versace. Nje film mbi idealet e humbura, jo vetem tonat por edhe te gjithe kontinenteve. Ndoshta e e kemi me te veshtire te vleresojme nje film mbi nje komunist, per historine tone personale e per historine e popullit tone. Ju keshilloj, atehere, te shikoni nje film mbi nje njeri qe kishte nje ideal e qe luftoi per te, kronika e nje jete te jashtezakonshme. Asnje film s’mund te na bindi mbi nje njeri te tille, por Che – Argjentinasi i afrohet shume. Nga ana tjeter, del Toro eshte ne forme te shkelqyer dhe e ka merituar çmimin e Cannes si Aktori Me i Mire.

__________________________________________________

Shkarko filmin

Tirana Calling o ne Fejsbuk. Nese artikujt ju pelqejne ju ftojme te na shtoni si miq, te na sugjeroni, te komentoni etj etj.

Tags: , , , , , , , ,

7 Responses to “Che – Argjentinasi”

  1. aurora Says:

    esht e veshtire qe diçka qe ‘njihet’ te ushqej urin e dikujt qe e ka kerkuar pertej idealit.pothuajse e pamundur.
    filmi s’me pelqeu aspak. ç’do lidhje ose jo lidhje s’ka asnje afersi me realitetin .

    i embel per guston time te jetes. normal,esht vetem film.

  2. loer kume Says:

    filmi ishte great, dhe ditaret e motocikletes ishte great, te dy filmat edhe pse me dinamike te ndryshme nga njeri tjetri jane mbushur me nje atmosfere poezie e frymezimi qe na ushqen te tereve ne menyre subkoshiente te paevitueshme… po, kemi pushkatojme… per nje bote me te mire!

  3. dARIEN Says:

    Po, ne total mua pjesa e pare me pelqen.

    Te disuktosh mbi nje figure si Guevara eshte tmerresisht e veshtire, do per peshen njerezore e politike, do per veshtiresine dhe kompleksivitetin e njeriut ne fjale.

    Subilme skenat ne O.N.U, ne “gojen e ujkut”, ne Yorkun e Ri.

    Nga ana tjeter, i kuptoj shume mire ata njerez – si miqte e mi argjentinas – te cileve filmi nuk u ka pelqyer aspak.

  4. STALKER Says:

    “Ndoshta pak i tepruar insistimi mbi azmen e Guevares”

    Ajo eshte gjetja ME E BUKUR e filmit !!

  5. dARIEN Says:

    Dakord Stalker, por deri diku.

    Psh, nje episod. Kur grupi 26 Korrik niset nga Meksika per ne Kube, dyshojne se ka nje spiun ne grup, keshtu qe Fidel vendos qe kur t evije urdheri per tu nisur te gjithe te nisen me grupe dhe pa marre rroba, arme, libra e pa u ndare. Keshtu ndodh. Ne nxitim e siper Guevara harron ilaçin e tij per azmen, dhe gjate udhetimit ka kriza te tmerrshme. Mos e konsidero filmin, ishin 82 veta ne nje barke qe mbante 20 dhe as nuk leviznin nga vendi sepse s’kishte vend per te levizur, edhe pse Soderbergh i tregon sikur te kishin qene ne nje jaht luksoz.

    Ne nje moment Guevara kalon nje krize te thelle dhe shtrihet e nuk leviz per shume ore. Shoket informojne Castron, i thone qe ” Argjentinasi ka vdekur!” Castro, i ftohte si gjithmone, pergjigjet thjesht ” Nese ka vdekur hidheni ne det!”

    Tani, sipas rradakes sime, kjo skene e futur ne film do kishte qene shume me e fuqishme se sa ato azmat ne film.

  6. STALKER Says:

    dARIEN,
    nuk po te kuptoj : ti ku e paske lexuar kete “skene” qe nuk qenka futur ne film ?? (punen e barkes)

    Me sa di une, per filmin, Soderbergh-u ka punu per 7-8 vite (uff, me ne fund, dhe jo 7-8 muaj, sa per te bere filmin komercial te rradhes). Keshtu qe vertetesia historike e filmit nuk duhet vene as dhe nje sekonde te vetme ne dyshim (ai gjithshka e ka pergatitur ose permes ditarit te hatashem qe ka lene vete Che, ose deshmive te companeros-ve te tij, qe jane gjalle.

    “Che” eshte FEMIJA i vertete artistik i krijimtarise se Soderbergh-ut (qe NUK eshte pa talent, por eshte shpesh i “shitur” artistikisht). E ka qare “Che”-ne (po aq sa qava dhe une ! vertet !!), e ka bere gjithe qejf. Che eshte film SHUUUUUUME kinofil, duhet te kesh sy te “mesuar” per ta shijuar subtilitetin e filmit. Pune e madhe se nuk e kane pelqyer miqte e tu argjentinas, ABSOLUTISHT asgje s’do te thote (perkundrazi, ja rrit filmit vlerat, ne sensin artistik) dhe qe e nxjerr KOMPLET jashte loje nje sorrogato kinematografike alla-hollywoodçe siç je i shpifuri “ditaret e motoçikletes” (Che do ngrihej nga varri e do thoshte : Me falni, po jeta ime nuk ishte video-clip😉

    kam shkrujt me gjate per Che-ne : http://filmjournal.net/autori/2009/03/22/che-guevara-pjesa-e-i-film-amerikan-nga-steven-soderbergh/

  7. Darien Levani Says:

    Po tani, Stalker, nese miqte e mi argjentinas qe besoj e njohin me mire se sa une e sa ti me thone qe nuk u ka pelqyer nga kendveshtrimi biografik, do kete ndonje arsye. Po flasim, gjithmone, per anen biografike jo artistike.

    Skena qe te thashe me siper e gjen ne shume vende. Une do te te keshilloja biografine e Guevares nga Paco Ignacio Taibo II, me e kompletuara dhe me e ftohte nga biografite e tij.

    Natyrisht, jam dakord me ty. Brenda parametrave hollivudian edhe per mua Soderbergh ka bere punen me te mire qe mund te bente. Kjo s’do te thote qe ka bere punen me te mire ne absolut. Thjesht kaq.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: