1973 – The dark side of the moon

by

Le te flasim per Zoterat e muzikes, me pretendim te shpjegojme sadopak mbi Pink Floyd, duke e pasur parasysh qe eshte nje histori teper e madhe per ne, per nje artikull, por te bindur  qe eshte nje histori qe duhet treguar, qofte edhe ne menyre siperfaqesore.

Le te kthehemi pak mbrapa ne kohe.

Ne 1973 ne Paris behet akordi i paqes mes Sh.B.A dhe Vietnamit e ne te njejtin vit del nje nga albumet te te arrire te historise se muzikes: The dark side of the moon. OPEK vendos te rrise cmimin e naftes; kriza boterore e enrgjise, lufta arabo-izrealiane, hippie, the Velvet Underground, lufta e pameshirshme per te marre vendin e lene bosh nga Beatles.
Te gjitha keto ngjarje s’kane asgje te perbashket perveçse vezhdimesise ne kohe dhe hapsire te forces se tyre gravitazionale, asaj force te cuditshme qe Battiato se perkufizonte dot; kaos dhe ekuiliber e paperceptueshem.
Albumi i dyte me me influence ne historine se muzikes mund te quhet nje veper tragji-komike me nente akte ku dominon Roger Waters, i vetmi qe gjendet kudo, me tingujt e tij, duke duke pohuar nevojen e gjykimit te lire dhe rastesise se veprimeve(eclipse); ana e erret e henes apo, nese preferoni, e cdo gjeje qe takojme pergjate ekzistences sone.

Cdo pjese e ketij albumi eshte nje ngjarje me vete e jetes njerezore pa te cilat uniteti s’do ishte i tille.

Pink Floyd tashme kane hequr qafe kengetarin Syd Barret dhe futen ne studio me pretendimet e çdo grupi normal. Te bejne albumin e shekullit, te behen te pasur dhe te perfeksionojne ate tingull qe kerkojne prej kohesh. Nje kryqezim rock dhe psychadelik. Eshte tamam periudha ne te cilen arrijne sintetizoret e pare te besueshem dhe manual. Mason e Waters do kalojne ore te tera duke luajtur me te.

I njohin kenget, i kane provuar per muaj me radhe  dhe nuk e kane aq te veshtire ti rregjistrojne. Levizja gjeniale eshte nje fare ngjitje qe ky album peson me perfshirjen e nje kengetare te panjohur, Clare Torry, qe ben hapjen e The great gig in the sky. Pink Floyd i paguajne vetem 30 sterlina per zerin e saj  te magjishem, nje ofendim per çdo muzikant. Vetem mbas 30 vitesh Torry do i hedhi ne gjyq, dhe do fitoje me kusht qe ky lajm te ngelet sekret. Eshte nje ves i keq ky i Waters, as femijet qe bejne korin e  Another brick on the wall, jo vetem qe nuk jane paguar kurre, por askujt nuk u ka shkuar nder mendje tu dhuroje te pakten nje cd te albumit The Wall.

Eksperimenti tjeter, me se i sukseshem, provuar ne Dark side jane pyetjet-rrufe. Waters merrte kedo qe kalonte ne studio dhe e rregjistronin ndersa u pergjigjej disa pyetjeve mbi jeten, vdekjen, henen e te tjera. Shume nga zerat qe flasin ne album jane tip portieri i studios apo tekniket qe benin rregjistrimin. Ne dhomen afer ishin edhe Paul e Linda MaCarney. Gilmour kujton se si bene te njejten loje edhe me ta, por thote ” Paul ishte aq i mesuar me intervista saqe pergjigjet e tij nuk permbanin efektin surprize qe ne kerkonim, ndaj vendosem qe te mos i fusnim…”

Albumi, kenge mbas kenge, eshte :

Speakt to me/ Breath, eksperienca e pare njerezore, femija i sapolindur, hap albumin duke i dhene fytyre nje krijese enigmatike qe me pas do behej me e qarte ne kenget e tjera. Nje histori e plote njerezore  e shkrire ne tingujt psikedelik qe fundosin fantazine ne udhekryqet me te erreta te jetes.

Me pas, ne kete proces te vazhdueshem krijimi, mund te mendojme per Us and them, dualizmin shekullore mes cdo gjeje.

Time eshte sinonimi i fatit te pakundershtueshem te qenjeve qe marrin fryme, plakjes se natyrshme te te rinise se  harruar akoma pa u bere te vetedijshem mbi  ekzistencen e saj.
The great gig in the sky eshte tempulli i tjetersimit, i vazhdimesi se ndjenjes se vdekjes qe pushton cdo cep te natyres dhe qenjes. Eshte ndjenja e te krijuarit dhe e krijuesit, vdekjes dhe e deshires per te shpetuar ; germim ne mendimet mbi rrugen e shpetimit nepermjet fese, fjales ngushelluese.

Money  eshte perceptim mbi konsumizmi dhe konseguencat qe sjell ne mendjen e njeriut. Brain damage jep pershtypjen e  vazhdimit te Time por ne fakt eshte plakja ajo qe sjell largesi prej cdo gjeje qe kemi qene me perpara, nje dianjose e re e cmendurise.

__________________________________________________

Tirana Calling o ne Fejsbuk. Nese artikujt ju pelqejne ju ftojme te na shtoni si miq, te na sugjeroni, te komentoni etj etj.

Tags: , , , , , ,

3 Responses to “1973 – The dark side of the moon”

  1. Alket Bushi Says:

    Ka dy vjet qe po i shijoj pafundesisht Pink Floyd. I degjoj gati perdite. Mendoj se duhet te arrish nje fare pjekurie qe t’i shijosh, ngaqe muzika e tyre nuk eshte imponuese. Ajo duket sikur nuk tentoin aspak te te beje per vete dhe te qendron larg, por po u afrove dije se s’ke per t’iu shqitur kurre. Ma merr mendja se edhe po u bera 80 vjec kam per t’i degjuar me te njejten deshire. Duke perjashtuar klasiket, per mua jane me te medhenjte. Ata kane arritur te krijojne dicka mitike ne mes te shekullit “te konkretes deri ne felliqesi”. Darien, po me ben per vete me keto shkrimet e tua!

  2. emigrant Says:

    YES! Dhe mire e the, ai froni i The Beatles (plus The Rollingstones) sikur kishte mbet bosh… derisa ja bene “brram” keta.

  3. aurora Says:

    preferoj dhe kryesoj albumin “The piper at the gates of dawn” – afer velvet underground, jefferson airplane , red crayola , doors

    aty barret me kitarren e tij ecte ‘vetem’ dhe nderkohe ushqente grupin duke i dhen personalitet dhe origjinalitet.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: