Gran Torino dhe kthimi madheshtor i Clint Eastwood

by

Nese kishim nevoje per nje konfermim te metejshem mbi talentin e mbi aftesite e Clint Eastwood, ja ku eshte filmi qe mund te konvertoje edhe heretiket anti-Clint.

Quhet Gran Torino, eshte filmi qe po prisnim prej muajsh e qe nuk zhgenjen as edhe per nje sekond.
Ne nje Amerike shumetnike Eastwood qe luan edhe protagonisti kryesor eshte relikti i nje kohe te shkuar, nje fare ispektori Callaghan ne pension mbas nje jete ne fabriken Ford. Gran Torino, makine Ford e vitit 1972 pushon ne garazhd, ashtu si kujtimet e Eastwood, hero lufte ne Kore. Eshte perseri i rrethuar por kesaj here jo nga armiku : nga femije qe nuk e kuptojne e presin vetem trashegimine, nga nje prift klasik qe kerkon te komunikoje me te dhe, ironia e fatit, nga nje famije aziatike me te cilet mendon qe nuk ka asgje te perbashket. Por ja qe pikerisht keta futen me fuqi e ne menyre te natyrshme ne jeten e Eastwood, midis batutash raciste sa mizore aq edhe njerezore. Ngjarjet pastaj rrjedhin ne dhune, ashtu si edhe fundi, nga momenti kur Eastwood e ndjen si detyre mbrojtjen e kesaj familje. Dhe, edhe pse jemi burra dhe lotet nuk zbresin, zemra qan per nje fund te mahnitshem.
Eastwood leviz mjeshterisht sa ne kamera e ne skene per ti krijuar nje film qe ne thelb ngelet western. Ajo qe habit ama nuk eshte aq shume perfeksioni i filmit por thjeshtesia me te cilen Eastwood e arrin kete. Historia rrjedh si nje burim i kulluar – nuk ngec, nuk ndalet, nuk kthehet mbrapasht – dhe si perfundim krijon nje film qe te le shume, te rrit e te permireson. Eastwood jep te njejtin mesazh e te njejtat ndjenje si te Million dollar baby, pa qene aq i rende sa aty.
Nje film western, i bukur, e mbi te gjitha, nje Film me F te madhe

__________________________________________________

Shkarko filmin

Tirana Calling o ne Fejsbuk. Nese artikujt ju pelqejne ju ftojme te na shtoni si miq, te na sugjeroni, te komentoni etj etj.

Tags: , ,

4 Responses to “Gran Torino dhe kthimi madheshtor i Clint Eastwood”

  1. oltimus Says:

    me shume rrjedhshmeri…mendoj se “there’s lack of it”….nejse mo, ma mbushet mendjen me e pa😉

  2. bubikacurrel Says:

    BUKUR , KOMPLIMENTI

  3. Ismail Ademi Says:

    Filmin e pashë këtë javë, pasi lexova disa përshtypje dhe ma sugjeruan shumë njerëz. Më pëlqeu. Fakti që autori është përpjekur të kapi disi dinamikat e bashkëjtesës së kulturave të ndryshme e bën atë të denjë për rrespekt. Në fund arrihet të kuptohet se tek e fundit, secili ka probleme të ngjashme brënda vetes, brënda familjes, mureve të shtëpisë, dhe fakti i të pasurit një orgjinë apo një tjetër, nuk ka të bëjë fare.
    Në një farë pike e thotë dhe ai vetë me një batutë: “ o Zot i madh, kam më shumë gjëra të përbashkëta me këta turiverdhët sesa me familjen time”. Nga ana e tyre dhe “turiverdhët” problemet më të mëdha i kishin me të njashmit e tyre dhe jo me “amerikanët

  4. xANDER Says:

    miredita,
    Ky film eshte, si te themi, nje pakete komplete e tere filmografise se Eastwood. Ne te gjej temat me urgjente sot ne shoqerine boterore: racizmin, integrimin, familjen, rolin dhe rendesine e referimeve tek te rinjte/adoleshentet, zgjedhjet etiko-fetare te individit, sakrificen e hakmarrjen…
    Ben fjale edhe per dy tendenca paresore: ate te mbylljes ne vetvete duke u perforcuar ne prakticitet e manualistike te perditshme dhe ne anen tjeter ne ate te hapjes me tjetrin, kapercimin e kufijve, ndarjen e ndjenjave e pershtypjeve me te panjohurin (qe rezulton qe nuk eshte shume ndryshe nga te gjithe ne!)… etj etj. Mund te diskutohet pafundesisht per nxitjet e pyetjet qe na ngren filmi.
    Per mua eshte nje kryeveper moderne e kinemase!!! Si gjithmone, i pameshirshmem, i joni Clint!!!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: