Lehtesia e paperballueshme e te qenit

by

nga DaNa.


E kam te veshtire te dal nga nje biblioteke apo libreri me duart bosh.

Dhe as atehere nuk e zhgenjeva kete mani timen. Dal me nje liber me kopertine te thjeshte ngjyre bojeqielli por me nje titull terheqes “Lehtesia e paperballueshme e te qenit” . Kaq mjaftoi per te me kapur kureshtjen,nje titull qe vete ishte shprehje e nje kontradikte. Plus çmimi ekonomik ( natyrisht )  vetem 9 euro. Me kaq, 45 minuta me vone, ulur ne vagonin e fundit te nje treni, hyra ne boten e nje prej autoreve qe me shume me kane ipnotizuar.

Te flasesh per Milan Kundera nuk eshte gje e tjeshte, sepse i thjeshte nuk eshte as autori e as idete e tij.

Mund te them qe lind ne 1 prill te 1929 ne Brno,Cekosllovaki, mund te vazhdoj  duke treguar qe jeton ne France qe prej vitit 1975 dhe ka fituar nenshtetesine franceze me 1981, qe eshte i mirnjohur ne gjithe boten  por keto jane informacione te kota ne kete kontest.

Do te me pelqente me shume te flisja per ate qe librat e tij arrijne te bejne me mendjen e lexuesit.

Ajo qe terheq nga ky autor eshte idea qe romani nuk eshte thjesht nje histori per tu treguar, por mbi te gjithe nje hapesire ku te mendosh dhe ku te vesh ne loje idete e tua personale.

Kur lexon librat e tij, ne mendjen e lexuesit behet e qarte qe Kundera nuk eshte nje autor klasik i nje romani klasik, nuk eshte autori qe di gjithcka, nuk kerkon me domosdoshmeri koerencen e nje idee sterile. Ura qe bashkon formen e romanit me idete eshte personazhi dhe vetem ai. Autori thjesht percjell personazhet e tij gjate romaneve duke bere te qarte qe e rendesishme nuk eshte te shohesh sjelljen e tyre, as monologet e brendshem, e rendesishme eshte ajo qe keto dy gjera se bashku krijojne ne lexuesin. Nuk cudit pra fakti qe Kundera sheh romanin si nje pyetje te gjate ne pritje te nje pergjigjeje. Nje pergjigje e veshtire sepse eshte resultat i nje thurrje elementesh, qe mund te zgjidhen brenda nje dite apo brenda nje jete.

Mund te humbas duke folur per autorin,dhe prape se prapi fjalet e mia do ishin te kota, sepse c’do liber eshte diçka qe ndryshon vazhdimisht forme ne duart e secilit prej nesh. Pra, ide dhe shije personale menjane, vepra e tij me e njohur eshte “Lehtesia e paperballueshme  e te qenit” dhe ky roman eshte per lexuesin nje strument  i domosdoshem per te njohur autorin ose me mire,per te bere disa pyetje mbi te.

Milan Kundera eshte çekosllovak dhe meqenese ka lindur ne 1929 ka jetuar regjimin,riformat e pranveres se Prages dhe okupimin ushtarak rus. Ketu lind libri, i pandarshem nga momenti historik. Tema e trajtuar eshte mjaft e rrahur ne letersine  moderne – njerez qe luftojne per te gjetur kuptimin e jetes, vlera, individualitet – por ka dicka unike ne menyren se si Kundera trajton keto tema. Romani i tij terhiqet nga personazhet dhe ne kete menyre behet diçka e lehte, qe cudit lexuesin qe gjendet duke bere arsyetime te veshtira me nje lehtesi te pabesueshme. Kjo sepse c’do gje lind ne funksion te jetes se personazheve. Ky nuk eshte nje liber qe lexohet me nje fryme, edhe pse ndoshta ka pak pika filozofike mbrapa dhe ato nuk jane te thjeshta.

Eshte edhe nje liber qe mund te behet i bezdishem nese lexuesi nuk pranon te arsyetoje mbi idene qe Kundera ka per jeten. Nuk them te jete dakord me te,por thjeshte te arrij ta kuptoje ate dhe menyren se si mendon.

__________________________________________________

Tirana Calling o ne Fejsbuk. Nese artikujt ju pelqejne ju ftojme te na shtoni si miq, te na sugjeroni, te komentoni etj etj.

 

Tags: , , ,

4 Responses to “Lehtesia e paperballueshme e te qenit”

  1. bubi Says:

    shkrim i bukur , cdo roman eshte nje udhetim ,ta lexojme kete liber

  2. aurora Says:

    s’kuptoj kte prezantimin banal te nje libri banal

    nuk perkthehet/perdhunohet titulli kshu. humb! dhe djeg kuptimin

  3. dorinaB Says:

    KUndera nuk eshte banal,libri asnjehere smund te kosiderohet i tille …libri nuk eshte banal …pse shqetesohesh per nje titull qe ti mendon se i perket nje libri dhe autori banal ,vemendje te tepruar po i jep dickaje te kosideruar banale nga ana juaj,cfare tregon kjo qe ju po interesoheni krejt papritur per Kunderen …;)

  4. erinda Says:

    lehtesia e paperballueshme e qenies eshte romani me i bukur qe kam lexuar ne jeten time, dhe besoj qe eshte nje kryeveper boterore, eshte nje roman qe kur e lexon nuk reziston dot t’ia keshillosh ta lexoje cdo njeriu qe takon. kete veper me shume se nje lexim duhet ta studiojme per te mesuar cdo ide te hedhur nga autori,pasi jane te shumta dhe te analizuara ne menyren me terheqese qe ekziston. niveli artistik i romanit eshte ne kulmin e saj. menyra e lidhjes se ngjarjeve eshte mahnitese. qe ne filim te romanit permendet “edipi mbret”, per te cilin nuk kuptohet pse permendet kaq here. por mbas disa ngjarjeve autori shfaq me ne fund arsyen, per kohen e komunizmit kundera na jep zgjidhje veprimet e edipit. ashtu si edipi ishte martuar me nenen e tij pa e ditur dhe kur e mori vesh u largua nga teba, kundera na thote qe dhe ata njerez qe kane jetuar ne kohen e komunizmit nuk mund te thone qe jemi te pafajshem sepse kemi vepruar sipas sistemit, por keta njerez duhet te veprojne si edipi dhe te largohen nga vendi. kjo eshte e vetmja zgjidhje qe jep kundera, po te mendosh pak me thelle ai nuk e permend ne asnje vend qe keta njerez duhet te denohen ne asnje forme. dhe per sistemet ne nje ore mesimi te realizmit soc profesori i rel. soc shpjegon se nuk ka me lufte midis se mires dhe se keqes por vetem midis se mires dhe me te mires, dhe elementet negativ (Amerika) vijne vetem nga jashte. kjo gje duket dhe ne filma ku temat e filmit jane nje cift qe ai mendon se ajo nuk e do dhe ajo po keshtu, ne fund pajtohen. ky shembull qe sapo solla eshte vetem nje teme e romanit, po aty flitet per xhelozine qe kundera e lidh me teorine e frojdit, ku frika e terezes qe kishte per tomasin i shfaqej cdo nate ne enderr. flitet dhe per dashurine e vertete ku tomasi thote qe dashuria nuk eshte me ate qe ben aktin seksual por me ate qe ndan gjumin e nates. romani hapet me filozofi nga nicja qe eshte pak e veshtire per tu kuptuar, por kjo gje rimmerret me vone, ku kundera merr nga nicja idene per gabimet njerezore, ai thote qe nje njeri ne kete jete ben gabime, po ti japim mundesine e dyte ne nje planet tjeter per te korrigjuar gabimet, perseri do te bej disa, mbase disa me pak po gjithsesi perseri do gaboje e keshtu vazhdon me rradhe deri ne planetin e shtate ku njeriu prap mund te gaboje. te gjitha keto dhe gjerat e tjera qe trajtohen ne romanit jane shume aktuale nga ku mund te mesosh pafund ne menyren me perfekte, ska forme tjeter me te mire keshillimi dhe edukimi sesa leximi i nje romani. autori na e percjelle ne menyren e tij gjeniale dhe cdokush e perveteson sipas personalitetit te vet.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: