Kjo nuk është një apologji për rininë!

by

nga Andi N. H.

–  O çuno, i kafe dhe i uj’ pa gaz t’lutem!
E ç’të mos bëhesh sedentar kur dhe tek kjo fjali bazike ke difekte gramatikore?


O çuno/goce gjej diçka për të kanalizuar energjitë! Leri kafet dhe investo në pasionin tënd. Bli një aparat fotografik, një instrument muzikor, një program kompozimi, një top futbolli, birila cirku, bileta teatri. Paguaj kurse kërcimi ose yoga po mjaft i kalove mbasditet nëpër lokale se kështu bën lumturinë e virusit, tashmë shumë mirë të instaluar, të mediokritetit. Nuk dua t’i hyj shumë thellë telasheve që po na sjell ky virus, po mjaftohem duke thënë me hidhërim se një nga arsyet që jam kundër hapjes të kufinjve mes Shqipërise dhe pjesës tjetër të botës është cilësia e dobët e rinisë që do eksportohet furishëm nëpër Europë.

Kështu një pjestar i juaji po ju shan. S’i vjen turp! Po ai ku e ka bërë të mesmen? Te Qemali? I paskan hyp pordhët aty ku është…

Ti që po mendon kështu tani, çfarë bën përveç shkollës? Ti del pi kafe me shoqërinë në kohën e lirë. Në fundjavë shpreson të kapësh  ndonjë skedinë. Kinematografinë botërore e identifikon me filmin Scarface dhe muzikën shqiptare me Tingullin 3. Kjo më duket shumë e cekët. S’je kurrkund në krahasim me rininë e Europës. Kështu muhabeti ti goce që je më e pikturuar se Platinette dhe ti çuno që s’i thua as mirmbrëma atyre që të shërbejnë kafet çdo pasdite.

Cfarë të bën të dridhesh nga brenda? Cfarë të tërheq vëmendjen vetëm me praninë e saj? Këto pyetje bëji vehtes në vend se të mendosh në çfarë lokali do shkosh sot.

Jemi në prill, dil jashtë, mos rri intra muros më gjatë.

Tirana (must be) calling (you out!)

_________________________________________________________________

Tirana Calling o  ne Fejsbuk. Nese artikujt ju pelqejne ju ftojme te na shtoni si miq, te na sugjeroni, te komentoni etj etj.

Tags: , ,

14 Responses to “Kjo nuk është një apologji për rininë!”

  1. a.b Says:

    faktikisht mendoj se sduhet kritikuar rinia jone prej faktit se duhet te hapemi drejte europes apo pjeses tjeter te botes.
    Sduhet kritikuar nese degjojne muzike cilesore apo jo, as nese lexojne apo jo ate qe ka me teper vlere….
    Le te rrine te qete ne punen e tyre… ky brez kaik per lesh e ska menyre per ta shpetuar. Brezi i tranzicionit do digjet me doemos qe ti bej te ditur te tjereve se duhet vepruar ndryshe.

  2. Eni-Elena Says:

    sa shume pesimiste qe jeni!!!!!!! per te thene “duhet bere, duhet folur, nuk duhet…” jeni te paret! po per te vepruar ka menduar njeri? jini pak me pragmatiste dhe jo shume moraliste, se morali i tepert e mbyt moralin!!! mjaft u qate se po fillon shiu gjithandej!

    p.s.: ando, mos harro nga vjen!

  3. uninvit3d Says:

    Shoqeria eshte gjysem familjariteti/ do duartrokisje ti goce tek sheh rrenimin?
    Po ashtu e dime qe indiferenca ,filozofia me e lehte..

  4. Eni-Elena Says:

    eeeeeh… ???????????
    ne rradhe te pare do te doja te te thoja qe kam nje emer, i cili eshte i shkruajtur! (nqs nuk arrin ta shohesh, me quajne Eni!)
    me fal po ku e sheh indiferencen tek fjalite e mia???
    ajo qe doja te thoja, po e perseris, eshte se rinia duhet te veproje per te ngritur nivelin e vet dhe jo te prese duarkryq… tani me kuptove???
    diten e mire te gjitheve!

  5. Anonymous Says:

    edhe diçka, une po veproj dhe kam plane per vendin tim ne fushen shkencore. ti çfare po ben per rinine? nqs je i angazhuar ne rritjen e nivelit rinor, atehere une te perkrah!

  6. uninvit3d Says:

    Eni do doja te diskutoja ne nje bar duke pire nje uje me gaz/e per ty nje pije jo solemne/ose ndoshta sdo ishte mendim i mire ne nje bar…
    mbase duke bere nje shetitje.
    Morali (fetar,Prinderor,shkollor) pergjithesisht eshte i kote,i gabuar,ai qe ben moral eshte gjithmon gabim,edhe pse nuk eshte i verber e sperto te ti thote dy fjale prap eshte gabim..:)
    P.s Ai qe nuk ndron mendim e opinion ,(rinia) mbase nuk i ka..
    Gjithe te mirat lal!

  7. Sony Says:

    Teme interesante per tu diskutuar…Pergezoj Andin per problemin e shtruar,mendoj se vertete eshte i tille.jemi nje rini e fjetur ,nuk kemi argetim tjeter vec Kafes! mendoj se duhet bere dicka per te ndryshuar duke filluar nga vete ne qe bejme kritika !

  8. Mateo Çili Says:

    Rinia. Une jam nga Fieri. Mbaj mend se ishte nje lokal atehere nga 1997-a, quhej Bar Rinia, dhe eshte akoma. Po atehere kishte pak njerez qe shkonin, kurse tani, pas me shume se dhjet vjetesh, gjerat ndryshuan. Kur u ktheva, Shqiperine si e lash e gjeta, fiks fare. Vetem se çunat s’ishin me rruges, si ishte atehere, po te ngjitur tavolinave dhe filxhaneve, te veshur te gjithe sikur do shkonin per dasem.

    Te vegjelit, per tu dukur te mbedhenj; te mbedhenjte, per tu dukur burra; burrat, per tu dukur pleq; pleqte kafen e pijne ne shtepi para televizorit.

    E verteta eshte se Shqperia nuk ofron asgje, s’ka politika rinore, s’ka asgje per çunat e saj, te cilet mbarojne shkollen dhe duan te kuptojne pak ku ndodhen. Pak nga te rinjte kane forcen te reagojne, i futen shkrimit, leximit, muzikes, futbollit… te tjeret duhet akoma te mendojne ç’fare duan nga jeta, dhe kete kohe qe mendojne, e shoqerojne me nje çik kafe:
    “Pa sheqer vllai, se jeta s’eshte e embel keto kohe”.

  9. Lizander Saraci Says:

    Mateo, e ke gabim i dashur. Gjera per tu bere ne Shqiperi ka (te pakten ne Tirane se ate njof) po njerzit i ka kap parazitizmi dhe nqs ti nuk u çon tek goja aktivitetin ata nuk e levizin b…. Filloi nje miku im te organizonte koncerte dhe solli disa grupe shume te mire. Po njerzit nuk shkonin me pretendime nga me te ndryshmet, ku kryesori ishte puna e lekeve. Kjo nderkohe qe bileta per disa koncerte ishte 15-20 mije lek te vjetra. Shume kjo ekuivalente me nje te dalme per kafe + nje sanduiç + 2 birra ne nje lokal nate. Pra ekuivalente me nje te dalme te shtunen per nje njeri qe vertete s’ka leke. (se per ata qe kane pare kjo eshte minimalja qe lejne ne nje kafe)
    Me keq akoma, Mjaft-fest. Dy dite koncert ne nje vend shume te kendshem me grupe shume interesante per vetem 8000 leke. Ishin a s’ishin 300 veta.
    Dhe qe t’i vejme kapakun, koncerti per 28 Nentorin ne sheshin Nene Tereza. Ishte i vetmi aktivitet se Bashkia ka hallin e zgjedhjeve dhe kishte fryke se indinjote veteranet po te organizote gjo per 28 (duhej festu vetem dita e Clirimit te Jugosllavise, 29-a). Nuk kishte me shume se 1000 veta megjithese koncerti ishte falas. Te nesmen Charl’s, ishte plot per koncertin e vetem njerit prej grupeve (Jericho). Gjithashtu Coffee & Coffee per vetem Asgje Sikur Dielli. Problemi pra eshte se njerzit i dune gjerat te ato kafet ku jane mesu te shkojne dhe jo vetem qe nuk e marrin mundimin te organizojne diçka po dekurajojne te gjithe ata qe e marrin mundimin. Dhe prape se prape vetem ankohen se “Ketu eshte kot. S’ke çar bo. U trashem tu nejte gjithe diten ne kafe.”
    Ama po t’i thush, qofte edhe te nderrojne klub per te shku diku ku ndodh diçka, te shofin sikur i ke “fy rande”.
    Pra ky shkrimi i Andit jo vetem eshte me vend po duhet zgjat akoma me shume.

  10. Andi N.H. Says:

    @ Eni : Elena une nuk harroj nga vij, perkundrazi, kam qene pjese e sistemit dhe jam i lumtur qe nuk jam me. Nqs se nuk kritikojme nuk do arrijme te fillojme dot asgje, nuk i kapim dot ti nxjerrim me shqelma nga kafet kshu qe do mundohemi ti prekim ne seder, nese do arrime dot…rinia nuk ka marre fund, absolutisht jo. Dhe njerez si Lizandri dhe ata qe marrin mundimin, perkrah detyrimeve te tyre te perditshme, te bejne dicka me vlere per rritjen e nivelit te rinise, duhen inkurajuar dhe perkrahun. Po me ‘duhet’ nuk zgjidhet gje, hajt pra luni b… dhe folini njerezve qe keni rrotull jo te lexoni keto fjale dhe te ikini te vazhdoni rrjedhen sikur ska ndodh gje!

    Andi N. H.

  11. 7Suns Says:

    Ne Shqipri ka shum te rinj qe nuk futen ne portretizimin e mesiperm. Nje lloj standardi dominant i te riut praktik qe jeton me problemet e dites, qe degjon muzike bastarde dhe qe mendon se personazhet e Big Brother jane maksimumi ekziston kudo ne perendim (perjashto Francen, Spanjen ndoshta). Mjafton te lexosh lajmet qe shfaqen ne Yahoo! dhe e kupton se sa te ceketa dhe bosh jane dhe se kujt i drejtohen.
    Komercializimi i rinise eshte prirje globale sidomos ne Amerik dhe Angli ku stereotipi i te riut esht if/else (IT vocabulary here), pra dihet se cdo beje dhe si do reagoje ne cdo situate.
    Ando, qe ta njohesh jeten artistike te tiranes duhet te kesh njohjet e duhura dhe keto nuk krijohen me 2 dit ne vit qe vjen ti. Ti ke ren ne nje rreth artistesh atje dhe te duket sikur ke kap thelbin e gjes.

    P.S Shiko Ingmar Bergman se esht i papam

  12. Andi N.H. Says:

    Sa do doja te kisha kapur thelbin e gjese…e di qe standartizimet nuk jane te udhes ne te tilla shkrime por raporti i standartit dominant me pjesen tjeter eshte shume ne favor te standartit ne raport me europen dhe te perdoresh ne menyre perpetuale cektesine e jetes artistike ne tirane eshte pak ‘lame’ si justifikim. Ato if/else-et mund ti bejme ca switch-e ose ca case of (IT vocabulary right back :p)
    Dua vetem te zgjoj ate pjesen e te rinjve qe mund te bejne kercimin cilesor dhe qe kane rene me ose pa dashje ne rrethe vicioze.

    P.S. Ma kane keshilluar para pak kohesh Bergmanin, e kam vene ne shkarkim.

    A.

  13. blerta Says:

    plattinete….hahhahahhahahaah ky po qe eshte krahesim i goditur per shumicen e gocave shqiptare…i love TIRANA CALLING

  14. A.L Says:

    Teksa po lexoja kete pjese realisht po me vinin ndermend shume situata qe ka pak kohe qe i kam harrur. Kete teme e konsideroj shume te goditur,pasi nje pjese e konsiderueshme e rinise tone jane te prirur drejt dembelizmit dhe vulgaritetit. Kane harruar cdo te thote te jesh nje njeri i thjeshte me nje shpirt te lire.Ta shfrytezojne ne maksimun rinine e tyre dhe te mos e harxhojne kohen duke analizuar bashkemoshataret e tyre.Eshte shume e veshtire qe te gjesh nje student qe studjon ne universitet dhe arrin te te sfidoje ne ide,qe te gjesh nje student qe te pakten 1 dite ne jave e kalon ne biblioteke,qe te pakten njehere ne vit lexon 1 material shtese pervec leksioneve qe merr ne universitet,qe te pakten njehere ne jeten e tij ka vizituar nje vlere muzeale.Dhe nese dikush nuk perdor fjalor vulgar,nuk ka veshur rrobat e fundit, do te konsiderohet nga ato si nje person i cili eshte i prapambetur. Eshte per te ardhur keq teksa shikon se vlerat njerezore dhe morale jane zevendesuar me vlera parazitare, duke humbur kuptimin e fazes me te bukur te jetes ,te rinise.Nuk e mohoj qe ka te rinj qe marrin guximin per te bere dicka ndryshe,por do i sugjeroja qe kete nisme ta cojne deri ne fund.Te mos mendojne se ku ta pine kafen e rradhes,por te behen te ditur qe te jene te lire.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: