Muzika shqiptare pas komunizmit, pyetje dhe pergjigje

by

nga Mateo  Çili

     Per te kuptuar mire historine e muzikes shqiptare duhet te kuptohet mire konteksti ne te cilin ka qene Shqiperia ne pasluften.

Dale ngadale filloi te behej nje Shtet komunist, i mbyllur ne vetvete, jo vetem pa dalje drejt te jashtmes ne kuptimin e kufireve fizike (shume te pakta ishin udhetimet turistike dhe pune qe njerezit mund te ndermerrnin jashte nga kufinjte fizike; nje perjashtim i vogel behej per vendet komuniste si Rusia dhe Kina), po edhe dhe mbi te gjitha i izoluar ne kuptimin e informazioneve mbi realitetet e tjera.

Kultura u be skllave e fuqise se Shtetit, dhe shembujt jane shume: duke filluar nga gazetat dhe librat, te shkruajtur dhe revizionuar rregullisht nga Partia e Punes; pastaj kenget, forma me e thjeshte e defrimit per masat ne ato vite, kenget te cilat ishin megafoni e propagandes komuniste e operuar nga Shteti, me muzika popullore, valle tipike dhe zera te mirenjohura. Ne ç’do rast, kengetaret e rinje qe erdhen me vone, ishin vetem ata te “aprovuar” nga qeveria: qe ketu u zhvillua muzika e lehte qe edhe tani, ne vitin 2009, eshte shumica e te gjithe ofertes muzikore.

Me vone erdhi kinemaja, dhe pak me tutje televisioni, mire se ishin shume pake ata qe mund t’i shikonin, sepse per arsye logjistike ato ishin vetem ne qytetet me te mbdhaja, duke lene jashte fshatet dhe qytetet e vogla. Filloi nje forme kulturore e re qe permbante te gjithe mediumet e tjera ne vetem nje. Filluan te shiheshin filmat e pare te propagandes, me zhvillim gjithnje te njejte: ajo e luftes se dyte boterore dhe te invazionit nazi-fashist ne Shqiperi, qe perfundonte me lirimin e vendit dhe triunfin e bashkimit kombetar. Keta filma kishin karakteristiken e tille qe ishin plote me ushtare invazore te keqinj dhe te poshter, dhe plot me partizane gjithmone shume te mire. Disa shembuj jane: Rrugicat qe kerkonin djell, Lulekuqet mbi mure, Mengjes lufte, Tingujt e luftes etj… te gjithe te financuar nga Shteti.

Me vone, gati ne kohe te njejta, filluan te zhvilloheshin kabareti dhe komedia, me aktore qe u bene simbol i Shqiperise qe donte te qeshte, si Koço Devole, Sejfullah Myftari (“Cekja”) dhe shume te tjere.
Deri ne vdekjen e Enver Hoxhes, ishte nje krim i denuar rende te degjoje radio te huaja ose te shikoje kanale televisive nga jashte Shtetit. Sistemi i spiunazhit Shqiptar ishte shume mire i rrenjezuar dhe frika e zbulimit ishte e madhe. Po me e madhe akoma ishte kurioziteti i Shqiptareve, te cilet me antena te ndertuara me copa hekuri dhe kanaçe kishin mundesine te hapnin nje dritare mbi boten qe s’i ishte lejuar te shihnin. Keshtu filluan te dukeshin bukurirat e Italise nga nje ane, dhe muzika e radiove te huaja nga ana tjeter.

Ketu lidhja kryqezore per te kuptuar pse muzika sot ne Shqiperi nuk eshte e mire fare, dhe pse po behet nje fotokopje e keqe te asaj  se botes se zhvilluar.

Me ardhjen e vitit 1991 dhe “rivolucionin” kulturor, presioni i intelektualeve, te te rinjve dhe te gjithe njerezve te zbritur neper sheshe, fitoi, Partia nuk rezistoi pa kryetarin e saj Enver Hoxhen, i vdekur gjashte vjet me perpara, keshtu qe ne nje klime konfuzioni filloi demokratizimi.

Duke lene menjane rreziket qe ky ndryshim kaq i shpejte kishte (rreziqe te cilet u verifikuan pikerisht ne vitin 1997 me spekulacionin agresiv kapitalist), me ne fund dhe zyrtarisht populli shqiptar pati te drejte te sintonizonte mjetet e tij te komunikimit drejt kanaleve te huaja, duke terhequr kulture te re, aq shume sa vajti ne overdoze. Televizioni solli nje bote te embelsuar dhe fallco, me te cilen rane ne dashuri shumica e njerezve, aq sa kjo t’i shtynte ne eksode te mbdhaja drejt Italise dhe me pak drejt Greqise.

Po ajo qe eshte e rendesishme te kuptohet, duke pare zhvillimin e muzikes boterore,  eshte se vitet ’90 po shenonin renjen e muzikes rock dhe derivatet e tija, per tu hapur pop-it, boyband-ave dhe muzikes qe po lindte ne Amerike: rap-it. Keshtu qe nuk ka pse pershtypemi qe sot ne Shqiperi muzika me e degjuar (duke mos folur per muziken e lehte, e veshur si pop italian, dhe e kenduar nga vajza me ze engjelli dhe trup gjithnje me te zhveshur) qenka diktuar nga zhvillimet natyrore (ketu po bej ironi) te muzikes boterore. Per t’i rene shkurt, na dhane mbeturinat e dyzet vjeteve te zhvillimit te muzikes boterore dhe mbi keto po riciklojme siper ate qe tani per tani duhet te jete arti me i madh i Shqiperise.
Po hoqem shume pak komplekse muzikore te influencuar nga hard rock-u i grupave si Scorpions, Megadeth, Ac/Dc, Rolling Stones etj. (te cilet edhe pse po perendonin, arriten te zvarriten deri me tej viteve ’90 sa per te influencuar nja ca muziçista te rinj qe pastaj ndoqen gjurmat e tyre, ne kontrakst me shijet te zgjedhura nga maxhioranca e Shqiptareve, dhe per kete motiv qene te injoruar), nuk ngelet praktikisht asgje.

Si per gjithçka, dhe per muziken, Shqiperia ka kopjuar gjithmone, qe kur u pa e lire dhe pa me zinxhirin qe e shtrengonte. Ndoqi, shkoi ku vinin te gjithe, duke shpresuar te gjente nje çike ushqim.

Origjinaliteti qe na ka dalluar si popull, u perplas me kapitalizmin e poshter. Dhe mua me vjen shume keq qe nje pyetje e thjeshte nuk ka trokitur ne zemrat e asnjeriu.

Jemi me te vertet me te lire tani?

 

___________________________________________________________________________________________

 

Jemi edhe ne Fejsbuk. Nese artikujt ju pelqejne ju ftojme te na shtoni si miq, te na sugjeroni, te komentoni etj etj.

Advertisements

Tags: , ,

5 Responses to “Muzika shqiptare pas komunizmit, pyetje dhe pergjigje”

  1. Dardan Leka Says:

    Te lirë jemi por disa edhe te brengosur me çka po ngjet tani me muziken shqiptare. Le qe ka kopjime por ka shumË e me teper melodi te pakendeshme qe ti vrajne veshet, me shkurt na duhet nje kultur e pergjitheshme sa i perkete muzikes.
    E kuptoj se te gjithe popujt e botesjan te dhanun pas muzikes e sidomos sot me perhapjen deh zhvillimin e informatikes deh internetit ku muzika zene nje vend te tepert, mjafton te shtypesh “muzika shqipe” ne youtube dhe ketu njeriu e shef pasqyren tone se sa jemi te pasionuar pas muzikes qe po te kujdeseshim me shume per jeten familjare, diturin dhe arsimin me kete avaz siç humbim kohen pas muzikes punet do ecnin me mbare besoj…

    Dhe ate me e keqja se muzika e tera eshte jo shqiptare, ndoshta teksti quhet shqip por interpretimi, toni qe degjohet diku nga larg tingellon si nje muzike jo shqiptare, na shpon diku ne kontinente tjera.
    E vetmja menyre se si ta gjejmi fillin e humbur te muzikes shqiptare neve na mbetet te kalojmi Adriatikun dhe t’ iu kerkojmi ndihmë vllezerve tane Arberesh sepse me te vertete jemi ne gjendje katastrofike !

  2. rruga bardhyl Says:

    te lutem

    kujdes me drejtshkrimin: jo “rivolucion” po “revolucion'”, jo musicista po muzikante. Shqetesimi yt i drejte dhe analizat e tua te drejta do te kene kuptim me shume nese perpiqesh ta drejtshkruash shqipen

    me te mira

  3. Mateo Çili Says:

    Te falenderoj per kritikat, e shkruajta me shpejtesi, dhe problemi eshte qe duke ndenjur 10 vjet ne itali, gjuhen tende nuk e kujton aq mire.

  4. edrus Says:

    “Kultura u be skllave e fuqise se Shtetit…” do të ishte e vërtetë nëse kjo kulturë egzistonte më parë se ai shtet të merrte fuqinë… sepse nuk më rezulton se, më parë se kur ky “shtet” organizoi festivalet e këngës apo xhiroi filmat e parë shqiptarë, të kishte manifestime të tilla kulturore që jo vetëm të mund të krahasoheshin me pjesën tjetër të botës, por qoftë edhe të kishin ndonjë gjurmë.

    A jemi të lirë?
    Po, jemi më të lirë… për të mos punuar (me kulturën dmth).

  5. Rapunzel Says:

    Mateo, e nisa ta lexoj me shume deshire shkrimin tend dhe mund te them se problemi i fundit, me i parendesishmi ishin gabimet drejtshkrimore. Duhet te kuptosh qe nese perpiqesh te sjellesh nje shkrim seioz, atehere ky s’mund te jete kurrsesi si bisedat ne kafe qe ti konsumon me miqte e tu. Shkrimi yt eshte kryekeput muhabet kafenesh, nuk ka sinteze, nuk ka argumentim, nuk ka nje minimum analize e mbi te gjitha mungon njohja teorike ne fushen e muzikes, e cila eshte esenciale per nje teme te tille.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: