Shkarko librin Vrasësi i qymyrit

by

Personazhet e kësaj historie janë të gjithë krijim i fantazisë.

Vrasësi i qymyrit PDF

Po e shkruaj të zezë dhe të nënvizuar që të mos keni dyshime mbi këtë fakt.

Nëse ndokush mendon se ndonjë situatë a personazh është i vërtetë kjo varet nga fantazia e kufizuar e autorit dhe nga banaliteti i jetes/ fakti që realiteti është shumë banal.

Autori i ketij romani – dmth, unë – nuk do në asnjë farë mënyre të hapur apo të fshehur të nxis tek lexuesit dhunën, hakmarrjen personale apo dëshirën për të parë ndeshjet e Partizanit.

Sapo kam mbaruar së korrigjuari fjalët e fundit të faqes së fundit. Papritmas ndihem mirë. Besoj se ka te bëjë me faktin që më në fund mbarova dhe që ndërkohë po dëgjoja një këngë te bukur, titulluar Johhny B. e kënduar nga Ten Years After. Tani ka mbaruar. Po dëgjoj Wouldn’t it be nice nga Beach Boys. Shoh që më vonë vjen G-d only knows, përsëri nga Beach Boys. Edhe këto janë këngë shumë të bukura, j’ua këshilloj.

Ndihem mirë. Jam i kënaqur nga romani që kam shkruar, të paktën nga 10-12 faqet e fundit që sapo korrigjova. Nuk e di nëse është letërsi e ulët apo e lartë, por besoj se është letërsi dhe kjo më mjafton. Shpresoj të të mjaftojë edhe ty. Tani po ngre supet.

Ja’m munuar t’korrgjoj te gjitha kapimet orografikë po beoj se ndonje k’a ngëlur. Ju kërkoj falje për këtë.

Jam menduar shumë përpara se të botoj këtë libër, nuk do doja në ndonjë farë mënyre të nxisja dhunen. Nuk besoj që libri im është shumë i dhunshem. Mendoj që është bota që është e dhunshme.

Këtë libër mund t’a shkarkoni, ta shtypni, ta grisni, ta doni a ta urreni. Por nuk mund ta shisni, të drejtat i mbeten autorit. Ky libër del nën liçencën Creative Commons që ndalon përdorimin e tij për qëllime tregtare. Domethënë, j’ua ndalon juve, mua jo.

Para disa muajsh kam shkruajtur një leter dhe ua kam nisur 15 shtëpive botuese shqiptare duke u propozuar këtë liber. Nuk më është përgjigjur asnjëra prej tyre, deri tani. Por nuk është kjo arsyeja për të cilën ky libër botohet vetëm në internet: do e kisha botuar gjithsesi edhe në internet meqë nuk besoj se kjo dëmton një botim eventual të mënvonshëm. Ajo që është e rëndësishme është që njerëzit ta lexojnë dhe jo të shoh emrin tim në ndonjë kopertinë.

Për një informacion & kulturë të lirë, nisua këto rreshta shqiptarëve që ke në listën tënde të kontakteve. Besoj se ky libër mund të shkarkohet në faqen www.tiranacalling.wordpress.com. Mund të mos lini koment në këtë faqe, mund të mos e shkarkoni librin nga kjo faqe, mund të mos më shkruani në adresën darienlevani@gmail.com

Kaq sa për tani mik i dashur. Lexim të mbare nëse mendon t’a lexosh, gjëra të tjera të mira nëse mendon të bësh gjëra të tjera.

Sinqerisht, Darien.

Vrasësi i qymyrit PDF

Tirana Calling o në Facebook. Kërkoji miqësine.

Tags: , , ,

11 Responses to “Shkarko librin Vrasësi i qymyrit”

  1. Urban Says:

    Genjeshterisht,mashtruesisht,Darien!

  2. tiranacalling Says:

    Besoj se e rregullova. Besoj eeee.

    Edhe Jezus ka pas be gabime tani TUrban Vajze, ca me i be. Ed, rrofsh per komunikimin.

    Gjithe te mirat & me shume.

  3. Edrusi Says:

    Dhe dje, ashtu si sot u ktheva vonë, rreth orës 8 të darkës…ndërkohë që po më përgatisnin tavolinën, kontrollova postën, dhe si gjithmonë, klikova mbi “seleziona tutto” dhe po hiqja shenjën e selecionimit nga mesazhet që ja vlente që ti hidhja një sy….arrita tek një e-mail disi të çuditshëm, me objekt:”libri i ri”, as vetë s’e di se pse e lashë dhe nuk e fshiva pa e parë, duke menduar që ndonjë reklamë banale e ndonjë libri banal.
    Ndërkohë që shkruaja nja dy përgjigje, klikova mbi linkun që ishte atje dhe vazhdoja me disa komente të tjera nëpër blogje… pasi mbarova dhe pjata me makarona po më priste, i hodha një sy të shpejtë “reklamës”… megjithse s’kishte asnjë mangësi në paraqitje, përsosmëria e saj më la një parandjenjë të diçkaje të lustrosur që donte të mbulonte diçka akoma më banale që do të ndeshja në atë libër të “famshëm”.
    Pas buke, përsëri cigare e kompiuter… nga lajmet e ditës më ra në sy një ANSA dhe mu desh të ‘kacafytesha’ një çikë me Cheney-n tek peshkupaujë, dhe po atje mu desh të spjegoja diçka më tepër rreth provedimentit të qeverisë italjane për përjashtimin e të huajve nga italia dhe kur ata janë anëtarë të komunitetit europian… dhe meqë të nesërmen do të dilja që në 4 të mëngjesit, thashë që ta mbyllja kompiuterin dhe të shkoja të flija…POR, mjaft për mundimin që personi kishte bërë për gjithë atë prezantim, mu desh që ti hidhja një sy faqeve të para…. në 12 të natës ime shoqe erdhi të më kujtonte se të nesërmen do të dilja shpejt… shkurt muhabeti, në 1 të natës arrita deri në fund.

    Hera e fundit që kam qënë “përpirë” nga një libër, ka qënë para një viti (“Codice Da Vinci” (The Da Vinci Code)Dan Brown), dhe megjithëse sot dola në 4 dhe sapo erdha, gjithë ditën kisha në mëndje atë libër.

    Zonja dhe zotërinj, do t’ja u këshilloja të gjithëve, për mua është një kryevepër.
    Është një kryevepër, jo vetëm për tramën e ndërthurur bukur, jo vetëm për natyrën “policeske” që mund të rradhitet në librat më të mirë të verdhë që kam lexuar, por edhe për PERSONAZHET dhe për gjuhën e thjeshtë dhe të pasur që autori ka përdorur.
    Nuk mund të mos dashurohesh pas tyre, ç’dokush prej nesh do të donte që të ishte shok i tyre ose do të gjente mjaft gjëra të tijat tek ata personazhe të jetës së re shqiptare(dhe do të donte që të ishin gjithnjë e më të shumtë).
    Jo, s’kam ndërmënd që t’ju tregoj asgjë nga libri (por do t’ja u këshilloja që ta kishit në bibliotekën ose kompiuterin tuaj), por po shtoj, se përveç së verdhës në këtë libër, do të shijonit batutat me humor mjaft të hollë ndërmjet personazheve si dhe reflektimet e herpashershme të personazhit kryesor rreth problemeve që Shqipëria dhe istitucionet kanë kaluar ndërkohë.
    Për më tepër duhet ta lexoni vetë, dhe personalisht, megjithëse ngela pa gjumë falenderoj autorin për mundësinë që më dha për të ndjerë një kënaqësi të tillë.

    Nuk më ngelet veçse ti uroj autorit me gjithë zemër që kështu vazhdoftë gjithmonë dhe që ju që lexoni këtë post, t’ju pëlqejë po aq sa edhe mua ky libër.

  4. Rina Says:

    Mbreme mbarova se lexuari vrasesin. me pelqeu vertet shum. nje pin-pong i shkelqyer batutash mes Bardhylit dhe Oltit, nje portret shum i goditur i realitetit shqiptar te djeshem dhe te sotem,nje nderthurje e bukur e tensionit dhe argetimit ,nje subjekt shum terheqes dhe nje mbyllje mbreslenese!!!
    Un per vete u dashurova me ate Bardhylin…:PPPP
    Te gjitha keto ne vetem 100 faqe…komplimente!!!

  5. Voci Says:

    E fillova pak me nje (hajt mo po e lexojme dhe kete,kushedi se cfare do kete shkrojt dhe ky qe s’ja mori njeri per publikim ,sic tha edhe vet )nderkohe me nje dhembje qafe te tmerrshme qe mezi po qendroja para PC.
    Por duke e vazhduar leximin po me terhiqte shume ,sidomos nga thjeshtesia e dialogeve midis personazheve.Me pelqen libri dhe me jep ndjesin e stilit MARININA (hahahahah…..po tregoj dhe une qe lexoj shume) .E keqja eshte se nje liber po e fillove dhe te terheq duhet patjeter ta mbarosh ,keshtu qe une ndenja dhe e lexova te gjithe me gjithe dhimbjen qe kisha .

    Ajo qe dua te te them eshte PERGEZIME……
    Uroj qe dhe ne te ardhmen te lexoj akoma libra te tjere nga ju.

  6. Romi Says:

    Nje roman ne dukje polizesk, por qe nderthur dhe trajton shume tema komlekse dhe delicate nen sfondin e nje shqiperie feniks qe perqiqet te rimekembet duke u perballuar dhe me te kaluaren esaj.

    Te ben pershtypje nderthurja e personazheve qe vijne nga kohe e bote te ndryshme ,te gjithe ama te rene dakort per patriotizmin e atdhedashurine qe eshte dhe ajo qe i leviz,qe i motivon zgjedhjet e tyre.Personazhet gdhenden ngadale nepermjtet dialogjeve akute…(nuk e di sa i batutave eshte autori..)

    Eshte zgjidhur fare mire kufiri i brishte midis te besimit, ne organet e rendit e, ne vetedrejtesine, nen sfondin e nje shqiperie ku shihen mbeturinat e nje rregjimi absurd ,me heronjte e karikaturat e saj….e kesaj tirane qe ndryshon cdo dite,ne perpjekjen per te arritur evropen ….

    Ne kete telajo te dhene keshtu, duket sikur gjithcka eshte nje kaos i vertete ,por personazhet dine si levizin eshte gjithcka kongruente mes tyre dhe realitetit per sa absurd mund te perceptohet

    Ne fund te fundit te bejne te kuptosh se ajo qe eshte ne zemren e shqpitari ska ndyshuar… miqesia, nje gote raki mikut te shijon edhe pse ndoshtea eshte hera e pare qe e sheh.

    Besimi ne drejtesi e athdhedashuria …shpresa qe lind nga keto breza, njerez qe kane perjetuar drama te ndryshme por qe flasin te njejten gjuhe….. pastaj vizatohen lehte xhelatet e kohes ,viktima te vetvetes…ndoshta ne te vetmin moment kur degjoi ndergjegjen humbi arsyen dhe kjo mund te quhet dhe cmenduri…

    E bukur pra zgjedhja e persekutimit te Lulzimit nga fantasma, dhe kjo seshte e thjeshte ,sepse vendimi eshet marre nga dedektivi qe per pak mund te quhet bir e asaj kohe te cmendur ,e ketu ekuilibri eshte delikat ne nje kohe te tille mund te behesh buratin e ndonta ne nje moment te vertete perfundon si lulzimi ose te urresh dhe per kete mund te eskistojne se paku 1milion arsye te mira per ta bere….por te jesh objektiv ,asnjeanes kur behet fjale dhe per jeten tende te kesh parime kaq te shendosha kur je rritur ne nje kohe te semure kjo eshte mrekulia e vertete dhe them se kjo eshte shpresa e mesazhi qe jep libri she pse mund te perceptohen dhe te tjere,poper mua ky eshte peneli i forte

    Komplim pra per nderthurjen e folklorit me narrativen,dialogjet rrjedhin te qete por jane te mprehte pasq sh mire personazhet… sic te thashe..

    .nuk ehste shume te riflesiv.te ben te reflektosh nepermjet dialogjeve…(dhe kjo do te ish e vetmja verejtje ,por mund te kete qene nje zgjedhje e autorit ne perputhje me stilin…dhe pse artikilli ne gazete me pelqeu por kjo ska shume lidhje)

    Nje cope realiteti shqiptar,personazhet jane te nxjerre nga e sotmja me shume se te krijuar,te duket sikur mund ti hasesh ne rruge ,ndonjehere sheh nje cope te vetes apo sheh komshiun apo shokun…

    Ky roman eshte lufta e perjetshme midis te mires e te keqes ,olti studenti i kthyer pas studimeve jashte shtetit i duhet te luftoje me pjesen tjeter qe i thote te ike, deshira per te lene drejtessine te veproje kur nje pjese e mire e sistemit eshte e korruptuar…

  7. Bardhyli dhe flamuri bardhë e blu « Tirana Calling Says:

    […] Shkarko falas Vrasësi i qymyrit […]

  8. gjyshi88 Says:

    linku per ta download-uar me con ne nje faqe ne frengjisht qe fatkeqesisht nuk e kuptoj. mund te me ndihmoni? me kan folur per librin dhe po pres me padurim te lexoj. falemners!

  9. tiranacalling Says:

    Provo Gjyshi 88, tani duhet te funksionoje!

  10. gjyshi88 Says:

    ne rregull e mora. do le pershtypjen time kur ta mbaroj!

  11. Bardhyli dhe flamuri bardhë e blu | Tirana Calling Says:

    […] Shkarko falas Vrasësi i qymyrit […]

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: