“Dark Passion Play” Rikthimi i Nightwish

by

Dark Passion Play titullohet albumi i fundit i grupit te famshem te muzikes Gothic Metal,Nightwish. Ngjall interes disi te veçante ky album,pasi eshte i pari me kengetaren e re Anette Olzon, pas largimit te Tarja Turunen ne fund te turit boteror te Nightwish. Shume njerez mendonin se Nightwish do te zgjidhnin nje kengetare qe ti afrohej sa me shume timbrit te Tarja Turunen,per vete faktin qe ato jane bere te famshem fale nderthurjes se muzikes metal dhe opera. Ja qe Nightwish kane dashur te na habisin me zgjedhjen e tyre, stili i Anette eshte shume larg nga ai i legjendares Tarja. Zgjedhje kjo qe mund te ndikoje shume tek fansat dhe suksesi i ketij albumi.
Persa i perket albumit, duhet thene qe sigurisht nuk eshte ne nivelin e albumeve te tjere. Nje album me teper Pop se sa Metal,ndoshta kjo i detyrohet edhe pershtatjes se kengeve me zerin e Anette. Por gjithesesi stili i Nightwish mbetet po ai. Album perbehet nga 13 kenge epike shume te ndryshme njera nga tjetra, siç jemi mesuar tashme me Nightwish. Nje hapje dhe nje mbyllje e albumit ne stilin e vjeter me “The Poet and the Pendulum” qe zgjat plot 14 min dhe “Meadows of Heaven”. Nuk mungojne ne kete album edhe baladat si “Eva” apo Folk Metal si “Last of the Wilds”.
Opinioni im si fans i Nightwish per kete album eshte teper positiv. Dark Passion eshte nje album me plot vlera muzikore e kompozuese fale talentit te pa diskutueshem te Nightwish. E vetmje dileme qe qendron eshte pyetja e pamundur se si do tingullonte ky album me zerin e Tarja.

Nightwish kane marre nje rruge te re, dhe kjo rruge duket me se e ndritshme.
TRACKLIST:
1. The Poet and the Pendulum (13:53)
2. Bye Bye Beautiful (04:14)
3. Amaranth (03:51)
4. Cadence of Her Last Breath (04:14)
5. Master Passion Greed (06:02)
6. Eva (04:24)
7. Sahara (04:25)
8. Whoever Brings the Night (05:47)
9. For the Heart I Once Had (03:55)
10. The Islander (05:05)
11. Last of the Wilds (05:40)
12. 7 Days to the Wolves (07:03)
13. Meadows of Heaven (07:10)

Shkarko Albumin

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: