5 këngë mbi dashurinë

by

Fillojmë këtë rubrikë mujore me 5 këngë dashurie sipas nesh. Jo më të bukurat, por ato më përfaqsuese për momentin.


nga Sogladyouremine

1. The Beach Boys – God Only Knows

Jo vetëm një nga këngët më frymëzuese të dashurisë por të të gjithe pop-it, God only knows është një këngë e sinqertë e asaj se si nji cun fillon e dorëzohet pak nga pak në krahët e dashurisë; e fillon me “unë mund të të mos dua gjithmonë” e pastaj ” përfundon te “një zot e di se cfarë do beja pa ty”- jo gjithmonë genjejnë meshkujt. Instrumentimi i bollshem, struktura komplekse dhe vokali i butë e bën këtë këngë të viteve 60’ një ndër më të mirat e të gjitha kohërave.

2.Radiohead – Exit Music (For a Film)

Bërë me porosi për t’u shfaqur gjatë fundit të filmit “Romeo & Juliet”, Radiohead përfundimisht zhyten thellë në errësirë për të ri-sjellë në jetë fantazmat e dy të dashuruarëve më universale. Është më shumë një thirrje pendese dhe vënie në dyshim pse gjerat nuk shkuan ashtu siç duhej (ashtu sic donin ata të dy). Mallkimi alla-shqiptar në fund “ju mbettë buka në fyt” është për ata që ia lejojnë vetes t’i diktojnë tjetrit se kë s’duhet të dashurosh.

3.The Beatles – In My Life

Këngë që mbi natyrën kalimtare të jetës, vendos dashurinë. “Çdo kujtim humb kuptim, kur mendoj për dashurinë si dicka të re” thonë Beatles, gjithcka “pa të” do të ishte kot, megjithëse jeta vazhdon. Akordet e kitarës e bëjnë këngën nostalgjike; veçanërisht një intermexo klasike, tërësisht në sinkron me këngën, si një dedikim brënda dedikimit. Kjo këngë nuk është për dashurinë, por mbi të gjitha për dashurinë.

4.Joy Division – Love Will Tear Us Appart

Një këndvështrim interesant, vetë titulli duket paradoksal dhe dëshpërues, kur kupton se megjithëse dashuria është kryesorja jo gjithmonë është ajo që i mban bashkë dy njerëz. Këngë me kitarë të shkujdesur, melodi minimale, pak sintetizatorë sa për t’i dhënë jetë në sfond. Kjo është një ndër këngët më të trishtueshme dhe më të bukura njëkohësisht.

5.Black Rebel Motorcycle Club – Love Burns

Këngë e thjeshtë, një kitarë akustike e vrarë dhe e përseritur, më pas një litar tingujsh të largët, që fillon e ndërtohet derisa shpërthen bashkë me dhimbjen e të kuptuarit që “tani që ajo iku, dashuria djeg brënda meje”. Cfarë do më?


nga TiranaCalling


1- Supergirl nga Ramones, hymn post rock. Mendon se të tjerët e shikojnë kur ecën rrugës dhe mendojnë se ajo është vajza e protagonistit. Mund t’a shikosh nga mënyrë se si ecen që është vajza ime, supër vajza ime.

2- La Canzone del Riformatorio, Baustelle : Më pelqeje Virginia, edhe pse isha komplet jashtë nga malli i prerë keq e nga alkoliket e prishur, por më pëlqeje Virginia. Askush tjetër nuk e ka përshkruar kaq mirë ndjenjën adoleshente.

3- Brel – Je suis malade, asgjë më të përshtatshme për të trasportuar në misterin e ndjenjave, në sëmundjen jo fizike. Zëri është aq tragjik sa nuk duket i vërtetë, por ky është çmimi i muzikes, përtej Dashurisë për Jetën kësaj here.

4 – The Dears – The death of all the romance . Edhe pop, edhe prepotent! Ke parë kshu ti…

5- David Bowie – Space Oddity. Ndoshta nuk është e tille, ndoshta është një këngë që nuk futet në asnjë përcaktim nga ata që njohim. Flet për një astronaut që humbet kontrollin e anijes se tij dhe është i dënuar të sillet në hapesirë deri në fund. Por në një moment, sapo merr vesh për fatkeqesinë, gjeja e parë që thotë është Tell my wife I love here very much ( Thojini gruas sime që e dua aq shumë ). Jo, s’është e thënë të jetë një album i tërë në këtë temë, ndonjëherë edhe një rresht i tille mjafton.

Tags: , , , , ,

One Response to “5 këngë mbi dashurinë”

  1. ariana Says:

    nje mbi te gjitha: “L’emozione non ha voce” e Celentanos.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: