Dig, Lazarus, Dig!!! dhe rikthimi i King Ink

by
dig

Për të gjithë ata që u intereson akoma : Nick Cave është gjallë dhe mbas dy a tre albumesh kshu-kshu është kthyer ai i një kohe, ai i The firstborn is dead dhe i The Good Son.

Siç thotë te Jesus of the Moon, ndër këngët më përfaqsuese te albumit “Cause people often talk about being scared of change But for me I’m more afraid of things staying the same . Shumë njerëz kanë frikë nga ndryshimet / Por unë kam frikë nga gjërat që qëndrojnë njësoj.” Personazhi i Jesus of the moon largohet edhe pse nuk e di se çfarë ka mbrapa deres: e rëndesishme është lëvizja dhe tjetërsimi, qëllimi duhet të mbetet i njëjtë.

Por mbase e ka mposhtur frikën e tij.
Një nga ndryshimet më të mëdhaja në karrierën e Cave është tamam ky, raporti me këngët e tij. Në fillimet e imagjinoj si dy objekte të ndara Cave dhe kënget e tij. I krijon dhe i ka frikë, ka frikë nga ajo qe ka krijuar që është e larget. Album mbas albumi kjo ndarja bje dhe arrijmë te Dig Lazarus Dig, martesa e paevitueshme midis elementin hyjnor dhe atij tokësores.
Albumet e fundit kanë qënë Nocturama, projekti garage-rock Grinderman dhe kolona zanore e  The assassination of Jesse James. Asnjë nga të cilët nuk të bind perfundimisht as si album dinjitoz e as si album i gabuar. Duhet të prisnim Dig Lazarus Dig, riferimet e perjetshme  biblike dhe Bad Seeds në formë…pse jo, hyjnore. Pjesën tjetër të punës e bën Cave që rigjen intimitetin e zbehtë, që arrin t’i japi një dimension njerezor personazheve që popullojnë këngët. Arrin p.sh të ringjalli Lazarin për herë të dytë dhe nuk është Lazari që njohim në Bibël, është një tjetër që i bindet ligjeve të gravitetit e jo atyre të besimit, një Lazarus që duhet të gërmojë për të dale sepse… I mean he, he never asked to be raised from the tomb/I mean no one ever actually asked him to forsake his dreams ( Domethënë ai s’kërkoi kurrë që të ngrihej nga varri / e kam fjalen, ai s’kerkoi kurrë që të braktiste ëndrrat e tij. )
Herë pas here pastaj, Cave kujton nje Dylan të ri, disa këngë jane të denja si vazhdime te Desolation Row apo  Stuck Inside The Mobile, por vetëm në nivel poezish. Por nëse i gjithë albumi është i sigurt dhe i ngrohët, këngë e fundit, More News from Nowhere është ri-kthim caveian në humbje, frikë, rikthim te Cave që njohim.
King Ink nuk ka vdekur, dhe pretendentët per tronin e tij duhet te presin akoma.

Tags: , , , ,

3 Responses to “Dig, Lazarus, Dig!!! dhe rikthimi i King Ink”

  1. bubikacurrel Says:

    Shume e bukur se kisha kuptuar cfare do te thoshte kenga ,Dig Lazarus Dig ,,.

  2. a.b Says:

    dig man dig- all of us must dig into his self..

  3. Bari Says:

    Nje sqarim perfekt! Cave’s back! yeeeaaayyy!!!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: