Kadare : Lule të ftohta prilli

by

Le t’i sqarojme gjërat që në fillim : nga Kadare kërkohet gjithmonë më shumë se sa na jep. Është e natyrshme, dhe ndoshta është edhe e drejtë. Në këtë Shqipërinë e sotme mbushur me pseudo – intelektualë kafenesh e idhuj që konsumohen brënda 24 orësh, Kadare ngelet një pikë riferime për më shumë se një brez. Shkrimtari më i famshëm shqiptar e di këtë, e di edhe që i takon të mbajë një barrë më të madhe se sa supet e tij dhe refuzon të tërhiqet, të avullojë si Prilli i ftohtë.

Fati ka zgjedhur që ai të jetë / bëhet publicist, sociolog, filozof, denoncues, ambasador, shkrimtar, poet, intelektual, udhëheqës – thjesht në kuptimin që përpilon një hartë brënda të cilës mund të levizësh apo jo, jo në atë kuptimin tjetër famëkeq – e për shumë, edhe tradhëtar dhe i përlyer. Por nuk është qëllimi im të vlerësoj shkrimtarin, por librin.

Ajo që e bën të veçantë librin është ambjenti në të cilin ky formohet. Shumë njerez mendojnë se historia e kohëve të fundit në atdhe ndahet në “ gjatë komunizmit” dhe “ pas komunizmit”. Por “Lule te ftohta prilli” – muaj ky që shkrimtari e ka në zemër – vendoset në një moment te çuditshëm, sa në njërën periudhë aq edhe në tjetrën. Për të qënë më të sinqertë e banal, vendoset ne atë periudhë kur Shqipëria kishte në dorë të gjitha letrat e duhura për te fituar ndeshjen, por i luajti keq. E kam gabim, por mund te them që futet në periudhën e famshme të tranzicionit. Kadare, ashtu si unë e ti, e di se çfare mundësie të madhe kanë pasur shqiptarët në atë moment kur gjithçka vihej në diskutim, e gjithashtu e di se sa trishtueshëm mbaroi kjo histori. I gjithë libri bërtet “ mundësi e humbur, mundësi e humbur”. Kadareja nuk është një intelektual kafenesh qe konsumohet brenda 24 oresh, këtë e dimë shumë mire. Po te ishte i tillë librin do t’a kishte shkruajtur para shumë vitesh, por jo. E ka lënë për sot, e ka lënë për momentin kur ndërgjegja e tij t’i thoshte se gjithçka ishte gati për këtë histori.

Ndoshta duhet t’ju kerkoj ndjesë, por për mua momenti është më i rëndësishëm

se sa historia e librit. Nëse doni historine lexoni librin, pak më intereson. Dhe nëse lexoni librin ndalohuni një moment tek djali që vret për të zbatuar Kanunin, edhe pse përdor vizionin e tij disi të mjegullt. Sipas meje ai moment është çelësi i gjithë fazës së tranzicionit. Është historia e një djaloshi të cilit askush nuk i tregon se në çfarë drejtimi duhet t’a drejtojë energjinë e tij, e ndaj bën zgjidhjen e gabuar. Mbas këtyre faqeve ngrihet shkrimtari që ngre gishtin akuzues kunder protagonistëve e thotë “Mendoni se une do t’ju trajtoj me më shume respekt se sa meritori? Harrojeni!”

Absurde, natyrisht, shpërndarja. Libri ka dalë në frëngjisht e në italisht, por nuk dihet akoma fati i shqipes, edhe mbas shumë kërkimesh. Nëse keni informacioni jeni të lutur t’i ndani.

Tags: , , ,

9 Responses to “Kadare : Lule të ftohta prilli”

  1. Andi Says:

    Bukur.

  2. J. calling Says:

    Je bere i thelle keto kohe…😛

  3. edvin Says:

    Dmth jemi popull pa nje profet. Te gjithe dine te shkruajne per te kaluaren, shumekush mund te thote dicka per te tashmen. Kush mund te shkruaj per te ardhmen. Une mendoj se dikush mund te kete ngelur ne mes, ne nje fare limbo danteske dhe prej te cilit nuk del dot. Kadare eshte me duket si ai kalorsi te cilit dikush (nuk dihet kush) i vrau “antagonistin” e tij historik dhe vertitet i harbuar ne te njejtat livadhe; ne ujerat e se kaluares. Dhe per me shume vendos qe te gjykoje. “Ju nuk ishit ne gjendje te benit dicka te mire. Nuk kuptuat aspak se c’drejtim duht te merrnit. Ndaj e une ju mallkoj.”
    Ke te drejte, ne njefare menyre. Ne nuk kemi nevoje te na thuhet se kemi dhe ku gabuam. Kemi nevoje per dike, shume dhe jo nje, qe te marrin kurajon me dy duart dhe te thone dicka per te ardhmen.
    Nejse, dikush mund te thote qe ne te kaluaren mund te gjejme ate c’ka duhet per te parashikuar te ardhmen….e

  4. Anonymous Says:

    Nuk jam dakord qe ndaj nje artisti te madh te kerkohet dicka, por ketu “fajin” e ka Kadare qe eshte marre me letersi pergjithesisht historike e ne kete menyre e ka bere artin e tij dhe veten pergjegjes ndaj kombit. “Nga madheshtia nuk perfitohet.” thote Nicja. Ose je madheshtia ose e admiron ate. Nese perfitohet duhet pare me mire nese kemi te bejme me te vertete me madheshtine. Pra ka dy mundesi: ose ta shohim Kadarene nga perspektiva e dobise kombetare (e kjo eshte me te vertete mjerane si kendshikim i nje intelektuali) ose nga pikepamja e artit. Kjo e dyta me duket se duhet t’i shkoje pershtat figures se Kadarese si artist.

  5. tiranacalling Says:

    E kuptoj kendveshtrimin tend, por per ne ky eshte nje luks qe nuk ja lejojme dot vetes.

  6. Alket Bushi Says:

    Te me falni qe nuk e shkrova emrin heren e pare, por mendoja se ai del vete nga facebook-u. Une jam regjisor me profesion, 26 vjec dhe “kandidat” per shkrimtar. Pune muajsh do botoj nje liber qe ka gati 8 vjet qe e kam nisur. Nejse! Une i perkas mendimtareve individualiste dhe ate luks ia lejoj vetes. Pertej individit s’ka asgje, besoj se nuk keni kundershtim per kete. Gjithe cfare mbetet i perket mirazheve qe krijon tek ne instikti i bashkimit. Uroj gjithe te mirat per ju!

  7. Markos Says:

    Kete se kam lexuar akoma, duhet ta lexoj.

  8. loer kume Says:

    ajo dicka qe eshte per tu saktesuar eshte qe perkthimi i librit ne italisht eshte i gabuar sepse origjinali quhet lule te ftohta marsi. edhe perkthimi ne anglisht. nuk e di pse kadare ka lejuar te ndryshohet titulli, por fakti eshte keshtu.

  9. Ihsan Says:

    Detyra e kadarese ndaj kombit eshte te shkruaj dhe kete ai e ka bere me mjeshteri.
    Seicili nga ne duhet ti beje pyetje vetes: Cfare kam bere une per te miren e kombit????

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: