Walk the line

by

nga Florian Alla

Johnny Cash është jo vetem legjenda e muzikës amerikane, por njikohësisht një nga figurat më pak të njohura nga publiku i gjerë. Një nga ato figura që kane adhurimin total të pakices, dhe që zbulohen nga publiku i gjerë vetëm kur bëhen filma si ky.

Walk the line fillon me jetën e këngëtarit, nis nga fëmijëria e trazuar me një konflikt pothuajse të përhershëm me të atin, nga vdekja e vëllait në një aksident dhe përfundon në koncertin historik të mbajtur nga Cash në vitin 1968 brënda mureve të burgut të Folsomit. Eksperiment që do përsërisi në burgun e Quentin dhe në atë më pak të njohur, të Stokholmës. Filmi zhvillohet në mes të këtyre dy momenteve të jetës së Johnny Cash, që karakterizojne shumicën e krijmtarisë së tij.Pjesën më të madhe e zë historia e dashurisë mes Johnny Cash dhe June Carter . Një histori rocku, një histori e gabuar. Fillon në një nga koncertet e musikes kauntry që zhvillonin së bashku, kur asnjëri prej të dyve nuk kishte fituar famë. Cash i martuar dhe me fëmijë lë familjen e tij dhe ndjek June, në një histori sa pasionale aq dhe problematike.
Në rolin e Johnny Cash një Joaquin Phoenix gati i përsosur, njohur për interpretimin e perandorit Komodo në filmin Gladiatori. ( Duhet të gjeni një aktor që të dijë si mbahet kitara, të mos t’a mbaje sikur të ishte një sëpate, thoshte Cash pak muaj para se të vdiste ndërsa nisnin punimet per xhirimin e këtij filmi. ), ndërsa June Carter interpretohet nga Reene Whitherspoon ( Një bjonde në karrierë) e cila njihet për rolet e saj nëpër komedi. Interpretimi i saj në një roli dramatik le realisht mbresa te kritikët. Megjithëse interpretimi është i një niveli të lart nuk i mbulon mangësitë. Në film flitet në mënyrë tepër të hollësishme për historinë e Johnny-it me June dhe për abuzimin me drogën por nuk i jepet vendi i duhur ndryshimit të karakterit të Cashit, periudha e vështirë dhe impenjimi i tij sociali apo dhe miqësia që e lidhte me figura si Elvis Presley, Dylan.
Kjo nuk e ka ndaluar, në 2006, të fitojë tre Golden Globe për muzikën më të mirë, ( dhe kjo ishte e natyrshme, ) ndërsa Joaquin Phoenix dhe Reese Witherspoon, respektivisht si aktorët më të mirë protagonist, dhe pesë kandidimi për çmimin Oskar.
Një film që cashianet mund të perbuzin sepse nuk shton asgjë, por një pikënisje e mirë për të njohur njeriun që ka ringjallur muzikën country.

Filmi mund të shkarkohet këtu

Tags: , , , ,

2 Responses to “Walk the line”

  1. Egli Says:

    Johnny Cash eshte i madh
    I walk the line shume e dhe kjo kenga me pelqejne shume

  2. Hollywood206 Says:

    🙂

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: