Coltrane dhe Treni Blu.

by

Ky album mban datën 1957. Lufta e dytë botërore ishte akoma kujtim, Elvis ishte vetëm një emer i bukur për fëmijet dhe Liverpuli ishte i famshem sepse ishte një port i rëndësishëm anglez.


Edhe pak vjet dhe rock-pop do pushtonte dy kontinentet, me rregullat e saj dhe me ca tipa me flokë të gjata që nuk kishin respekt për asnji. Shumë do ndryshonte, shumë ishte në ndryshim e sipër. Si për shembull fakti që një kenge – që nga Elvis e këtej – duhet të jetë tek katër minuta, të ketë një refren të lezetshëm dhe mundësisht të mbahet mend lehtë. Duhet të memorizohet me dëgjimin e parë. Pak a shumë si reklamat, apo jo? Dhe të gjithë rrinë brenda këtyre rregullave, përveç ndonjë tipi të çuditshëm si Pink Floyd, King Crimson apo Frank Zappa. Por këto jane rregullat e popit, dhe popi s’egzistonte akoma.

Thonë që muzika jazz, ashtu si muzika klasike, është e vështire sepse ka nevojë për njerëz inteligjent tek të cilet kjo muzikë duhet të zgjojë vizione ( gabim ) apo që ka nevojë për impenjim ( e vërtetë ) dhe për t’a kuptuar deri në fund duhet pak kokëfortesi dhe një mëndje e hapur. Rregulli i parë është rracist, por rregulli i dytë, rracist apo jo, është komplet i drejte. Në një periudhe konfuze për muzikën, e cila – shiko Youtube – duhet të kufizohet tek katër minuta, të rekuperosh Blue Train është pak a shumë si të ngjitesh në një mal më të lart se Everesti. Por duhet, sepse Blue nuk i bindet as rregullit të dyte, impenjimit. Xhezi nuk ka qëne kurrë kaq popullor sa e bën Coltrane. Për ta kuptuar mjafton kënga simbol që titullohet tamam Blue train. Është një shpërthim ngjyrash, njerëzish, vizionesh, erotizmi e gëzimi jete. Jo ai erotizëm vullgar që fillon & mbaron fatalisht me penetrimin, që aty gjen arsyet e vetë egzistencës të tij, një erotizem tjetër që përbëhet nga shikime, flokë, përkëdhelje, gjysma-fjalish. Ky është Blue. Hyn tek ato krijime që të trasportojnë nga një vend në tjetrin si në ëndërr, dhe nuk mbaron kurrë me ty. Është një album për të gjithe, por jo te gjithe janë për këtë album.

Blue train, mundësisht duhet dëgjuar me volumin në maksimum. Shijohet akoma më tepër kur afër ke ndonjë njeri që të këshillon ta ulësh pak zërin! Kënga e parë zgjat 10.43 sekonda. Shijojini të gjitha.

Dedikuar Coltrane

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: