Me sa dimë ne është fundi i botës, por kultura shpëton jetë.

by

Ideja për këtë sit ka disa muaj që më vjen rreth e rrotull në mendje. Besoj se në Shqipëri e nëpër shqipfolësit ndihet mungesa e një reviste serioze që të merret vetëm me muzikë, kinema e letërsi, kështu që detyrimisht edhe mungesa e një siti, konceptuar si një hapësire demokratike dhe e lirë ku gjithkush mund të diskutojë e, pse jo, edhe të shkruajë.

E kam kërkuar në Tiranë e në web një hapësire që të flasi për këto gjëra. Ashtu si ju, ndoshta, nuk e kam gjetur. Ama jam informuar mirë se cili “yll” i muzikës shqiptare i ka kaluar pushimet në Sarandeë e cili në Durrës, kush ka fjetur me kë, kush ka tradhetuar filanin e ça mendojnë yjet e Pornokallise mbi gjendjen politike.

Boll.

Ky është, apo do jetë, një blog qe merret me kulturë, art, quajeni si te doni. Dhe nëse, herë pas here do na vijnë ndër mend fjalët e Keith Richards, “ Art për mua është vetëm shkurtimi i emrit Artur”, aq më mirë.

Ajo qe duam të propozojme janë recensione, kritika, mendime mbi fushat më të njohura e më banale. Muzikë, kinema, letërsi. Ajo që ju kërkojmë është bashkëpunim, në të mirë e në të keq. Kritika, sugjerime, dyshime. Fakti që ne shkruajmë e ju lexoni s’do të thotë vërtet asgjë. Ndaj presim bashkëpunime, interes.  Mund të na gjeni te tiranacalling@gmail.com, apo duke komentuar në këtë faqe. Nëse e meritojmë, natyrisht. Po nisim me disa artikuj që kanë dalë online prej kohësh, por që duken akoma të freskët dhe aktual.

Welcome abord! Tirana (is) Calling you.

Tags: , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: