High fidelity, apo Besnikeri e larte

by

Kam nje pergjigje gati prej shume vitesh, apo me sakte, qe kur lexova per here te pare High fidelity. Per fat te keq askush s’me ka bere kurre pyetjen e sakte, qe do ishte keshtu: Beson ne budizem dhe ne rilindjen e shpirtit?

Dhe une do thoja : Po. Dhe pyetesi do thoshte : Perse, nga kendveshtrimi filozof apo njerezor bla bla bla? Dhe une do thoja : Sepse ne jeten tjeter, nese rilind, dua te jem diçka midis Nick Hornby dhe John Cusack ( apo ndoshta Hugh Grant, se kam vendosur akoma, shpresoj te kem kohe te mjaftueshme per t’a menduar me mire ) Sidoqofte.

High fidelity, i marre nga libri me te njejtin titull i Hornby tregon per mundimet ne dashuri dhe ne muzike te Rob, pronari i nje dyqani muzikor ku nuk shiten cd te Stivie Wonder thjesht per princip. Dyqani i listave, ku ne çdo moment stilohen pese kenget me te mire per dashurine, pese kenget me te mire te anes A te viteve 80, dhe kur dikush vdes, si perkujtim stilohet lista e pese kengeve me te mire mbi vdekjen apo kenget qe secili deshiron ne funeralin e tij.

Sepse, siç thote protagonisti, te gjithe shqetesohen per femijet qe shohin imazhe te dhunshme nga televisori apo femijet luftetare, por askush nuk shqetesohet per femijet e rritur me muzike pop qe flet per dhimbjen e dashurise. Sepse ndonjehere, mundesisht sa me rralle, eshte e bukur ti spostosh problemet per diten e neserme dhe te shikosh nje film te thjeshte e inteligjent si ky.

Dedikuar kujt mund te vleresoje letersine, dhe mbi te gjitha muziken e mire. Ne film del edhe Bosi.

Tags: ,

2 Responses to “High fidelity, apo Besnikeri e larte”

  1. marsida Says:

    e di qe e kam pare kete film por para ca vitesh (2 mbase 3). dhe mbaj mend qe kam qeshur shume. nuk e kam menduar per shume kohe…por tani qe po lexoj per te ketu kam deshire ta rishoh.
    film jukebox:)

    Barry: Holy shite. What the fuck is that?
    Dick: It’s the new Belle and Sebastian…
    surrati i Barry-s te kjo skena eshte hilarous:)

  2. desaparacidos Says:

    Eshte vertet film teper i bukur, dashuri&muzike.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: