Franz Ferdinand dhe besimi im te ta

by
Franz Ferdinand

Franz Ferdinand

Nuk jam nje njeri snob, ose me mire, muzikisht nuk jam nje njeri snob. Ky rrefim ama, na nxjerr menjehere nje pyetje ; kush eshte nje njeri snob, muzikisht?

Quhet “ snob” ai njeri i cili ka nje fare kulture muzike, ne shumicen e rasteve mediokre, dhe refuzon t’a zgjeroje ate. Mund te ndahen ne dy kategori : ata qe degjojne vetem nje lloj muzike dhe nuk e ndryshojne kurre, dhe ata qe degjojne vetem muziken e prodhuar ne disa vite te veçanta dhe natyrisht, nuk e nderrojne. Une preferoj keta te dytet. Jane nje prototip qe duhet t’a takosh patjeter ne kete jete, nuk ka shpetim. Njihen lehtesisht sepse thone shprehje si kjo “ Degjoj vetem muzike te viteve 60 – 70 e ca. Nuk ka dale asnje muzike e mire mbas shtatorit te 1982, data e vdekjes se John Bonham, batteristi i Led Zeppelin, date e cila shenon edhe ndarjen e njerit prej grupeve me te medha te historise.”


<!– @page { margin: 2cm } P { margin-bottom: 0.21cm } –>

<!– @page { margin: 2cm } P { margin-bottom: 0.21cm } –>

Kam ketu perpara nje album dhe jam i sigurt se do ndryshonte idene e shume njerezve. Queht “U.K” i Franz Ferdinand. Nje nder albumet me te mire te vitit, sipas meje, dhe zbulimi i fundit qe kam bere, U.K do jete albumi i pare qe do hyje ne muziken e shekullit.

Tani, perpara se te bej nje sakrilegj, me lini t’ju shpjegoj rregullat e mia personale per muziken, rregullat e arta :

  1. Nuk do kesh idhull tjeter perveç Leonard Cohen

  2. Respekto Johnny Cash dhe Muddy Waters

  3. Kujtohu te respektosh dite e shenuara ( si psh me siper, vdekjen e Bonham, te Morrison etj )

  4. Mos vidh apo mos shkarko ate artist qe nuk e ke, perveçse kur nuk ke mjaft lek per t’a blere.

  5. Mos kryej akte te pa pastra, pershembull te krahasosh Beatles apo Pink Floyd me ndonje grup tjeter.

Duhet te shkel rregullin e peste, ate qe ndalon te krahasosh nje artist me nje

tjeter. Por s’kam zgjedhje tjeter, me besoni. Franz Ferdinand me kujtojne albumet a para te Beatles. Kane te njejtin stil, te njejten energji, te njejtat kenge qe i flasin shpirtit dhe estetikes. E njejta doze e mire rocku, duke filluar nga Jackueline, per te vazhduar pastaj me 40, Come on home, Tell her tonight. Tekstet martohen mire me muzike, dhe, siç nuk ndodh shpesh keto kohet e fundit, kane edhe nje histori. Strumentet jane te ekuilibruar ne menyre perfekte me zerin, sinkronizimi i grupit eshte perfekt.

Po behej shume kohe qe nuk degjoja nje muzike te tille dhe e ndjeja nevojen. Por do flasim perseri per Franz Ferdinand, jam i sigurt. Per momentin ju keshilloj vetem te blini kete album, duke j’u premtuar se nuk do pendoheni.

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: