Djemtë e Detit

by
Djemte e detit

Djemte e detit

Grupi zbret ne skene me nje peshe te madhe mbi supe, nje peshe qe ndoshta as ata vete nuk e kuptonin ne ate moment: duhet ti jepnin goditjen e fundit atij festivali konform, nje festival i bere prej kengesh mbi grurin, mbi misrin, mbi gezimin e koperatives e nocione te tilla. Jemi diku tek 1992, 1993, kitara elektrike konsiderohet akoma arme e djallit, nje djale me floke te gjata eshte akoma turp dhe vetem para disa muajsh çdo polic i ndershem e ndjente si detyre te te kapte ne rruge edhe te çonte ne rajon per te te prere floket. Dhe vetem Z-ti e di se si ja ka bere Genti qe ti rrisi floket aq shpejt dhe tu shpetoje berbereve te proletariatit.

Nuk besoj se Djemte e kuptojne rendesine e tyre, por e di qe nuk u rruhet fare. Zbresin, kendojne, ikin. Nuk kerkojne aprovimin e publikut, nuk mundohen as te joshin as ti pelqejne, ndoshta e dine edhe ata qe publiku eshte armiqesor – gruri dhe misri, siç ju thashe – ashtu si vete organizuesit e festival. Ushtarakisht pjesemarrja e tyre mund te konsiderohet si deportim ne radhet e armikut. Tani, le te jem i sinqerte. Kenga e tyre e pare, Sa shume qe kam gabur, eshte e shemtuar, eshte kenga me e dobet qe kane shkruar ndonjehere, aq saqe edhe ata nuk do e perfshijne ne permbledhjen e tyre te pare. Por çeshtja eshte qe kjo nuk ka rendesi fare, kuptoni? Kenga eshte dytesore, eshe nje detaj i vogel, ajo qe eshte e rendesishme eshte qe dikush e ka kenduar. Me se fundmi nje dashuri qe shkon keq ne kundershtim me fundin e lumtur qe kishin dashuriçkat ne aventura koperativash apo ne rregullimin e hekurudhes. Ndonje dashuri e tille mund te shkonte keq vetem nese djalin apo vajzen e shpypte autokombanja. Kjo zakonisht nuk ndodhte sepse autokombanja ishte e mire dhe te dy martoheshin me aprovimin e prinderve dhe shume te fala.

Jo Djemte e Detit. Keta nuk mundohen te joshin publikun, nuk kerkojne aprovimin e popullit me ndonje kenge prekese, qofte edhe te sinqerte mbi emigrimin apo mbi Kosoven. Dalin, zbresin, kendojne, pershendesin, ikin. Eshte ne kete moment te sakte qe rock n’roll zbarkon edhe ne token e shqiponjes

Tags: , ,

7 Responses to “Djemtë e Detit”

  1. tiranacalling Says:

    Grupi i pare qe na ka shpjeguar muziken, ne ate situate shqiptare, edhe pse sot arrijme ti shohim te gjithe difektet.

  2. Lizander Saraci Says:

    Une ne ate kohe kom qene metalar “ekstremist” dhe keta me dukeshin shume te bute e nuk ja “varja” muzikes se tyre. Plus qe ata kapen nje popullaritet te madh qe ne fillim dhe kjo eshte blasfemi per metalaret. Ka qene koha e shperthimit te Nirvana dhe çmendjes se robve per Guns-at dhe Metallica-t). Une, kisha ardhe prej disa vitesh ne France, dhe mbaj mend qe me nje shokun tim brazilion i shifshim me perçmim ata qe majshin bluza te tre grupeve te lartpermendura.
    Kurse me kalimin e viteve, u “poqa” dhe fillova te kuptoj se muzika e çunave kishte shume vlera per peizazhin muzikor te kohes ne Shqiperi. Biles edhe sot te rralle jane grupet qe bejne rock pa u mundu te futen ne formatin komercial te pub-ave me “damlla music”

  3. rruga bardhyl Says:

    “Sa shume qe kam gabuar/si s’me shkoi aspak ne mendje/se endrrat qe per ty i thura/do me jepnin kaq shume dhembje/o nananaa”

    kam qene ne salle kur jane kenduar keto rreshta nga Djemte e Detit (qe kishin edhe nje vajze topolake ne formacion asokohe) . Look-u motorrist i lezhjaneve i rrinte karshi melodise lojcake dhe ojnave te vajzes dhe gjithcka dukej shume post, nderkaq qe ne nuk ishim prezantuar ende me gjesendin e vertete, hard rocku-n e vertete bie fjala. Tradita folk-poetike e Lezhes (prec Zogaj dhe Ndoc Gjetja e Ndoc Papleka) ishin bashkuar me qendrimin (attitude) te Mick Jaggerit dhe produkti ishte kenga e tyre e pare ne festivalin e pare ne liri. Me vone, me “Jakup Ferrin”, pretendimi i tyre per macho rock (c)etnik, e varrosi ate imazh veteironik e romantik prej pseudo-metalaresh inteligjente.
    Besoj se ndodhia e pare per t’u shenuar, festa e pare e rock-ut ne Tirane, ka qene nje koncert i grupit X (vini re emrin elementar/formalist/hermetik/”modern”) ne nje salle jugore te Pallatit te Kultures. Sander Gjoka, vec repertorit te vet, kendoi edhe nje kenge te Rod Stewart. Salla nuk di si ka mundur t’i mbaje brenda gjithe ata gjimnaziste e “te forte” e 40 vjecare te “brezit te djegur” te cilit i perkiste edhe Sandri, Kol Shehu i kitares, Turi i basit dhe Lul Xhangolli i baterise. Investimi i sandrit (po edhe i kolegeve te tij) eshte me i hershem se liria. Ne vitin 1987-88 kam degjuar per here te pare incizime shtepie te kengeve te tij. Kur te behet historia e rock-ut kontradiktor shqip, krahas pervojave jugosllave, Sander Gjoka me Iksat do kene vendin e tyre si pionieret e keqkuptuar dhe te korruptuar nga liria .

  4. tiranacalling Says:

    Jam shume i ri per te njohur Gjoken para viteve 90, por te shkruje historine e rockut shqip do ishte vertet nje pune e bukur-

    Keto dite del, apo ka dale, teorikisht Epos, albumi i dyte i DeD. Po mendoja tamam sot se si muzika ben lojera te cuditshme. DeD kopjonin, apo donin te kopjon GnR. Edhe Chinese democracy e ketyre ka nje peripeci tamam si Epos, duhet te dilte para 10 vitesh dhe ka dola tani.

    S’e kam degjuar akoma Epos, por kam besim.

  5. rruga bardhyl Says:

    Rock n’roll eshte fenomen i mirefillte urban. sigurisht qe Shqiperia jone del e hyn sipas qejfit nga bota e kritereve te mirenjohura, por besoj se ne rastin e rock n’rolli-it prap se prap ne nuk mund te dalim dot nga skemat e mirenjohura.Nuk duhet vene ne dyshim se rock nroll-i ne Shqiperi do te shfaqej ne qender, aty ku kishte mje shume urbanitet, e jo ne periferi. Pra, nuk duhet vene ne dyshim se para Lezhes, “dicka” kishte ndodhur edhe ne Tirane. Gjithsesi Lezha, duke qene nje stacion i rradhes ne bregun perendimor, me qasje te natyrshme ne ekranet italiane, sigurisht qe nuk mund te konsiderohet si Puka apo Librazhdi: implantet e modernitetit klandestin kishin arsye te prodhonin, nder te tjera, edhe fenomene si Djemte e Detit. Mirepo ne Tirane, temperatura urbane e modernitetit ishte disa here me mirepritese per rock. Mos te harrojme qe ne te njejten skene ku u shfaqen per here te pare DeD, kishte disa projekte rock tiranas, ndertuar nga nje aleance e frytshme e adoleshenteve muzikante te liceut me bohemet e dasmaxhinjte e brezit me te hershem.

  6. tiranacalling Says:

    Natyrisht qe para se te vinin DED ishte pergatitur terreni. Ndodh shpesh pastaj qe frutet i merr nje grup sepse vjen ne kohen e duhur ne momentin e duhur, nderkohe qe para 1 viti p.sh ai grup s’do kishte ecur fare. Fat, rastesi, s’e di. Por kjo ka ndodhur do me Nirvana, me Sex Pistols, me Jethro Tull dhe, sipas meje, me DED.

  7. loer kume Says:

    ok, nje gje di te them me siguri, dhe te dale dikush te ma kundershtoje…
    “Balade Per Jakup Ferrin” eshte kenga me e bukur rock e shkruar ndonjehere ne Shqiperi, dhe nje nga kenget me te bukura rock te historise se rock. c’mon people, me kundershtoni.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: