Kurt

by

( Nuk eshte e lehte dhe e pershtatshme te flas per Vonnegut. Por diçka duhet t’a shkruaj, apo jo. Do kisha preferuar te mendoja per te duke pire ndoshta nje goet ver, t’a pershendesja si nje mik te vjeter e te larget, apo nje gote birre. Ndoshta birra do i hiqte solemnitetin momentit. )

Kur iku, Kurt Vonnegut Junior ishte 84 vjeç, kishte pire mesatarisht dy Pall Mall ne dite qe nga fundi i luftes se dyte boterore, dhe kishte krijuar nje personazh me emrin Kilgore Trout. Kishte debutuar me “Plani mekanik, apo Shkaerroni makinat”, dhe ishte snobuar nga borgjezia e mire amerikane. Kishte punuar per General Electric. Kishte studjuar antropologi. ( Ne fakt eshte nje mekat qe studiova antropologi – do thote me vone – sepse une popujt antike nuk i duroj dot, jane vertet budallenj.) Kishte bere luften e dyte boterore, fati e kishte çuar ne Dresda naten kur forcat aleate rrafshuan qytetin. E thame qe Vonnegut ishte lindur ne 1925? Llogarisim qe gjate luftes ishte nje post-adoloshent, 18 apo 19 vjeç supozojme qe lufta e ka shkaterruar. Shume njerez nuk e marrin me veten mbas nje eksperience te tille. Cfare pa Vonnegut? Pa absurditetin e luftes. Gjeja ma natyrale ishte pikerisht ajo qe donte te bente : te shkruante nje liber mbi trimerine e aleateve, mbi kurajon, sakrificen, gjera keshtu. Por ky liber nuk donte te dilte, thjesht nuk donte. E shkruante dhe e ri-shkruante, por ai liber nuk donte te egzistonte. Derisa e kuptoi: nuk kishte luftuar ne nje lufte, thjesht kishte marre pjese ne nje masaker. Libri do te quhej “ Kryqezata e femijeve apo Thertorja nr. 5.”

Tregon qe eshte e mundshme te shkruash nje liber duke kombinuar tragjedine e nje lufte pa mohuar dashurine per mjeshtrin e tij, Mark Twain. Mjeshter me te cilin Vonnegut do te krahasoj shpesh, edhe pse me modesti e humor e ka mohuar gjithmone qe i afrohej qofte edhe pak shkrimtarit te madh amerikan.

Por Amerika tashme e kishte toleruar nje Orwell dhe nje Welles. Nje tjeter do ishte shume edhe per nje shtet liberal. Sepse ajo qe Vonnegut pershkroi ishte thjesht absurditeti, ishte tamam kryqezata e femijeve te hedhur ne nje lufte me te madhe se sa ata. Nuk duhet te jete e lehte qe nga pikniku i te djeles te te hedhin ne boten e çudirave, ne Gjermanine naziste. S’duhet te jete fare e lehte. Aq me shume per shkrimtarin tone, me origjine gjermane.

Dhe libri natyrisht nuk pati vemendjen e duhur, te pakten vitet e para. Arsyeja eshte e thjeshte : Vonnegut tregonte te verteten. Por si te gjitha kryeveprat u deshen vetem pak vite qe te perhapej ne gjithe boten. Edhe ne Amerike biles.

Lapidar, si gjithmone, komenti i Vonnegutit. Ne nje moment, ne nje nga shtetet amerikane te lidhur historikisht me KKK, (ndoshta Utah, se mbaj mend mire ) nje grup njerezish mendoi te digjte te gjitha kopjet e librit ne sheshin publik, sepse diku ne nje dialog perdorej fjala “mutherfucker”

Komenti i Vonnegutit qe pak a shume keshtu “ Deri para pak vitesh digjnin zezaket. Me behet qejf qe tani djegin libra, ky eshte natyrisht nje hap drejt progresit.”

Ky vazhdonte te ishte Vonnegut, i cili se bashku me pak intelektual amerikan, si Chomsky e Vidal vazhdoi deri ne fund luften e tij kunder nje Amerika qe nuk e kuptonte me, apo me mire, nuk arrinte t’a aprovonte. Skam menduar kurre se do jetoja ne nje kohe kur njerezit me te fuqishem do quheshin Dick, Bush e Colon, do thoje me vone.

Ky ishte Vonnegut. Ky eshte Vonnegut.

Per t’u lexuar ( patjeter ) satira perfundimtare mbi shtete, luftera e fe: Akulli 9

Advertisements

One Response to “Kurt”

  1. oltimus Says:

    Se vuoi davvero infastidire i tuoi genitori e non sei tanto audace da essere omosessuale, il minimo che puoi fare è darti all’ arte. Ricordati di non usare mai i punti e virgola, però: sono ermafroditi travestiti, che non stanno a significare assolutamente nulla. Tutto ciò che fanno è mostrare che sei stato all’ università – Kurt

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: