
The only band that matters
botuar te Gazeta
Nëse ka ekzistuar ndonjëherë ideja dhe ideali i botës së përmirësueshme me akorde muzikorë, e gjithë kjo ide në vitet 70 ka vdekur bashke me Hendrix, Joplin, Brian Jones, me festivalin e Woodstock a me Kennedy. Ndërkohë lufta në Vietnam vazhdon e në vitet e ardhshme të gjithë ata që besonin se mund ta ndalnin do bëjnë mea culpa para tv-së në emisionet e të shtunës në darkë ( përveç Dylan & Cash ). Beatles janë ndarë, R.Stones firmosin kontrata me shumë zero, shtëpitë diskografike ndërhyjnë gjithmonë e më shumë në albume ndërsa në Amerike qeveris një ndër presidentët më të këqin që mbahet mend ndonjëherë. Ëndrra e muzikës rock në fakt që në fillimet e viteve 70 ka vdekur, është një farë i sëmuri Bosfori, adoleshentet kthehen në shtëpi e lulet vyshken, muzika lë politikën për tu bërë përsëri thjesht muzikë. Të vetmit që vazhdojnë në rrugën e tyre janë njerëz si Joan Baez e Pete Seeger. E megjithatë, i gjithë ky dështim nuk është formalizuar akoma.