Thesari im

by

nga Charles Baudelaire

Nëse dhomat e shpirtit tim do vizitoje
Çfarë pretendon se do shikoje?
Cilin përbindësh mendon se fsheh?
Po të zhgënjej, por nuk më njeh.
Nuk ka nevojë për të trokitur.
Hyr, shih, kërko, mbet e habitur
Mure të zbrazët lyer pa ngjyra
Fotografi, por pa fytyra
Diku e hedhur afër shtratit
Është nje kuti e tersit, fatit
E mbushur plotë është me kujtime.
Brenda gjithë historia ime.
Janë fjalët që kam thënë aty,
gjithkush që njoha, perfshi ty.
Gjithcka që bëra, e ç’veç ëndërrova
Vendet ku shkela, ku jetova.
Janë zënkat tona dhe mërite
Janë puthjet netëve pa dritë
Veset e mia që aq urreve
Mërgimi i ngadaltë i reve.
Dënimet që vuajta për ty
Herët kur s’të pash ne sy
Jetët qe pa ty jetova.
Të tjera femra që dashurova
Janë dhe sekretet që s’të kam thënë
E amanetet që kam lënë
Fëmijet që kurrë nuk më lindën
Epshet që vrava se nuk mu bindën
Ka letra, që për ty i shkrova
Në zarfet që kurre nuk dërgova
E nëse gjithcka përmbys do kthesh
Sekretin më të madh do gjesh
Se e kam fshehur në fund fare.

Po nuk e pe, s’ke pare gjë fare.
Nxirre mes duarsh në shtrëngim.
K’të më të shtrenjtin sendin tim.
Balsamin që plagët shëronte,
kur kjo djall jete më kafshonte.
Para fytyrës ngadalë afroje.
Dhe mbylli sytë, pastaj zbuloje.
E kur ngadalë ta kesh zbuluar.
Veç një pasqyrë do gjesh në duar.
Do shohësh veten, reflektim.
Se ishe ti thesari im.

About these ads

Tags: , , ,

8 Responses to “Thesari im”

  1. Katia Says:

    Oh keto vargje jane magji, ujvare ndjenjash…
    I mrekullueshem Baudelaire!

  2. doriani Says:

    rralle ndodh qe nje krijim te jete kaq i ngurte rreth berthames se tij e te krijoje ne teresi nje metafore te vetme e te adhurueshme.do ishte mire te ishte shkruar edhe emri i perkthyesit edhe pse per nje moment mu krijua ideja se Baudelaire ka shkruar edhe ne shqip.:))

  3. The Kindly Ones Says:

    “Thesari im” i Baudelaire ” eshte sjelle aq bukur ne shqip nga i ndjeri Mihal Hanxhari.

  4. perso nel buio Says:

    Uau…shof shpirtin tim ne pasqyr !!! Klas…

  5. sjaupaj Says:

    Pershendetje. a mundet dikush ta di se si titullohet kjo poezi ne frengjisht dhye a e ka dikush poezine origjinale ne frengjisht ose ndonje link ku mund ta lexoj?

  6. Calvero Says:

    Kete pyetje desha te beja edhe une. Kjo poezi nuk eshte e Charles Baudelaire. I kam te gjitha poezite e tij ne frengjisht dhe kjo poezi nuk ekziston.

  7. shila Says:

    GJITHCKA E BUKUR
    GJITHCKA ME JETE
    QE JETON NE VARGJE
    TEKSA KENDON DASHURINE E VERTETE … <3

  8. enris Says:

    a ka nevoje per fjale te tjera?

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 289 other followers

%d bloggers like this: