Komunizmi Shqiptar…

by

nga Albi Dardan Xhunga

Aty nga mesi i shekullit të njëzetë,

shumë njerëz i besuan një ideali të shenjtë.

Në ëndrrën dhe shpresën e tyre te dlirë,

jetonte ideali për një botë më të mirë.

Për një Shqipëri të lumtur e krenare,

ku fëmijët të mësonin në gjuhën amtare.

Për një rend të ri me moton ”Barazi”,

për një pushtet të popullit, për demokraci.

Shumë djem luftuan dhe shumë u vrane,

e dinin se çmimi do ishte i rëndë.

Rishtazi s’u epën, me gjak lanë çdo përpjekje,

se fitorja do ishte vetë ëndrra e shekujve.

Por nga ëndrra egërsisht do zgjoheshin një ditë,

nga armiku që kurrë s’kishin imagjinuar.

Do akuzoheshin si tradhëtarë, apo agjentë,

armiq të popullit për të cilin kishin luftuar.

Eh sikur të kishim rënë si shokët në betejë,

e të mos provonim këtë poshtërim të zi…

Se edhe Jezusi një çast i tha zotit:

”Largoma këtë kupë, se nuk mund ta pi”

Kushtuar gjithë atyre që i besuan kësaj flame…

About these ads

Tags: , ,

5 Responses to “Komunizmi Shqiptar…”

  1. ehe... Says:

    Padashur te dukem “casse-pieds” (qe te çan koken dmth), ka shume pasaktesira ne kete poezi. Por kujdes ! jo se jane pasaktesira te veçanta te poetit, aspak, jane thjesht pasaktesira qe jane perseritur aq shume sa kane fituar statusin e gjese se pashkulshme.

    Nuk ka pothuaj njeri shqiptar, qofte dhe antikomunisti me i madh, qe te mos permende faktin (???) se partizanet luftonin per nje ideal te larte demokratik. Kjo ka marre permasa aq idilike sa ka filluar te na vije perpjete kur lexojme per “ndjenjat e pastra”, per “vrullet e kulluara djaloshare”, e gjepura te tilla.

    Sidomos, ajo ku i vihet kapaku kesaj maskarade 70 vjeçare, eshte kur thuhet gjithmone : idealistet e rinj shqiptare luftonin per barazi dhe demokraci. Kur dihet fort mire se keto dy fjale nuk shkojne bashke ! Nuk ka edhe barazi, edhe demokraci. Ose lufton per njeren, ose per tjetren. Nese lufton per te paren, lufton per komunizem, nese per te dyten, per kapitalizem. Regjimi demokratik eshte i papajtueshem me komunizmin. Ne çfaredo forme qe te marre komunizmi, aty s’do te kete kurre demokraci.

    Partizanet e pare shqiptare, te rinjte e pare qe rroken armet, nuk kishin kurrfare qellimi demokratik, sepse perndryshe s’do te kerkonin kurrsesi barazi. Ata qe u ngriten per t’u barazuar me beun apo me pronaret e punishteve, jane ngritur thjesht per t’i shpronesuar ata. Barazia me beun dhe pronarin e qytetit, do te thote t’iu besh lufte ketyre, dhe ketu ska kurrfare demokracie.

    Arsyet qe mund t’i kene shtyre keta tipa qe na serviren si idealistet e shekullit, jane shume me tokesore, shume me profane dhe te rendomta. Po, disa kane perdorur fibren kombetare, dmth per çlirimin e vendit nga te huajt. Por kjo s’na jep asnje shenje se per ç’lloj barazie flisnin ata. Per barazi ndermjet kombeve ? Qe pushtuesi ta merrte vesh se edhe i pushtuari ishte baraz me te ? OK, ka mundesi. Por ne nivel te brendshem, kjo s’na jep asnje tregues per synimet e tyre barazitare.

    E verteta eshte ca me e thjeshte : “idealistet” e ashtuquajtur qe me pas na u “zhgenjyen”, nuk ishin tjeter veçse pak me te urte apo me te meshirshem se te tjeret. Psh, per ta nuk behej fjale qe tjetrit t’i vihej pushka per t’ia marre pronen. Mendonin se barazia do te vendosej pa gjak. Por kjo barazi, qofte dhe pa gjak, ska asnje lidhje me demokracine dhe rendin e se drejtes ku prona njihet me ligj, gati si nje e drejte hyjnore e trashegueshme.

    Te vetmit viktima qe ka bere komunizmi, dhe qe s’mund t’i quash kurrsesi te “zhgenjyer”, jane ata qe nuk luftonin per barazi, por per demokraci. Barazine, ata e urrenin si nje ogur jo te mire. Ata ishin vertet ne nje dyluftim me barazitaret, dhe shpresonin te fitonin kunder tyre. Social-demokratet e viteve 45-46-47 e dinin fort mire se i kane hyre nje basti te rrezikshem : ose vendosin demokracine dhe barazia dogmatike thyen hundet, ose humbasin dhe kjo barazia e fundit ua thyen atyre hundet. Fati i keq beri qe te ishin demokratet antibarazitare ata qe humben. Fituan plaçkitesit, hordhite jakobine qe mendonin vertet te beheshin te barabarte, por te barabarte ndermjet tyre, nga ku dhe lindja e urrejtjes klasore. Klasa e pasur, per ta, ishte pengese per arritjen e barazise se kulluar. Nje pengese, dihet kjo, ose rrezohet (nese e mundur), ose i kalohet anash. Pengesa, ne rastin tone, ishte e rrezueshme, prandaj dhe u rrezua, pa kerkuar asnje menyre tjeter. Nderkohe qe klasa e pasur, ajo qe ishte per demokraci dhe jo per barazi, nuk kishte arsye ta luftonte klasen me poshte, per arsye se ajo e sheh kete klase si nje rrjedhoje te drejtperdrejte te demokracise : nese vota vendos qe ti te jesh ne pushtet, OK, mund te hipesh, por absolutisht pa drama dhe tragjedi.

    Ketu kemi pasur nje lufte asimetrike, dmth barazitaret i luftonin demokratet si pengese, ndersa demokratet nuk i luftonin barazitaret per parim. Ne kete lufte asimetrike, dihet ajo pune, humbet gjithmone ai qe tregohet me demokrat, pra ai qe beson tek fjala, tek vota. Kjo eshte arsyeja qe edhe sot, vendet demokratike ndihen me te dobeta kundrejt nje vendi diktatorial, ngase ky i fundit nuk ndjek asnje parim demokratik dhe luan ne nje terren loje qe demokrati s’mund t’ia lejoj vetes, thjesht per faktin se pastaj demokrati humbet thelbin e vet.

    Kujtoni ketu veshtiresite e administrates Bush per te tejkaluar mbi disa dispozita ligjore, ne rastin e luftes kunder terrorizmit. Nje diktator s’do t’i kete kurre keta skrupuj te demokratit dhe kurrfare brejtje ndergjegjeje per te.

    OK, u zgjata shume, ka ende shume per te folur, porse nderhyra thjesht per te thene se gabime te tilla feminore si dy vargjet e mesiperme te poezise, jane bere nje “klishe” e pranuar nga te gjithe, duke dashur ketu qe faji t’i lihet thjesht nje kapriçioje te nje diktatori. Nderkohe qe helmi eshte ca me i holle, e me i thelle.

    Tungatjeta.

  2. xhunga78 Says:

    Pershendetje. Faleminderit per komentin.
    Do doja te sqaroja se ne kete poezi (une jam autori) nuk flitet per pjesen dermuese te komunisteve te rinj. Ketu flitet per ate pjese qe besoi se rendi i ri do te ishte nje rend me barazi dhe demokraci. Sipas pikepamjes time komunizmi eshte nje rend ideal, problemi i vetem i te cilit eshte se eshte totalisht i pazbatueshem dhe kjo le goxha hapesire per diktatoret.
    Ndersa per ate qe thua, se demokraci dhe komunizem jane gjera krejt te ndryshme, nuk jam shume dakort. Sipas pervojes ke te drejte, por sipas asaj qe komunizmi u “shit” jo. Sepse parimi kryesor i komunizmit ishte @pushteti i popullit” cka do te thote demokraci. Se me kete u abuzua dhe nuk gjeti pike zbatimi eshte tjeter gje.
    Pra qe te mos zgjatem, une personalisht jam shume i bindur se ne ate kohe kishte njerez qe besuan te rendi i ri dhe luftuan per ideale. Por e marr me mend qe ka edhe mendime ndryshe.
    Te pershendes…

  3. ehe... Says:

    Pershendetje gjithashtu.

    Fillimisht, me duhet te perseris ca gjera. Ju thoni :
    “Ketu flitet per ate pjese qe besoi se rendi i ri do te ishte nje rend me barazi dhe demokraci.”

    Ne fakt, nuk ka nje rend te tille, e thashe me lart, ose ka barazi, ose ka demokraci. Nje rend barazitar eshte, ne thelb, antidemokratik. Sepse barazitizmi nenkupton tashme jo ngritjen e me te ultit drejt me te lartit, por uljen e ketij te fundit drejt me te ultit. Nivelimi nuk behet nga lart, por nga poshte. Dhe nje rend i tille eshte, ne fund te fundit, nje tragjedi.

    Ndersa demokracia vepron ndryshe : jo i larti te ulet poshte, por i ulti te ngrihet lart. Referenca eshte i larti, e persosura, i mençuri, prodhuesi, etj.
    ____________

    Ka nje paqartesi tjeter flagrante ne lidhje me barazimin qe ju beni mes “pushtetit te popullit” dhe “demokracise”.

    E para e punes, komunizmi nuk eshte pushtet i popullit. Ai eshte pushtet i nje pjese te popullit, me saktesisht, i proletariatit, i klases punetore, e cila eshte politikisht e afte ta mbaje kete pushtet. Nuk eshte as fshataresia kooperativiste si teper e papjekur dhe ne thelb reaksionare (e lidhur pas prones), dhe as inteligjencia e cila eshte infektuese dhe qe duhet mbajtur nen kontroll te vazhdueshem. Komunizmi nuk quan popull klasen e te pasurve dhe klerin. Duke iu hequr triskat e frontit, ata zhvishen nga emertimi popull dhe kthehen ne nje lloj popullsie “zombie”. Pikerisht, historia na tregon se para se te kalohet ne masakra, nje diktature ka nevoje ta zhveshe viktimen nga disa tipare te perbashketa : ai s’eshte me njeri, s’eshte me si te tjeret. Metaforat gelojne : ai eshte parazit, mi, i demshem, urith (qe punon naten per te minuar socializmin), ujk (lumi fle, armiku s’fle), etj. Pra, qe komunizmi te jete “pushtet i popullit”, kjo eshte nje genjeshter e trashe.

    Perkundrazi, demokracia eshte vertet pushtet i popullit sepse ai s’ben dallime racore, klasore, krahinore apo tjeter. Ne popullin e demokracise futet edhe i pasuri, edhe prifti, edhe anti-demokrati. Kjo eshte arsyeja qe me lart, une thashe se demokrati nuk e lufton per vdekje anti-demokratin sepse keshtu humbet thelbin e vet. Por eshte e kunderta, anti-demokrati lufton per vdekje dhe mendon te shfarose te gjithe demokratet.

    Mirepo, na del dhe nje problem tjeter : ç’nenkuptohet me popull ? Ne fakt, demokracia ka prirje te mos i besoje shume ketij nocioni dhe te funksionoje me teper si nje bashkim individesh qe kane zgjedhur te jetojne nen te njejtin sovranitet, dmth t’i kene fatet e perbashketa. Kalimi nga individi i shoqerise ne popull, eshte mjaft problematik sepse krijon nje terren te mire per populistet dhe demagoget e çdo lloji.

    Perfundimisht, togfjaleshi “komunizem demokratik” eshte nje mashtrim i radhes ku tashme kane filluar te bien nje pjese e mire e rinise kryeqytetase, te joshur nga disa filozofe te njohur si Chomsky apo Badiou, e qe jane thjesht rober te se kaluares se tyre. Nje filozof, ose nderron mendje diku ne moshe te mesme, ose ai eshte i humbur pergjithmone. Ka pasur mjaft filozofe europiane qe jane larguar me radhe nga stalinizmi, maoizmi, kastrizmi, porse kjo kthese ka ngjare diku ne mosha te mesme. Kush e ka kaluar kete pike, ka ngelur si ne rini, rob qe perpiqet thjesht te perligje a posteriori zotimet e tij politike te rinise. Shkurt, kesaj i thuhet sharlatanizem.

    Tungatjeta.

  4. x E N D E R .K Says:

    http://www.gazetatema.net/web/?p=37440

    ja se cfare mendoj une, dreqi e mori!!!

    x E N D E R . K
    http://funeraliveshit.blogspot.com/

  5. Albi Dardan Xhunga Says:

    @ ehe: Po i biem fyellit ne vrima te ndryshme me duket.
    Me bere te perfytyroj masa fshatare qe perpara se te dilnin partizane studionin Marksin, Willsonin. Natyrisht pasi kishin studiuar fije per pe Aristotelin, Platonin, etj.. Ne ate kohe kishim te benim me nje popull shume pak, ose aspak te shkolluar.
    Pervec kesaj, ti i trajton filozofite sikur te behej fjale per sot. Atehere askush nuk kishte thene se prifti, apo i pasuri nuk do konsiderohen popull. Marksi nuk e filozofoi Komunizmin per te mashtruar, apo nenshtruar popujt. Marski eshte nje nga mendimtaret me te medhenj qe ka njohur bota dhe nuk eshte aspak faji i tij qe me idene e tij u abuzua llahtarshem.
    Me pak fjale; djaloshi fshatar, (qe ne ate kohe ne Shqiperi kishte shume pak ndryshim kulturor me djaloshin qytetar) nuk shkonte ne lufte me idene se kur te mbaronte lufta do vriste te pasurin, apo priftin. Ketu eshte gabimi. Ti i trajton gjerat sikur ata ta dinin c’do ndodhte. Sikur komunizmi t’i kishte dhene (flas per te ne) provat e dhunes, te totalitarizmit. Asgje nga keto s’kishte ndodhur. Ne ate kohe ithtaret e komunizmit ne Shqiperi kishin te benin me nje rini qe e kishte trurin te virgjer. Keshtu qe nuk ka shume logjike qe t’i hysh krahasimit te komunizmit me demokracine. Nuk eshte kjo ceshtja.
    Njerezit besuan ne nje sistem ideal dhe luftuan per te. Sigurisht qe kishte nga ata qe ia kishin vene syrin qe me pare te pasurit dhe priftit, pao hoxhes. Por keta s’mund te ishin kurrsesi shumica.

    Shpresoj te kem qene i qarte ;)

    Tung

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 289 other followers

%d bloggers like this: