Rasti i çuditshëm i kalit të Gjergj Kastriotit ( Skander Bey )

by

nga Dorian Isai

Mengjes ne Tirane,mengjes ne sheshin Skenderbej,nje mengjes i njetrajtshem,pa vezullim te jashtezakonshem ne pellgjet e vogla ndane trotuareve dhe pa  gumezhimen tipike te shesheve ne oret e para te mengjeseve.Eshte nje  paramengjes,nje agim,nje paraagim,eshte tamam koha kur ngjarjet e vogla(ose edhe te medha) çelin, pa patur nevojen per driten e duhur te diellit.Me nje mengjes  te tille,kur rrezet fillojne te perskuqen  nga forca qe mbartin ne vetehte,veshtrimet e para te kalimtareve-makina u mbarsen( mbase nuk eshte tamam rasti te thuhet keshtu) me nje imazh te pazakonte qe kapte ne befasi te gjithe ata qe kishin ..fatin ( le ta quajme keshtu) te perballeshin me kete imazh-mirazh te thjeshte ne dukje por te komplikuar ne permbajtje.Kali i Skenderbeut qe gjithmone ka qene nje personazh i dores se dyte ne histori dhe ne shesh,kishte pesuar nje ndryshim(jo dhe aq te vogel) ne pjesen e fundbarkut te tij.  Organi tij seksual  ishte rritur  dhe e kishte trasormuar nga nje figure te qete ne sherbim te heroit,ne nje hamshor te vertete qe ,mbase kerkonte pjesen e tij(te merituar ose jo)ne histori.Reagimi i pare ne disa kalimtare ishte nje buzeqeshje-nenqeshje e lehte,e pavullnetshme dhe e paperfunduar,sikur ky fakt te ishte jashte permasave te tyre te gjykimit dhe u duhej patjeter nje ide e kualifikuar mbi çeshtjen. Ishte nje nga ato ngjarje-ndodhi me fabulen fshehur brenda dhe jo gjithmone fabula ishte elehte per tu nxjerre nga thelbi  i ngjarjes.Shume prej atyre qe u perplasen se pari me  kete trasormin te pa-emer duke u gjendur ne nje zone boshe gjykimi te thelle,ndjene nevojen te lasim ne dike dhe nga sa thuhet ato minuta te para jane bere shume tel. nga sheshi ne drejtim te qytetit,mund te thuhet se ato minuta shehsi ka qene vertete qender e aytetit dhe ta mendosh qe per nje gje qe te gjithe e dinin,por asnjehere nuk e kishin ndjere,duhej pak pak gje(mbase nuk eshte rasti te thuhet “pak”,por le ta themi keshtu).Me fjale te varfera dialogjet mund te kene te perngjashme me çfare po shkruaj me poshte:

-paresi:hej,çfare ben ti u zgjove?
tjetri:ka ndodhur ndonje gje?!mire jeni te gjithe?
paresi:mire,mire..
tjetri:po çpate qe mor ne kete ore,je budallallepsur?
(heshtje..parsi mendon se si ti thote se Skenderbeu eshte çmendur,dmth jo ai vete personalisht,por e parandjen se  do te ishte diçka naive,ndersa tjetri mendon se vertete diçka e rende ka ndodhur por qe nuk ka kuroajon t’ia thote ne tel.Ndonje njeri i afert…)
tjetri:he,ore fol..çfare ka ndodhur..ndonje aksident?
paresi:-jo.jo,hiç,po kaloja ketej nga sheshi(ideja e pare qe i vjen ne mend,ta shnderroje te gjithen ne nje shaka)..e di..kalit te skenderbeut  eshte eksituar shume,eshte ne qejf,si thuhet i eshte rritur bibilushi..
tjetri:-(heshtje..)po fle une..

Nje traume e brendshme momentale pas kesaj kapte paresin,tanime fakti kishte ndodhur ne te gjitha permasat e tij,ai kishte pare,kishte veshguar e kishte trasmetuar,pra,mund te terhiqej i qete nga vendngjarja e te vazhdonte sa me i qete te ishte e mundur programin ditor.

Problemi i vertete doli ne drite me ardhejn e plote te dites,kur nje grumbull i vogel kalimtaresh u grumbulluan para bustit dhe me nj-tj. benin komente nga me te ndryshmet.Nuk thuhej asgje e rendesishme,e qenesishme,vetem fjale qe mund te grupoheshin ne familjen e thashethemeve,sepse edhe pse koha kishte qene teresisht e shkurter,thashethemet kishin nisur te ngjalleshin menjehere pas ndodhise,te papermbajtura dhe ndonjehere edhe me zjarrin e fantazise popullore.

Thuhet se kishin zgjuar kr. ministrin,ministrin e puneve te brenshme dhe pak me vone edhe ate te puneve te jashtme(kete te fundit me kembenguljen e ambasadave fqinje)Thuhet gjithashtu se nen keshillen e kr. ministrit nuk kishin zgjuar presidentin.Me pare ngjarja(nuk eshte tamam kjo fjala e duhur..por) duhej veshtruar nga te gjitha kendveshtrimet,duhej te kishim nje panorame te qarte te gjithe sa kishte ndodhur ne menyre qe presidenti si personifikim i unitetit kombetar te jepte nje deklarate qe mos te demtonte askend(dmth as kundershtaret e epshit te kalit te Skenderbeut e as adhuruesit e tij,nese do kishte te tille).Deri ne ate moment nuk dihej asgje,nuk kishin arritur as  te gjenin pozicionin e Skenderbeut ne kete ndodhi.Ai si gjithmone ,me shpaten ngrehur e  krenar nuk kishte dhene deklarate per shtyp.Priteshin zedhenesit e shoqatave jopolitike,mbase ato mund te jepnin nje pershtypje te pare rreth ngjarjes qe menjehere u quajt “incident” nga ambasada te vendeve fqinje.”Kjo eshte nje perpjekje e.. pandershme(nuk e di nese eshte rasti te thuhet keshtu)per te shtremberuar historine..e tj tj tj”
“Deklarata e dyte..çuditerisht(nuk e di nese eshte rasti te thuhet keshtu) erdhi nga shoqata e homoseksualeve qe nder te tjera thoshte se ky fakt historik me ne fund do te dilte ne drite,ishte e kote qe diktatura e kishte mbajtur  te fshehur nder vite e tj. tj.tj..dhe se ishte mese enatyrshme qe kali,te kishte ato permasa reale qe me ne fund kishte marre.Perfundimi:rrofte kali.Por kaq ishte shume pak qe pushteti te merrte nje qendrim ndaj faktit-incident dhe nderkohe turma para kalit rritje,thashethemet merrin krahe akoma me shume dhe heshtja e qeveritareve e stimulonte fantazine popullore.Dikur nje grumbull policesh rrethoi monumentin,detyroi turmen te terhiqej,madje tentoi edhe ta shperndaje.Situata  po rendohej.Historia jone kishte marre nje forme qe  nuk ishte e lehte te interpretohej dhe sa me shume kohe kalonte aq me shumerritje gumezhima popullore,mund te shndrrohej ne nje legjende e legjendat shnderrohen shume lehte ne psikollogji kombetare.Nderkohe, organi seksual i kalit  rrininte varur(ne dukje ne menyre te pafajshme,jo me shume per faj te tij,sesa per faj te natyres se tij)dhe  ky… akt(nuk eshte tamam rasti ta quajme keshtu)u interpretua me ne fund si njedhunosje e tre drejtave te autorit..Te gjithe e dine se busti kishte lindur ndryshe… me kal e Skenderbe te qete,si figura historike qe korrniza kohore gjithmone nuk kishte patur probleme ti mbante nen permasat e saj.Keshtu..me mjetet e nevojshme te punes,nje shkalle,dalta,çekiçe e sqepare disa muratore(eshte rasti te themi te kualifikuar) u nisen drejt lartesive te drejtojne udhen e historise,e thene ndryshe,ti jepnin nje mesim te mire kalit …madh.Kishte edhe nga ata qe mendnonin  te tregoheshin akoma me te rrepte,te pakten perkrenaren duhej t’ia hiqnin Skenderbeut,ose ti thyenin nje cope shpate.Me vendim unanim,vendosen qe keto te ishin masat qe do merreshin nese nje gjest i tille, i shemtuar(edhe i pandershem) do te perseritej perseri.

Nuk di t’ju them se sa kohe ka ka kaluar qe atehere,por di te them se sa here qe kaloj ne shesh,shoh Skenderbeun dhe dua te sigurohem ne nje fare  menyre se gezon shendet te plote,ai dhe kali i tij.Eshte e veshtire te kuptohet,e di,por une tentoj  gjithmone me duar futur ne xhepa,thelle ne xhepa,per te mbajtur perkulur ndonje cope “krenarie kombetare” qe mund te dale nga konturet e zinxhirit..te pantallonave(eshte rasti te thuhet).

About these ads

Tags: , , , , ,

25 Responses to “Rasti i çuditshëm i kalit të Gjergj Kastriotit ( Skander Bey )”

  1. un Says:

    Pershendetje Dorian,
    Do t’i rikthehem me vone tekstit, ta lexoj me nge. Por nje veshtrim te pare dhe kapa jashtezakonisht shume gabime drejtshkrimore. Ka qene e qellimshme kjo gje apo thjesht harresa te rastit ?

    U habita dhe une nga fotoja. Me sa di une, skulptura te tilla s’behen kaq lehte dhe kushedi ku djallin e kane derdhur. Ose dhe e kane vjedhur ne ndonje shesh Hungarie se ata kane qene mjeshter kuajsh. Per mendimin tim, qe nga Hungaria deri ne Mongoli, njerezit duhet te kontrollojne sheshet e tyre se nje kale ia ka mbathur per ne Tirane. Shpresoj te mos kete ndonje Dick tjeter qe te na ngope ndonje raport tjeter ne ndonje salle kinemaje europiane.

  2. doriani Says:

    Pershendetje “un”
    E ke fjalen per gabime ortografike apo drejtshkrimore,sepse per te dytet jam munduar te jem sa me i sakte te ishte e mundur.Mbase ka shpetuar ndonje germe dhe ndonje gabim ortografik mund te kete,por kjo eshte nje histori e gjate dhe shume personale:))qe ketu nuk mund ta shpjegoj dot.
    persh. e dite te mbare

  3. un Says:

    Dorian,
    ortografike = drejtshkrimore

    orto = drejt
    grafik = shkrim

    Jane e njejta gje. Ka pastaj gabime sintaksore, gramatikore.
    Sintaksore eshte kur nuk puqen mire gjymtyret e fjalise ose vete fjalet brenda nje fjalie. Megjithese sintaksa mund te ngaterrohet qellimisht nga shkrimtaret (Beckett, Duras, Gailly, etj).

    Im ate, punetor, gjithe diten ne pune. Kjo eshte sintakse e çakorduar. Mungon nje kallezues, psh.

    Mungon nje fjale, ka rend te keq fjalesh, lidhjet e koheve nuk qendrojne, kundrinoret s’perkojne, peremrat vetore livadhisin, te gjitha keto jane gabime sintaksore. Shkrimtaret qe permenda, jo se ngaterrojne peremrat vetore, kaq gje e dine ata, porse bejne fjali ku mungon nje fjale, te takon ty si lexues ta nuhasesh. Mund t’i rendisin keq dhe fjalet, thjesht per te hutuar lexuesin ose dhe per te fshehur diçka me te thelle. Beckett, psh, eshte mjeshter i ketyre “gjepurave” (ne dukje).

    Nje gabim gramatikor eshte psh kur zgjedhimet e foljeve jane katastrofe. Nuk perkon veta me foljen. Ose perdor te kryeren per te pakryeren dhe anasjelltas. Pak a shume keshtu.

    Ne tekstin tend, nuk ka gjera te tilla por ka gabime drejtshkrimi (fjalet nuk jane shkruar si duhet – “coquilles” (nderrime vendesh te germave brenda nje fjale, ose “e” per “o”, etj). Ka dhe gabime bukurshkrimi (kaligrafie), dmth qe lidhen me anen vizuale te tekstit (la mise en page) : presjet ngjitur me fjalen pas saj, etj etj.

    Njehere tjeter. Shendet.

  4. doriani Says:

    x “un”
    mesa kuptova une nga ajo qe ti quan “gabim”,nje pjese e mire e tyre,jane te qellimshme.

  5. Alket Bushi Says:

    Ne shqip ka ndryshim midis kuptimit te “gabimit ortografik” dhe “gabimit drejtshkrimor”. I pari nenkupton gabimet e ashtuquajtura “te shpejtesise”, pershembull te harrosh pa vene nje shkronje, apo te vesh nje shkronje me shume. Gabimet drejtshkrimore perfshijne te gjitha gabimet qe mbesin, pra per ato fjale qe ose dihen gabim nga shkruesi, per shkak te zhargoneve (pershembull te shkruash “e gjërë” ne vend te “e gjerë”, “mjegull” ne vend te “mjergull”, “guzhine” ne vend te “kuzhine”, “shtrenguar” ne vend te “shternguar”…), ose shkruhen ne dialekt. Keto te fundit jane gabime vetem ne rast se shkrimtari ka marre persiper ne teresine e shkrimit te shkruaje ne letrare, nese shkruan ne dialekt, duhet t’u nenshtrohet rregullave te dialektit perkates (qe ketu ne vendin tone nuk jane te mirepercaktuara, dihen deri diku ne menyre empirike). Pra “gabime drejtshkrimore” ne shqip siç e di une eshte e barabarte me: gabime sintaksore, gabime gramatikore, gabime korrekt-shkrimore (po te mund ta quajme keshtu rastin e gabimit ne raport me gjuhen zyrtare). Ndodh qe kur nje fjale huazohet nga nje gjuhe tjeter merr nje kuptim tjeter nga ai i gjuhes nga eshte marre, pershembull mund te permend ketu fjalen “patetike”. Ne italisht ka kuptimin e diçkaje te rendomte me sa di, kurse ne shqip ka kuptimin e diçkaje si me thene teper donkishoteske, me nje patos qe e tejkalon jashtezkonisht realitetin, nje enderrim delirant. Edhe kete: “grafi” nga greqishtja e vjeter do te thote “pershkrim”.

  6. un Says:

    Me vjen shume keq qe ka ende lexues qe i ngaterrojne keto gjera.

    Nje gabim drejtshkrimor (pra ortografik), eshte thjesht nje gabim ne shkrimin e nje fjale si duhet. NUK KA ASNJE RENDESI NGA KA ARDHUR GABIMI, nga shpejtesia apo nga pirja e tepert. Rendesi ka qe fjala nuk eshte shkruar SI DUHET.

    Te shkruash “shetpia” dhe te shkruash “shtepija”, eshte e njejta gje : fjalet nuk jane shkruar sipas standartit : SHTEPIA.

    Ky gabim eshte thjesht nje gabim drejtshkrimor. Dhe kush ju ka thene se grafi eshte “pershkrim” dhe jo “shkrim” ?

    Du grec ancien γράφειν, graphein (« écrire ») → voir γράφω.
    écrire = me shkrue, te shkruash. Dhe PIKE.

    Tjeter, kush ju ka thene se “patetike” eshte diçka e rendomte ?

    Patetike vjen nga pathos = “vuajtje”, “dhimbje”. Nga ku ka ardhur “pasioni”. Psh, Pasioni i Jezu Krishtit, qe do te thote Vuajtja e Jezu Krishtit. Kur te ka kapur nje pasion, ti vuan, je i roberuar nga diçka, te rri mendja aty, digjesh per te.

    Patetike, nga kjo, ka marre kuptimin e diçkaje qe te ngjall dhimbje, por jo ne kuptimin e dhembshurise (compassion), por ne ate te diçkaje te mjere qe te ben te te vije keq, qe te ngjall meshire.

    Ka fjalime apo fjale patetike atehere kur degjuesit i vjen keq per skamjen apo mjerimin e folesit : oh i shkreti ti çfare trush qe me paske. Kjo “i shkreti” shpreh permasen e dhimbjes per folesin, dmth folesi nuk qenka fort ne terezi, qenka bere per gjynah. Popullorçe, “sa patetik qe je”, perkthehet : sa gjynah qe me vjen per ty.

    Patetizmi eshte diçka qe dikush ia mbeshtjell tjeter per tjeter, flet me fjale te medha thjesht per te ngjallur trishtimin e degjuesit. Psh, ka shkrimtare patetike, qe te çajne derrasat me ndjenja te perdellyera, etj etj etj.

    Dhe Shqiptaret duhet ta rrasin mire ne koke se kur te marresh nje fjale te huaj e ta futesh ne shqip, je i detyruar qe t’i japesh kuptimin qe ka ne gjuhe te huaj, sepse edhe te marresh fjalen “imperializem”, edhe te nenkuptosh “bakllava”, kjo nuk shkon. Ose perndryshe lere fjalen e huaj rehat atje ku eshte e mos infektoni trute e njerezve.

  7. Alket Bushi Says:

    “Grafi” eshte “pershkrim” dhe pike! Kjo “per” shtohet per te treguar qe veprimi qe shpreh folja eshte ne veprim e siper, nuk eshte vetem shpegimi i kryer i gjese, tregon gjene me gjithe veprimin qe behet ne vazhdimesi. Sepse kur thua “gjeografi” nuk eshte se ti e merr Token siç eshte dhe e fut brenda ne liber, por ben ne pershkrim se si ajop eshte ndertuar, pra “e pershkruan” jo “e shkruan”. Pershembull “fotografi” do te thote “pershkrim i drites”, nuk eshte se ke kapur ne ajer foton konkrete qe po kalonin ne ajer dhe i ke ngjitur ne leter, thjesht i ke “pershkruar” ato ne leter.
    Tjeter: nje here e pergjithmone shqipja dhe çdo gjuhe ka “veton” e saj, i perdor si te doje ajo edhe fjalet e huazuara, nuk i plas shume ne ç’kuptimi perdorin gjuhet e tjera, mjafton qe ne gjuhen tende ia ke mirepercaktuar kuptimin (si kuptim te pare) dhe je ne rregull me ata qe flasin kete gjuhe. Kur duan te mesojne cfare kuptimi ka kjo fjale ne gjuhen nga eshte marre, mund te hapin fjaloret shpjegues dhe ta mesojne. Secila gjuhe ka natyrshmerine e saj, u fut fjalet e huazuara ne gjakun e vet dhe i “shformon” sipas natyres se vet. Jo me kot Hrushovit shqiptaret rendom i thone “Krushov” sepse nuk eshte e natyrshme ne shqip qe “r” te vije pas “h” dhe natyrshem “h” kalon ne “k”.

  8. alfred.b Says:

    Meqe u hap ky muhabet po e them dhe uen dicka.

    Nuk duhet te ngaterrohet domethenia e prejardhjes se nje fjale apo togfjaleshi nga vlera qe ne nje periudhe te caktuar i kan dhene nejrezit apo kulturat e ndryshme.
    Nese ne shqip fjala ka ate kuptim e ka dhe pike. Ska rendesi nga e ka prejardhjen dhe cfare do te thote ne gjuhen greke apo latine apo frenge apo angleze. Le te jete gabim. Dhe italishtja ka fjale latine qe kane ndryshuar kuptim.Gjuha ndryshon ne kohe po ashtu ndodh dhe me domethenien e fjaleve te ndryshme.
    “patetike” eshte fjale qe ne italisht nuk do te thote ” dhembshuri apo te ardhur keq sepse je i meshirshem” por ka nje vlere tjeter, me ofenduese se kaq. Je patetik do te thote qe je qesharak, qe po ja fut kot, por ska asnje lidhje me pasionin apo me te ardhurin keq, eshte me teper urrejtje ndaj atij qe po flet.

    Gabim ortografik apo drejtshkrimore ne shqip mund te ken domethenie te ndryshme sic tha Alketi( une nuk e di). Fjalet apo konceptet e huaja kan kuptim tjeter ne shqip ne te njejten menyre sic fjale qe kane te njejten rrenje formuese(prejardhje) kane kuptime te ndryshme ne anglisht ne italisht apo ne frengjisht.

  9. Xixellonja Says:

    Do jete per te njejten arsye qe ne shqiptaret e kemi cdo gje dopio, dopio festa pavaresie, dopio institucione, bile dhe dopio Miss (Shqiperia e Albania). Dmth eshte versioni origjinal dhe versioni jone alla ‘ia fus si te me teket’ Ndoshta dhe fjalen ‘gramatike’ ne Shqiperi mund ta njohin me kuptimin ‘tematika e grameve’ . Po pati ndonje fjalor si ky dua ta blej dhe une ;)

  10. Alket Bushi Says:

    Ka diçka ketu: tjeter eshte kur gjuhetaret mblidhen dhe per nevoja te tyret shkencore (apo dhe te shkencave te tjera) huazojne fjale te huaja qe u duhen per te shprehur koncepte qe nuk jane te perdorimit te perditshem, normalisht qe ketu kuptimi kalon direkt siç eshte ne gjuhen nga eshte marre, dhe tjeter eshte kur nje fjale eshte futur ne gjuhen e popullit ne nje menyre apo nje tjeter (si me thene nga rastesite praktike te marrdhenieve nder-etnike apo nder-kulturale) dhe eshte perdorur ne ate kuptim qe eshte perdorur per shume kohe, korrekt apo jo qofte ne raport me gjuhen nga eshte marre. Sigurisht ne te shumten e rasteve fjala me gjithe shformimin ne shqiptim qe i behet vjen me gjithe kuptimin qe ka nga gjuha tjeter, por ka edhe raste kur kuptimi ndryshon (dhe ndryshimi nuk mund te jete aq i stermadh sa midis “imperializem” dhe “bakllava”, kuptimet sillen aty rrotull te njejtin kuptim, veç mund te ndryshojne “nuancimet”). Tani, kur gjuhetaret mblidhen per te standartizuar gjuhen, nuk mund te mos “e respektojne” kuptimin qe populli i ka dhene per shume kohe nje fjale, qofte kjo edhe e huazuar (perjashtohen zhargonet) sepse atehere i bie qe gjuhetaret te bien ne nje panatyrshmeri te keqe dhe te krijojne keqkuptime te rrezikshme midis atyre qe le te themi jane shkolluar dhe i dine mire gjerat “shkencore” dhe ata qe kryesisht vetem flasin, nuk i sterhollojne gjerat. Ne fund te fundit gjuha e folur ka lindur para asaj te shkruar dhe natyralisht ka perparesi. Di nje rast kurioz (s’flas me siguri etimologjike) qe fjala “derdimen” eshte huazuar nder shqiptaret e jugut nga anglezet qe kane zbarkuar ketu gjate Luftes se Dyte dhe qe shanin shpesh “dirty man” (fjale per fjale, siç kuptohet, “njeri i piste”). “Derdimen” ne shqip perdoret perseri per te fyer, por me shume si fyerje mbi trashamanesine e te qenit, jo per felliqesine e te qenit. Tani ç’te bejme? Fjala eshte bere mish e gjak me ate kuptim qe eshte bere, do te ishte skrupulozitet i panevojshem te perpiqesh t’ia ndryshosh drejtimin ketij “fatum”-i te kuptimit, gjithmone natyra e di seç ben, eshte me “e sakte” se çdo lloj inteligjence njerezore.
    Kuptimi i fjales “pathos” ne greqishten e vjeter me sa di eshte si kuptimi i fjales “shpirt” ne shqip (patjeter jo ne kuptimin e krishtere te fjales “shpirt”. Meqe ra fjala tek gjuhet qe kane marre shume prej greqishtes dhe latinishtes, krishterimi eshte perpjekur shume nder shekuj t’ua ndryshoje kuptimet fjaleve ne menyre qe ato t’i sherbenin botekuptimit te krishtere, deri edhe letrat e bixhozit jane 13, ku nuk i ka futur hundet ky krishterimi. Masakra e pershkrimit te natyres qe ka bere krishterimi tek kuptimet e fjaleve eshte nje masaker e stermadhe e cila nuk dihet se kur do te sherohet apo nese do jete ndonjehere e mundur te sherohet.)

  11. un Says:

    Pikerisht, Xixe. Une flas per etimologjine e fjaleve dhe Alketi me thote jo Hrushov por Krushov. Nuk ka lidhje kjo, Alket, po flasim per tjeter gje.

    Nje tekst qe ka fjale te shkruara jo sipas standartit (i mire apo i keq qofte ky standart) thuhet se nuk eshte drejtshkruar. Nuk ka rendesi nese eshte nga harresa apo nga padituria. Nje gabim drejtshkrimor eshte nje gabim drejtshkrimor dhe mos e germo me tutje.

    Me duket se i sqarova me lart gabimet gramatikore dhe ato sintaksore. Keto gjera jane te qarta sepse jane vete fjalet qe jane te qarta. Nje keshille per Alketin dhe Alfredin : kur te doni te merrni vesh nje fjale, pyete vete fjalen : “Fjale, fjale, e bukura fjale, ç’deshiron ti te me thuash ?” Dhe fjala te pergjigjet : “po ja mo Alket, me shiko si me quajne dhe aty e kam kuptimin”.

    Dhe nga ketu, shkojme tek pathosi, tek pasioni, tek patetizmi, etj etj. Deri ne rrenje. Nuk ka gje me te lehte se te marresh vesh nje fjale : shkoji asaj ne rrenje dhe aty fle “lepuri”.

    Po ç’te behet kur shqipja nuk ua di mire rrenjen fjaleve te veta ? Sepse rrenjet duken qarte vetem aty ku ka gjurme te shkruara. Mirepo gjurmet tona jane te vonshme. Ne nuk mund ta trazojme tani Bardhyl Mbretin apo Teuta bukuroshen qe ta pyesim per rrenjen e nje fjale te moçme. Keshtu qe mjaftohemi t’ia nisim me “konsensus” nga nje pike e dhene. Keshtu fillon historia e fjaleve. Sepse ka dhe fjalor historik, te pakten une kam tre fjalore te plote nga A te Z te historise se fjaleve : ku eshte nyjezuar, ç’donte te thoshte, nga kush e perse e tralala. Kjo gje nuk ekziston ne shqip sepse ne e kemi mendjen ende tek kamera e fshehte.

    Xixellonja, nga ke qene njehere se me ka marre malli te flas ndonje gje te mençur per diçka ska rendesi çfare. Duhet te dilni pak me shpesh, te na tregoni gjera te bukura, mbresa dhe pershtypje, por ama te shkruara hijshem, e pastaj te shamatohemi pak.

    Pershendetje te treve.

  12. doriani Says:

    pershendetje te gjitheve!
    Nga sasia dhe permbajtja e komenteve kuptova se ne gjithe kete qe kam shkruajtur rendesi paresore ka gjuha dhe reflekset(gabimet) e saj.Duke qene se gjuha si shkence me ka interesuar gjithmone me pak sesa duhet,ju falenderoj per kohen e kushtuar leximit.
    ps.me duket se pergjigja e ketyre koncepteve,nese nuk gaboj,gjendet tek teksti i gjuhes te klases se 4 ose 5.

  13. desaparacidos Says:

    Per fat te keq, siç ja pata thene edhe Dorianit, gabimet ne shkrim do e heqin vemendjen nga shkrimi e do e çojne te drejtshkrimi.

    Nuk e kuptoj kete dallimin midisi grafise, gabimeve, dreqi, shejtanit. Nese shkruan ” gazta” e jo “gazeta” eshte thjesht nje gabim. Kaq.

    Them se duhen dalluar pastaj gabimet e drejtshkrimit me ato qe bastardimit te gjuhes sone. Jo “ndikuar” po “influencuar”, e te tjera si keto, si konsensus qe thote Un ne kllapa. Por edhe ketu une besoj se eshte me shume faji i “xhornalisteve” tane e populli vetem e peson. Gjuhataret pastaj…nejse se me vjen per te qeshur.

    Nejse.

    Mua shkrimi me pelqen goxha, ideja eshte interesante. Me kujton…duhet te kujtohem se çfare me kujton ah po…Dig Lazzarus nga Cave kur thote ” grate u larguan me te qeshura sekrete ne cepet e buzeve te tyre…”

  14. doriani Says:

    Pershendetje Darien!
    keto gabime te pafajshme,dhe shiko sa tym bejne,mendo sikur te kishte edhe ndonje gabim te fajshem,te tipit:titulli ne origjinal?!?!?! Zoti te paska dhene mendjen e hajirit:))siç do te thoshte im ate.
    klm.

  15. un Says:

    Dorian,
    Venia ne dukje e gabimeve drejtshkrimore (sepse aty s’kishte gabime sintaksore apo gramatikore, madje sintaksa ishte e gjalle dhe deri-diku lozonjare – gje qe eshte shume mire ne vetvete), ishte sepse m’u duken te shumta ne numer. Dakort, te kalon nje apo dy apo tre, por vura re se ishte nje gjendje e perhershme, gati si nje diçka e brendshme e jotja, dmth qe gabimet e drejtshkrimit shkojne e vijne pa e ndjere ti fare. Kjo me intrigoi ne fakt, thashe ç’ne keshtu.

    Kurse per foton : te them te drejten, une e hengra teken, thashe paskan ndryshuar Skenderin bashke me kale. Kam kohe qe s’kam vajtur ne Tirane dhe madje ka ca vjet qe nuk i le takimet tek Kali i Skenderit, por andej nga blloku, andej me thone se gjenden VIP-at qe dua te takoj une. Ndersa per tekstin, nuk e kapa mire “intrigen”, po rrezikoj nje hamendje : ka mundesi te jete e lidhur me kete zhurmen e madhe te koheve te fundit per ta çburrerruar kalin e Skenderbeut dhe, anesorisht, dhe kaloresin mbi te. Me keto çmitizimet e shmitizimet, me nje fjale. Mbase e kam gabim por keshtu m’u faneps. Me tutje, s’di.

  16. Alket Bushi Says:

    Une futem tek gjuhetaria ne menyre te terthorte un, me ane te logjikes, intuites dhe gjithe asaj dijeje qe kam akumuluar. Gjuha nuk me ka terhequr asnjehere si lende, as ne shkolle (ndoshta etimologjia po, do deshiroja te kisha qene etimolog, me duket shkence mjaft intriguese). Nder endrrat le te themi profesionale qe kam patur ne jete, vetem per nje me eshte shuar shpresa: matematika. Une e dashuroja matematiken! Po nejse, kalojme tek gjuha. Gjuhen une e njoh thuajse ne menyre krejt empirike dhe besoj se si njohes empirik i te shkruarit e pranon se nuk ma terheq dot veshin kollaj, sidomos tek drejtshkrimi eshte e pamundur te me gjejne gabime te çdo shkrim qe une e kam nxjerre perfundimisht nga duart e mia. Te respektoj si njohes “shkencor” i gjuhes duke qene se te eshte dashur ta njohesh mjaft me thelle se une duke qene edhe perkthyes. Une kam “vesin” qe ne ate “shesh mejdani” ku e ndjej se s’jam teper i afte, terhiqem. Shnet e jete!

  17. Xixellonja Says:

    Dorian e influencuar nga komentet tani po ve re qe s’kam dhene mendim per ate qe ke shkruar. Por duhet ta pranoj, kur e lexova pata pershtypjen e nje shtepie te re, te ndertuar lezetshme e me fantazi por fatkeqesisht pjesen ballore te saj te lene palyer. Tani perfeksioni eshte utopi por kerkimi i saj nuk eshte domosdo nje gje e keqe.

    Ka dicka diabolike-ngacmuese kur thua se kali deri tanime njihet si personazh dytesor, ke shume te drejte. Ne te njejten kohe me vine ne mendje pyetje qe dreqi e di ne kane pergjigje: perse ata dytesoret konsiderohen gjithmone me pak, ata paresoret jane me te vertete aq te pare? Ajo legjenda e 3 majmuneve deri sa mund te aplikohet per majmunet e sheshit? Perse ne cirkun me emrin ‘ Shqiperi’ kafshet nuk zbuten me goje por me dore? E ka kuptuar ndonje njeri qe ne stallat e tij ka rene zjarr? E ne fund te fundit kane nevoje te zbuten apo kane nevoje te jetojne si kafshe te respektuara e me dinjitet?

    ps. Un, Gezuar vitin e ri ;)

  18. doriani Says:

    mirmbrema Xix..
    Jam shume dakort me ty kur thua qe persosmeria edhe pse nuk egziston,ia vlen te tentohet ;ne ne kete rast mund te thuhet se tentativat nuk kane qene shume te gjalla.))
    Kendveshtrimi yt i personazhit dytesor me duket i holle edhe pse kam kerkuar te nenvizoj nje mesazh dhe situate tjeter qe ka te beje me nje fenomen qe ka lindur pas viteve ’90,kur “shteti” dhe “kombi” ne syte e pupollit po veçoheshin nga nj-tj dhe atdhedashuria ose krenaria kombetare po çliroheshin nga politizimi..Kjo ka qene shtysa,ngacmimi,baza,pikepjekja me realitetin.Me duket se ka nje “kontradite mes ketij “zgjimi” populllor dhe tendences se politikes se pushtetareve.Zgjodha per kete personazhin me domethenes te historise tone,te vene perballe pafuqesise ose mungeses se vullnetit te politikaneve..ne nje situate paksa groteske por edhe domethenese.
    Qendron edhe ajo çfare ka thene “un” ne lidhje me debatet rreth figures se Skenderbeut,qe ne te vertete kam dashur ti reflektoj dhe me kane shtyre me shume ne ngjizjen e fabules.
    flm per komentet dhe naten e mire

  19. Alket Bushi Says:

    Ne lidhje me tentativen drejt persosmerise jam shume dakord me ju!
    Per shkrimin (se ndihem si ne “faj” qe nuk kam komentuar per te): Me duket satire e kendshme, pikat ku godet dhe si godet satira me duken te gjetura, mjaft thumbuese, veç mendoj se shkrimi ka nevoje per perpunim ne forme, forma eshte si e hallakatur.
    Nese me lejoni, di qe ekziston nje debat bajat nese kali i Skernderbeut ka qene kale apo pele, pasi, me ç’kam degjuar, pelat jane me te pershtashme per lufte, nuk e mbaj mend pse-ne… Po nuk u zgjidh kjo çeshtje vendi yne nuk ka si ecen perpara…

  20. doriani Says:

    Ju pershendes Alket!
    Verejta per formen me duket me vend dhe mbi te githa profesionale.Sipas meje ka ardhur sepse zhvillimi si pike subjekti nuk eshte ne harmoni me hallkat e tjera.Mbase do te duheshin me shume detaje,duhej te luhej me shume me intrigen por edhe me konfliktin(sepse gjetja e jep nje mundesi te tille),ne menyre qe krijimi te dukej me i plote,ndoshta edhe me solid.Personalisht mendoj se forma ndonjehere varet shume edhe nga menyra sesi autori e shpalos fabulen,dmth qe ne cilen pike te subjktit vendos te nise rrefimin e tij.Mendoj se per kete lloj krijimi(qe sipas meje eshte me afer nje fejtoni sesa nje tregimi,pra me shume publicistike sesa letersi),besoj se menyra klasike eshte ajo e duhura.Gjithmone ne lidhje me formen,pa dashur ta perdor si alibi kete qe po them, besoj se ka rendesi edhe menyra intuitive e te shkruarit.Eshte e rendesishme qe kur e ndjen te pjekur brenda vehtes krijimin,ta shkruash ne momentin e duhur.keshtu derdhet me harmonishem.Besj se eshte diçka e perngjashme me aktin e çvirgjerimit,qe mund te behet vetem nje here realisht.Kete pjese e kisha shkruar rreth nje vit me pare,e humba dhe vetem rastesisht vendosa ta rishkruaj.Mendoj se ka shume ndryshim me ate qe kisha trasmetuar heren e pare.
    Me behet qejfi qe terhoqet vemendjen rreth nje proçedeje te tille krijuese,me late te kuptoj se e njihni mire prozen e shkurter edhe nga pas kuintave.
    flm per mesazhin dhe gjithe te mirat

  21. Arianit Says:

    te merresh me gabimet qofte drejtshkrimore, apo ortografike apo quajini si te doni, eshte njesoj si te merreni me organin e kalit te skenderbeut.
    Mua me pelqeu shume fabula, dhe menyra se si ishte trajtuar. Me duket shume e plote dhe nuk besoj se ky eshte rasti per te cilin po flisnim Dorian.
    Suksese

  22. xhibi Says:

    Shkrim interesant, kendveshtrim akoma me interesant, po numri i madh i gabimeve dhe perdorimi i shkurtimeve alla-sms ndikon keq ne lexim, s’te le rrehat te perqendrohesh dhe shijosh shkrimin.

  23. Rubinet Says:

    Alktethi tha:

    Di nje rast kurioz (s’flas me siguri etimologjike) qe fjala “derdimen” eshte huazuar nder shqiptaret e jugut nga anglezet qe kane zbarkuar ketu gjate Luftes se Dyte dhe qe shanin shpesh “dirty man” (fjale per fjale, siç kuptohet, “njeri i piste”). “Derdimen” ne shqip perdoret perseri per te fyer, por me shume si fyerje mbi trashamanesine e te qenit, jo per felliqesine e te qenit. Tani ç’te bejme?

    Ta them une c’te bejme: ne kete rast kurioz do pare se mos valle fjala eshte pak me e vjeter dhe se mos valle ata dy lek angleze qe parashutoheshin neper skerka sekrete a kishin valle mundesi zgjedhjeje kaq shume sa te shihnin kaq shume njerez e pastaj t’i klasifikonin sipas higjenes, qofte edhe morale kjo? Derdimen ka brenda fjalen ‘derd’ ose ‘dert’ me mire, pra ‘hall’, ‘siklet'; dhe ‘derdimen’ eshte hallexhiu. pike

  24. Ani Shtylla Says:

    ej po pse nuk ka komentuar njeri per shkrimin por te gjithe jane marre me “gabimet”. mua me te vertet qe me pelqeu shume shkrimi. le ta lem krenarine kombetare te na rritet :):)

  25. lorenc harizi Says:

    PERSHENDETJE TE GJITHVE SHQIPETAREVE KUDO QE JANE POR KJO NGJARJE E PA ZAKONTE ME SKENDERBEUN NUK DUHET TA LEJOJME QE TE PRISHET HISTORIA E KOMBIT SHQIPTARE SEPSE NUK MUND TA ZEVENDESONI TE MADHIN SKENDERBE ME KETE STATUJ QE PO TREGONI KUTU ESHTE TURP PER TE GJITHE SHQIPETARET TE TA PRANOJME KETE NGJARJE TRAGJIKEPOR NUK KAM KOH TU THELLOHEM NGJARJES JU PERSHENDES TE GJITVE.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 290 other followers

%d bloggers like this: