Shkoni drejt e në ferr çuna…

by

The only band that matters

botuar te Gazeta

Nëse ka ekzistuar ndonjëherë ideja dhe ideali i botës së përmirësueshme me akorde muzikorë, e gjithë kjo ide në vitet 70 ka vdekur bashke me Hendrix, Joplin, Brian Jones, me festivalin e Woodstock a me Kennedy. Ndërkohë  lufta në Vietnam vazhdon e në vitet e ardhshme të gjithë ata që besonin se mund ta ndalnin do bëjnë mea culpa para tv-së në emisionet e të shtunës në darkë ( përveç Dylan & Cash ).  Beatles janë ndarë, R.Stones firmosin kontrata me shumë zero, shtëpitë diskografike ndërhyjnë gjithmonë e më shumë në albume ndërsa në Amerike qeveris një ndër presidentët më të këqin që mbahet mend ndonjëherë. Ëndrra e muzikës rock në fakt që në fillimet e viteve 70 ka vdekur, është një farë i sëmuri Bosfori, adoleshentet kthehen në shtëpi e lulet vyshken, muzika lë politikën për tu bërë përsëri thjesht muzikë. Të vetmit që vazhdojnë në rrugën e  tyre janë njerëz si Joan Baez e Pete Seeger. E megjithatë, i gjithë ky dështim nuk është formalizuar akoma.

Do u bjeri për pjesë ca çunave anglez nga Londra( Sex Pistols ) ta mbyllin këtë periudhe të filluar po në Angli. Ndodh aty nga 1976.  Muzikisht S.P nuk janë as ndonjë gjë e re e as ndonjë gjë e madhe. S’janë të rinj sepse e njëjta muzike është bërë më para nga grupe amerikanë si MC5, New York Dolls, Ramones apo Stooges, grupe me të cilet S.P nuk mund të ballafaqohen dot as si teknike muzikore e as si nivel tekstesh. Në fakt të katër bashkë S.P nuk do arrinin të kapnin dot pesë akorde rresht edhe sikur të ishin esëll, e s’janë kurrë esëll. Por çështja është që kjo nuk ka rëndësi, nuk u intereson fare, muzika ka kaluar përsëri kufijtë e notave e është bërë shprehje dëshpërimi, një ulërimë që kërkon ndihmë e ndërkohe kërkon edhe që ta ndihmosh mundësisht pa ju afruar fare. Në fakt historia e muzikës post rock është bërë më së shumti nga tipa që nuk dinin as ti binin ndonjë instrumenti e as të këndonin.

S.P nuk janë tamam njerëz me të cilët do doja të dilja për të pirë një birre apo me të cilët mund të flasësh normalisht. Formojnë grupin duke thyer xhame dyqanesh për të vjedhur instrumentet e në katër vjet, edhe pse bëhen grupi më i kërkuar në botë, arrijnë të anulojnë koncerte, të zihen me këdo që u del para e si përfundim të regjistrojnë një album të vetëm para se të ndahen një sekond mbasi zbulojnë që po gënjejnë publikun e veten e tyre. S.P janë bij të një Londre gri, proletare e të pashpresë, përfaqësojnë atë pjese të shoqërisë që nuk preket kurrë nga përmirësimet ekonomike, çfarëdolloj gjëje të ndodhi. Vishen si punk ( normal, janë themeluesit e punk-ut ) e ndër bluzet e preferuara janë ato me simbolin nazist të kryqit të thyer apo ato me shkrimin I hate Pink Floyd. S’është rastësi që rreshti më i famshëm që mbahet mend akoma e që përmbledh akoma idenë e punk-ut të pastër është “No future!” Do influencojnë, më shumë se sa mendohet, edhe një grup që po formohet ndërkohe, Joy Division. Por nëse të S.P zemërim është publik e urban, të J.D është më shumë intim edhe i vetmuar.

Por no future s’është vetëm e ardhmja e atij brezi, është edhe e ardhmja e punk. Refuzimi i gjithçkaje përmes muzikës nuk ka mënyrë zhvillimi, punk është punk derisa refuzon e shkatërron gjithçka, për ndërtim e normalizim as që bëhet fjalë e ne thelb kjo do ishte aq qesharake sa përpjekjet e anarkisteve për të formuar një organizatë hierarkike. Të gjithë grupet punk kanë funde të shpejta, edhe tragjikomike në rastin e Germs ( tamam ashtu si do ndodhi nja 20 vjet më vonë me “punk-un e viteve 90” )   Bota punk konsumohet shumë shpejt dhe duket sikur nuk ka asnjë rrugëdalje.

Të paktën, deri kur mbërrijnë The Clash, tjetër grup punk anglez udhëhequr nga Joe Strummer. Një tip i çuditshëm Strummer, një tip i ndjeshëm. Lindur në Ankara nga prindër indian-anglez,  transferohet në Londër në moshën 9 vjeçare. Është akoma 23 vjeç kur një mikeshë afrikano-jugore  i propozohen të martohen në mënyrë që ajo të marri qytetarinë angleze dhe e paguan 100 sterlina, leket me të cilët do blejë kitarën e pare. Kështu nis historia e Strummer,  “këngëtari folk me kitare elektrike” dhe ajo e Clash, quajtur shpesh herë grupi i vetëm që ka rëndësi” ( the only band that matters).

Clash – në fakt Strummer – e nxjerrin punk nga cepi i ringut në të cilin e ka futur veten. Në thelb Strummer nuk është larg nga no future e S.P, por i mungon ana nihiliste e këtyre. Për S.P dëshpërimi është nisja dhe fundi i gjithçkaje, për Strummer është thjesht një pikë nisje drejt ndërtimit të diçkaje të re. Refuzon të qaje para një të ardhme të zeze (Some is rich, and some is poor, And that’s the way the world is, and I don’t believe in lying back, and saying how bad your life is. Ca janë të pasur, e ca janë të varfër, kështu është kjo botë, por nuk besoj se vlen të shtrihesh, e të ankohesh se sa copë është jeta jote,  do këndojë në Bankrobber ).  Strummer nga ana tjetër, është bir i kohës së tij.  Ka një zë të ndryshkur, s’ka ndonjë talent të veçantë për t’i rënë kitarës e ka ndërgjegje të theksuar sociale, tre cilësitë kryesore që duhen  për të kënduar folk. Për më shumë këndon në një periudhë në të cilën shtëpitë diskografike po kërkojnë me qiri një tjetër Dylan ( në fakt besoj se po e kërkojnë akoma, eventualisht mund ti shkruani Columbia-s ). Strummer nuk kthehet mbrapa në kohë, nuk kërkon shpëtim e lavdi në shekujt e kaluar. Ndjen thirrjen e punk-ut dhe i përgjigjet. Por ndjen dhe mijëra thirrje të tjera ama : atë të emigrantëve në Angli, atë të minatorëve pa pune, atë të bombave spanjolle e të qarat vietnamite. E shkruan për të gjitha këto.

Ajo që Clash praktikojnë në muzikën e tyre ama, duhet theksuar, nuk është thjesht një modë, një mënyrë për tu bere të famshëm si në rastin e U2. Që në fillim  Strummer premton që asnjë disk i Clash s’do kushtoje kurrë shtrenjtë, e kështu ndodh. Clash heqin dore nga një pjesë e pagesës për të ulur çmimet e albumeve të tyre,  e po ashtu çmime të arsyeshme do kenë gjithmonë biletat e koncerteve. Për Clash pra protesta e ideja e barazisë s’është thjesht një mode por një mënyrë jetese.

E kjo kuptohet menjëherë, që në këngën e pare të albumit të parë. The Clash ( 1977 ) fillon me White riot ( Revoltë e bardhë ). Pak ditë më para Strummer e basisti Jones kane marre pjesë në revoltën e emigranteve xhamaikan kundër policisë për arsye raciste. Kthehen në shtëpi e shkruajnë këngën e parë të suksesshme, White riot, ftesë e hapur për tu ngritur në revolte.  Djemtë e zinj kane shumë probleme/ por se kane problem të hedhin edhe ndonjë tulle / njerëzit e bardhe shkojnë në shkollë / ku mësojnë si të jesh i trashe / dhe çdokush bën / thjesht atë që u thonë / dhe askush nuk do / të shkojë në burg.  « Black men gotta lot of problems / but they don’t mind throwing a brick / white people go to school / where they teach you how to be thick / an’everybody’s doing / just what they’re told to / an’nobody wants / to go to jail! »

Anglia thatcheriane ka një grup tjetër që mund të urrejë : The Clash.

Shumë, tepër here Clash do akuzohen si tradhtar të muzikës punk, akuze që ka edhe një farë logjike duke qënë se gjithmonë e më shumë Clash kanë influenca raggea, rap, rockabilly e dreqi e di se çfarë tjetër. Por është e paevitueshme, duke qënë se Clash po mundohen të ndërtojnë aty ku të tjerët shkatërrojnë. Për herë të pare punk hedh sytë përtej Anglisë e shpjegon atë që po ndodh në botë. Këngët ku e bëjnë këtë janë të panumërta, por meqë po shkruaj unë po ndalem të ajo që më pëlqen më shumë mua, Straight to hell nga Combat Rock ( 1982 ).

Është një nder këngët më atipike të Clash. Fillon me një riff pezullues të cilit i shtohet bateria e ndihet që diçka e keqe duhet të ndodhi. Strummer ka një zë të lodhur e energjik, zërin e ndryshkur që kane vetëm ata që pinë mijëra cigare prej shumë vitesh. I shqipton mirë të gjitha fjalët, dëshiron që gjithçka të jetë e qartë.

If you can play on the fiddle
How’s about a British jig and reel?
Speaking King’s English in quotation
As railhead towns feel the steel mills rust water froze
In the generation
Clear as winter ice
This is your paradise

There ain’t no need for ya
Go straight to hell boys

Strofa e parë flet për minatorët anglez që gjenden të papunë me mbylljen e fabrikave të çelikut në Angli, por fjalët janë pak të qarte për publikun jo anglez. E qarte është ama përgjigjja e pronareve kundër minatorëve : këtu nuk ka nevoje për ju, shkoni drejt e në ferr çuna!

Y’wanna join in a chorus
Of the Amerasian blues?
When it’s Christmas out in Ho Chi Minh City
Kiddie say papa papa papa papa-san take me home
See me got photo photo
Photograph of you
Mamma Mamma Mamma-san
Of you and Mamma Mamma Mamma-san
Lemme tell ya ’bout your blood bamboo kid.
It ain’t Coca-Cola it’s rice.


Straight to hell
Oh Papa-san
Please take me home
Oh Papa-san
Everybody they wanna go home
So Mamma-san says

Është në strofën e dyte që Strummer fut gishtin thelle në plagë, por le të bëjmë një hap mbrapa. Në 1975 mbaron lufta në Vietnam, e bashke me kaubojsat amerikan largohen edhe rreth një milion vietnamit. Më së shumti bëhet fjale për bashkëpunëtorë  apo borgjez të trembur nga fitorja komuniste, por jo vetëm. Lufta ka zgjatur 13 vjet, e një numër jo i vogël ushtarësh janë martuar e kanë lindur fëmijë aty. Fëmijë që në moment mund të jene edhe 10-12 vjeç, e kërkojnë të mos ndahen nga prindërit. E për mua, në gjithë historinë e rock s’ka ndonjë imazh më të dhimbshëm se sa një fëmijë që i tregon të atit fotografinë e nenës ndërsa lutet “ Baba, të lutem më merr në shtëpi, shiko, unë kam fotografinë tende me nënën, nëna thotë që të gjithë po shkojnë në shtëpi…” Ndoshta vetëm imazhi i trishtë i Eleonor Rigby që mbledh orizin mbasi martesa ka mbaruar i afrohet deri diku.

Strummer e përmbledh mizorisht edhe përgjigjen. Leme të të tregoje për gjakun tënd  të bambusë çun. Nuk është Coca-Cola, është  oriz!  Rresht, që në fakt s’do të thotë asgjë logjike, por është tmerrësisht i bukur. Një pjese e mirë e këtyre fëmijëve do lihen mbrapa e do kalojnë kushedi se sa vuajtje, një pjese do emigrojë me vështirësi në Sh.B.A.

You wanna play mind-crazed banjo
On the druggy-drag ragtime U.S.A.?
In Parkland International
Hah! Junkiedom U.S.A.
Where procaine proves the purest rock man groove
and rat poison
The volatile Molatov says-

PSSST…
HEY CHICO WE GOT A MESSAGE FOR YA…
VAMOS VAMOS MUCHACHO
FROM ALPHABET CITY ALL THE WAY A TO Z, DEAD, HEAD

Strofa e tretë flet sa për vështirësitë e emigrantëve në SH.B.A. Me “Parkland International”në fakt Strummer flet për parqet publike ( park – land )  ku shpesh herë emigrantë të kombësive të ndryshme ( international ) janë të detyruar të flenë në mungese të një shtëpie. “Procaine” është një material sintetik që i shtohet kokainës për ti rritur volumin, pra edhe fitimin. Volative Molotov është ajo në Alphabet City ( zonë në New York ) hidhet kundër një lagjeje portorikanesh si një ftesë e dhunshme për tu larguar prej andej, gjë që pastaj do ndodhë. Kjo është edhe arsyeja e rreshtave në spanjisht.

Akoma më tragjik version që Strummer këndon për së gjalli kur pyet publikun A doni të festoni? Le të festojmë…pse nuk  festojmë ndërsa të gjithë miqtë tani po vdesin?Pse thjesht nuk festojmë…

Go straight to hell
Can you really cough it up loud and strong
The immigrants
They wanna sing all night long
It could be anywhere
Most likely could be any frontier
Any hemisphere
No man’s land and there ain’t no asylum here
King Solomon he never lived round here
Go straight to hell boys

Në strofën e fundit lahen hesapet. Straight to hell ka aq shumë referime vendesh, shtetesh e situatash saqë ti gjesh të gjithë është gati e pamundur, shpesh janë fshehur a mbuluar nga koha. Por s’ka edhe shumë rëndësi, Strummer na thotë që s’kanë rëndësi emrat, sepse ajo që u ndodh minatorëve, fëmijëve apo emigranteve mund të ndodhte kudo, në çdo vend e në çdo moment tjetër. Toka e askujt e s’ka vend për azil këtu, qartë e bukur. Pastaj dhuron në një fare mënyrë përmbledhjen e gjithçkaje edhe njëkohësisht një nder perlat e poezive rock. King Solomon, ai s’ka jetuar kurrë nga këto ane. U bën referim të treve cilësisë së mbretit, drejtësia e tij ( minatorë ) , dashurisë së tij për muzikën (Imigrantë, duan te këndojnë gjithë natën ) dhe rrugës së gjatë të popullit hebre për tu kthyer në tokën e premtuar (Baba të lutem më ço në shtëpi, të gjithë duan të shkojnë në shtëpi ).

Por s’ka shtëpi. Shkoni drejt e në ferr çuna!


Nëse artikulli ju pëlqen na ndihmoni ta shpërndajmë, ndajeni me miqtë tuaj në Facebook

About these ads

Tags: , , , , , , , ,

2 Responses to “Shkoni drejt e në ferr çuna…”

  1. uninvit3d Says:

    Ajo që Clash praktikojnë në muzikën e tyre ama, duhet theksuar, nuk është thjesht një modë, një mënyrë për tu bere të famshëm si në rastin e U2.

    Se kisha lexu ket un. Mplq qe e ke trash, trashur si Bono.

    http://www.bonovox.istheshit.net
    Futi naier share per s’dyti ktyre me lal, se ka rob qe si kane pa me para. Shi, asi comment ska ktu. gjynof

  2. Last Man On Earth Says:

    Tani e lexova. Cudi se si nje bote e tere mund te fshihet ne nje kenge, ne kater pese minuta. bravo darien

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 289 other followers

%d bloggers like this: