
nga Dritan Mesuli
…me mujtë,
me mujtë
me ia shqy me dhambë fytin
trishtimit,
që shpeshherë vjen e më pushton
si një dimën i pakohë,
e i vetmum
harru n’boshsinë vet!!!
Strukun n’shi
çapitesh bri legjendes
si për ta mposht!!!
Sa herë i dogja ato pemë lilipute
me rrajë n’humnerë,
përgjërime të vrejtuna
mbi supe kështjellash t’përhumuna
në zgjimin e ditës.
Me mujtë,
Po,
Me mujtë,
me e shujtë vullkanin e brengës,
thinjë n’vetull,
që përplaset
* shqy prej vetemash ofshesh,
e prej dihatjes tande,
shpend i lodhun në mëdyshjen e lotit!!!
Si dalë prej legjende,
çapitesh n’shi
e në vete
Dhe ashtu
je ma e bukur se gjithçka!!!
poezi marrë nga “Fjalët e rruzarës”
Tags: dritan mesuli, poezi
17/12/2009 at 12:38
por nuk luftojme kunder brengave e trishtimit ,por kunder te afermit
17/12/2009 at 16:19
“Sa herë i dogja ato pemë lilipute
me rrajë n’humnerë,
përgjërime të vrejtuna
mbi supe kështjellash t’përhumuna
në zgjimin e ditës”
kto poezi Tan eshte shume e bukur.urime i her asaj qe e ka perzgjedh kte poezi.
Te kujton sa vler kane mendimet e lindura ne dite apo nate shiu apo dhe mes shiut.
17/12/2009 at 20:27
eh,sa m’kishte marr malli me t’lexu o Dritan i shkabajve:)
se ç’kan’ nje shije t’veçant’ vargjet e tua!
sh.falenderime per prurjen!
17/12/2009 at 20:58
Bubi a do mas shpjegosh ku ke dasht me qellue me ate komnetin tan?dhe une te ta shpjegoj poezine…
Eleato,Xhenius po u falenderoj pas nje nicknami qe nuk e njoh….eshte kenaqesi te te lexojne,e per me teper te kete akoma boje ajo c’ka shkruaj/shkruan dikush!!!!
Modest si gjithmone dhe ne borxh njerez!!!!!
18/12/2009 at 00:37
Pershendetje uncle walt , komenti im ,
kur lexova
me mujtë
me ia shqy me dhambë fytin
trishtimit
thjesht mu kujtua nji pjese e nji monologu te santiagos te plaku dhe deti ,ku thote ,
ne zgjohemi ne mengjes dhe luftojme peshqit ,qe jane vellezerit tane ,
poezia me pelqeu , po sikur te shpjgoje dicka ( mua ) do ishte me bukur
18/12/2009 at 15:00
a je si je Kapedan?!
ta kam thene qe ne mes yjesh te kerkoj dhe te gjej,e keto dit t’ftofta ketu tek un’ ,mbas mjegullash te zymta e trishtim vjeshte,me ne fund,ç’do gje u kthjellua.yjet i shof perseri….
GEZUAR FESTAT!
me respekt Xheni!
19/12/2009 at 15:04
Xheni gezuar e pershumvjet!!!:):):):):):)
Edhe stafit te T.Calling!!!!