Unë, vjeshta e ndoshta ti.

by
Zyrtarisht vjeshtë

Zyrtarisht vjeshtë

Letargjia e rradhës nis me dilemën e ekzistencës tënde, e panjohura ime e shtrenjte. Flenë të qeta ëndrrat e brishta, mbuluar me gëzofin e butë të qetësisë, flenë të patrazuara nga demonet gjumëprishes. Prehesh dhe ti.
Më shoqërojnë besnikërisht sytë e kureshtareve kalimtarë. Një i huaj shet perla fallso me cmime të ekzagjeruara, në cepin përballë. Edhe një gotë verë pa ty. Në dantellat e pemëve vjeshta qëndis gjurmët e ngrohtesisë së fundit. Unë kërkoj pa pushim fytyra të njohura mes kalimtarësh të huaj. Vdesin me dhimbje dhe klithma kercitjesh të mekura gjethet nën shkelje. Vdesin të ngrira përpëlitjet e mia vjeshtore për të të gjetur, e panjohura ime fisnike. Kalitur në ëndërrime ngjethëse, ti ekziston gjithkund, përvec se këtu me mua.
Iluzion, fantazi apo thjesht mosekzistence?
Lapidar i një shpirti te bardhë.
Ti fli e paprekur në cerdhet e një ndjenje që stë largon dot, se ëndrrat do të ti ruaj unë.
Sytë e kureshtarëve mbeten të vetmit shoqërues në rrugët e vjeshtës. Një i huaj shet pikturat e kopjuara të nje artisti, dhe mbi të bie borë, nga ana tjetër e rrugës vjen erë gështenjash të pjekura. Por këtë dimër unë nuk do mbes vetëm.

About these ads

9 Responses to “Unë, vjeshta e ndoshta ti.”

  1. Darien L Says:

    A larte

    Si ambientim biles me kujton shume kete

    plus nje poezi te Cohen qe tani s’gjej dot

  2. martian haemoglobin x Says:

    poetike. nje lexim i embel:)

  3. dori Says:

    e kendshme shume :)

  4. yummania Says:

    bukur

  5. dudla Says:

    po njehere vjeshte, njehere bie debore, ti vuan largimin, vetmine, je i paqarte, pastaj i jep leje te flej e qete….

  6. andinh Says:

    komenti i dudla eshte per tu shtuar te cikli “komente te nxituara nga lexues te pavemendshem”

  7. Darien L Says:

    Besoj Ando se c’orientohen nga fakti qe ka shume informacione e shume pjese ku mund te kapesh ne aq pak hapesire, ca paragrafe.

    Nga ana tjeter Hem thoshte gjithmone qe gjeja me e bukur qe ka shkrujt ndonjehere ishte Pertej lumit ( apo Kasollja e Tomit, s’e mbaj mend ) , nje veper qe eshte tip nje fqae ( gjithmone nese e mbaj mend )

    Eshte e zakonshme ne fakt kjo ngaterresa midis Madhesise e Cilesise

  8. Libellula Says:

    deget e zhveshura i bejne autopsine pemeve..gjethet dritherohen nen ererat vjeshtore qe ngrene me pertese siparin e dimrit..plot evokacionre zerash e imazhesh kjo pjese…esenciale si nje fragment arratises tashme i fshehur ne ndonje skute te amigdales, dhe te se kaluares.. V.

  9. Aira Says:

    me pelqen fryma , por mund ta kishe evituar pyetjen … ka nje fryme te qarte brenda turbullimit :)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 288 other followers

%d bloggers like this: